Neymar është i bindur se mund ta përmbysin rezultatin 3-0 ndaj Juventusit, të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Sulmuesi brazilian, Neymar beson se skuadra e tij mund të eliminojë edhe Juventusin, ashtu siç bëri edhe me PSG-në.
Ai tha se pa marrë parasysh kundër kujt luajnë, ata janë gjithmonë Barcelona.
“Ne duhet të besojmë se mund të kualifikohemi. Nuk ka rëndësi kundër kujt luajmë, ne gjithmonë jemi Barcelona. Kjo do të thotë se ne mundemi. Ne e bëmë një herë këtë edicion dhe mund ta bëjmë sërish”, tha Neymar Canal Esporte Interativo.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit do të zhvillohet këtë të mërkurë në orën 20:45.