Humbja e pësuar kundër Flamurtarit ka tronditur klubin gjirokastrit.
Trajneri i skuadrës, Mlladen Milinkovic së bashku me shefin e klubit te skuadrës, Gentjan Nora, kanë paraqitur dorëheqjen para drejtuesve kryesorë të klubit.
Tashmë është në dorën e presidentit të Luftëtarit, Grigor Tavo, për të vendosur nesë do të pranojë doreheqjen ose jo, të trajnerit Milinkovic dhe shefit të klubit Nora.
Luftëtari është një nga skuadrat surprizë të këtij sezoni ku ka arritur të bëjë një paraqitje mjaft të mirë.
Por, rezultatet e marrë në javën e fundit duket se kanë prishur atmosferën në skuadër duke sjellë dhe këtë vendim të trajnerit dhe shefit të klubit.