Vetting-u, tërhiqet LSI. Kuvendi përfshin dhe PDIU në komision

18 Prill 2017, 19:14Politika TEMA

Kuvendi miratoi sot në seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e dy komisioneve të tjerë të Vettingut.

Tre partitë e mazhorancës PS, LSI dhe PDIU, paraqitën sot emrat e kandidatëve për komisionet e Vettingut me 12 dhe 6 anëtarë, që u votuan në seancën e pasdites në Kuvend.

Partia Socialiste ka propozuar për në komisionin me 12 anëtarë emrat e deputetëve, Ulsi Manja, Bashkim Fino, Pandeli Majko dhe Evis Kushi, LSI propozoi Luan Ramë, ndërsa PDIU Mesila Dodën.

LSI sakrifikoi një prej emrave të saj për komisionin 12 anëtarësh, deputetes, Silva Caka.

Ngritja e komisionit u miratua me 82 vota. Ndërsa për komisionin me 6 anëtarë, PS ka propozuar Vasilika Hysin dhe Ervin Bushatin, ndërsa LSI Vangjel Tavon.

Pjesa tjetër e anëtarëve të dy komisioneve të Vettingut i takojnë opozitës parlamentare, për t’i propozuar.

Nga Partia Demokratike nuk u paraqit paraqit asnjë emër. PD vijon të kushtëzojë marrëdhëniet me Kuvendin me kërkesën e saj për qeveri teknike.

1 komente në “Vetting-u, tërhiqet LSI. Kuvendi përfshin dhe PDIU në komision”

  1. KONSPIRACIONI says:

    KJO TREGON QE ILIR META JA KA FUTUR KEMBET NE NJE KEPUCE KRYEMINISTRIT, DOLEN PARASHIKIMET E ARJAN CANIT DHE FEVZIUT, HAHAHHAHAHAHAHAH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje