VIDEOT/ Erjon Braçe akuza të forta FSHF-së: Po bën krim mbi garën e futbollit

17 Prill 2017, 15:27Sport TEMA
VIDEOT/ Erjon Braçe akuza të forta FSHF-së: Po bën krim

Deputeti Erjon Braçe ka shpërthyer sërish në akuza në drejtim të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Barçe i cili  është një mbështetës i skuadrës së Partizanit ka akuzuar FSHF-në dhe arbitrat se po nderhyn ne gare, duke e bërë të pavlerë mundin, djersen, sakrificen dhe luften sportive.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se ky është një krim mbi garën e futbollit.

Postimi i plotë i Erjon Braçes.

KY ESHTE KRIMI MBI GAREN E FUTBOLLIT!!

Dje thashe pak,
Sot ka edhe me shume!!

Federata Shqiptare e Futbollit me seksionin e arbitrave te saj, po nderhyn ne gare, po e ben te pavlere mundin, djersen, sakrificen dhe luften sportive ne fushe!!

Troc, po e vret!!

Shihini keto raste!;
NUK I PATE NE EKRANIN E FEDERATES DJE!
Eshte e ndaluar te shfaqen dhe analizohen aty.
Jane punet e pista te SISTEMIT KRIMNAL qe ka kapur futbollin sot.

I pari, goli i epersise se Vllaznise;
Pozicion i qarte jashte loje, por u quajt gol i regullt dhe ndeshkoi Partizanin!!

I dyti, nderhyrja mbi Torrasen;
Penallti e qarte, nderhyrje brutale e lojtarit te Vllaznise, drejtpetdrejte mbi Torrasen e pa asnje interes per topin, por u quajt nderhyrje e regullt dhe ndeshkoi Partizanin!!

I treti, nderhyrja mbi Boniface;
Penallti e qarte, nderhyrje e dhunshme, ne kohe vonese e lojtarit te Vllaznise, drejtperdrejte mbi Boniface, por u quajt nderhyrje e regullt dhe ndeshkoi Partizanin!!

Tre raste kaq flagrante ne nje ndeshje, nuk jane gabime njerezore ne arbitrim.

RASTET ULERASIN, JANE BRUTALE!

Te tilla kane vendosur rezultatin.
Arbitri vendosi rezultatin;
NUK LEJOI PARTIZANIN TE FITONTE, 
SIC ISHTE PARAVENDOSUR!!

Kjo ishte ndeshja e duhur!

Nje jave me pare,
Sistemit i shpetoi nga kontrolli ngjitja e Partizanit ne krye.
Jo per shkak te Jeminit ne Tirane-penalltise se ligjshme, te gjykuar si te tille nga te gjithe, por per pamundesine e Kukesit per te fituar.

Jemini u dergua me pushime dhe ne fakt, 
Sistemit as qe i prishet dita per te.

Thjesht,
Jemini u paketua si shembull per Meten dhe te tjere, 
per cfare duhet te bejne dhe cfare i pret nese se bejne, kur luan Partizani.

Ky eshte Sistemi kriminal.
Duhet hetuar si krim dhe duhet te ndodhe!
Duhet guxim por duhet bere.

4 komente në “VIDEOT/ Erjon Braçe akuza të forta FSHF-së: Po bën krim mbi garën e futbollit”

  1. Ata votuan mosndeshkimin e tyne says:

    Bravo Erjon,autoplanti i prishur.Si nuk e hape gojen per plehrat kimike te Rames dhe votove per ndryshimin e ligjit te Amnistise se hajduteve e krimineleve politikane se bashku me Valentinen, Majkon dhe EdRamen ne 30 Mars


    Pse leh si qen kur dihet kush e mbron Duken e korruptuar… dhe ti ben sikur kerkon drejtesi, kone kopace brace.

  2. Altin Ponari says:

    Gjici ka tre menyre per te fituar
    -Te bleje skuadren permes presidenteve
    -Kur nuk arrin kete blen arbitrin
    -Kur nuk blen dot arbitrin qe ndodh rralle tenton te bleje lojtaret e skuadrave kundershtare veç e veç.
    -Po nuk arriti te beje te treja humb (qe nuk paska ndodhur pra ka realizuar njeren prej tyre)
    A e dini ju edhe nje gje tjeter se pse Kukesi ende nuk ka humbur. Ai futet ne fushe me nje siguri, pasi ato e dine se presidenti i tyre luan ne tavoline, ndaj ai nuk ju jep premio per fitoret. Nderkohe gazetaria sportive rri e veshtron. Kjo behet me lejen e FSHF-se. Kukesi ka rezultuar me i favorizuar nga arbitrat, ndersa Partizani me i ndeshkuar. Safet Gjici ka bere “kontrate” me Duken qe gjysmen e parave qe i fiton nga pjesmarrja ne kupen e kampioneve t’ja jape atij. E pate masakren ndaj Partizanit ne Shkoder nga arbitri Kridens Meta me urdher te FSHF-se

  3. Treviso says:

    Qytetaret dhe spordashsit kan vite qe ankohen per federaten e Futbollit.
    Duhet bere, por kur duhet bere zoti Braçe?
    Kur, kur mooo?

  4. mirel says:

    Nje mut plera jeni te gjithe.
    Nuk ka nevoje per hetime kriminale. Cfare mungon eshte ndeshkimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje