Nice nuk do të nënshkruaj kontartë të re me sulmuesin Mario Baloteli në fund të sezonit.
Presidenti i skuadrës franceze, Roland Romeyer është shprehur se klubi nuk do të rinovojë kontratën me bomberin Italian.
Ai tha se kanë mundësi, por theksoi se ish-sulmuesi i Liverpoolit nuk është lojtari që duan.
“A mund të nënshkruajmë me Balotelin? Natyrisht që po, por a do ta bëjmë? Nuk besoj. Ai nuk është tipi i lojtarit që ne duam”, tha Romeyer për Get Football Neës France.
Baloteli ka kontratë vetëm deri në fund të këtij edicioni me Nice.