Dorëhiqet Milinkoviç, Tavo: Tërheq ekipin nga gara

16 Prill 2017, 23:30Sport TEMA

Hirushja e kampionatit, Luftëtari pësoi këtë të diel humbje 1-2 ndaj Flamurtarit, humbje kjo që tronditi thellë gjithë ekipin.

Presidenti I ekipit të Luftëtarit, Grigor Tavo konfirmoi të dielën në mbrëmje, se atij i ka paraqitur dorëheqjen trajneri I ekipit dhe shefi I klubit, me arsyetimin që nuk po e mbroj dot punën e tyre nga padrejtësitë dhe turpet në vendim-marrjen kundër Luftëtarit.
Tavo thotë se ai nuk shet ndeshje dhe është i pikëlluar me rezultatin e takimit me Flamurtarin, për të cilin bën përgjegjës arbitrin e takimit.

Ai thotë se I kërkon trajnerit dhe shefit të ekipit që të rikthehen, por nëse kjo nuk ndodh brenda javës, atëherë ai tërheq ekipin nga gara.

‘Kësaj radhe me të vërtetë i pikëlluar’, shkruan Tavo dhe shton se ‘po shkatërrohet një punë e shkëlqyer, të cilën e vlerësoi gjithë Shqipëria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje