Jemi “idiotë të mençur”, o idioti i vërtetë!

18 Prill 2017, 19:12Politika TEMA

Nga Anri Bala

Nuk kisha menduar kurrë, që dikush me titull profesor, do të merrte ndonjëherë guximin t’i quante të gjithë shqiptarët “idiot”, vetëm sepse nuk mendojnë si agjenti Artan “Notari” Hoxha dhe “shefi” i tij ende nën mision, agjenti antishqiptar “Kryeçadra”.

Nuk e çoja dot as afërmendsh, që një i shkollepsur i të djathtës në “lëngim”, gjithashtu dhe president në tentativë, do të guxonte t’i fyente të gjithë përfaqësuesit e Europës e SHBA-së, që kanë treguar interesa për një Shqipëri me drejtësi dhe demokraci, brenda standarteve, se na qenkan idiot, sepse nuk janë me një grup njerëzish që janë “vemjet” e krimit dhe kanë vite që shushunjat e tyre i kanë pirë dhe po i pinë gjakun shqiptarëve.

“Presidenti notar”, që nuk bëhet kurrë dot president, sepse mban mbi shpinë njollën e “bashkëpuntorit të sigurimit” në moshë shumë të re, i deklaruar dhe i provuar nga organet e kontrollit të figurave politike, na quan “idiot” ne, shqiptarëve sepse nuk mendojmë si spiunë dhe nuk e kuptojmë atë dhe të gjithë ata, që kanë llogari për të dhënë para drejtësisë.

Ky as emrin e “idiotit” nuk e meriton, sepse fatkeqësisht, me guximin që ka, duhet të hyjë tek të çmendurit. Paturpësisht na quan “idiotë”, sepse ne nuk kemi frikë se vota do na vidhet dhe nga kush, nga ata që kurrë nuk kanë pasur mundësi të bënin votime, e rrjedhimisht as mundësi për t’u provur.

“Presidenti notar”, si “zhytës profesionist” që është, pa i ngrënë hakun një gjë e thotë të vërtetë: Krimi i vjedhjes së votës ka kohë që ka filluar, që në vitin 2011, kur bandat në pushtet bënë kryetar me kuti të shqyera dhe fletë votimi të zhgarravitura Kryeçadrën, që ne “idotët” nuk e besojmë, pavarësisht se “Notari” si puna e asaj femrës që shan e fyen çdo grua që kalon para portës së saj, thotë se “humbësi” opozitar i vodhi votat hajnave pushtetarë!

Pavarësisht se bënë një lapsus të rëndë, gjoja sikur harron se nga cila vathë vjen, nga ajo që nuk ka bërë kurrë zgjedhje, por ka vjedhur zgjedhje aq shumë, sa nuk ka pranuar as ti hapë kutitë për t’i numëruar, kur asnjë ligj nuk e ndalonte, por Kushtetuta e detyronte. “Presidenti notar” mendon ndryshe për “hajdutët” që do vjedhin, e që në fakt akoma nuk kanë vjedhur, sepse nuk kanë as një motiv për të vjedhur.

I marri na quan “idiot”, sepse ne nuk mendojmë kështu dhe nuk na mbushet mendja, se duhet të jetë ashtu si thotë ai. Qesharak, i pabesueshëm në gjithçka që thotë, pa asnjë argument dhe provë , na shkrin gazit, duke na treguar se e ashquajtura “qeveri teknike”, do ta pastroi vendin nga kanabisi dhe do na bënka zgjedhje të ndershme, e në fakt kjo histori e stisur tashmë dihet se për çfarë është trilluar: Zgjedhjet të mos bëhen dhe reforma të harrohet!

“Presidenti notar”, nuk e njeh argumentin, por njeh vetëm përrallat e dëgjuar për Dibrën, populli i të cilës zgjodhi të mos votoi për “Sherifin” me triko leshi, që e pa gjithmonë qytetin e tij nga Tirane me “dylbi, por që votoi mjekun që u shërbente ditë e natë bashkëqytetarëve të tij! “Notari” nuk njeh kufi, e nga dalldia që e ka kapur, arrinë deri në atë pikë, sa akuzon pa fakte e prova, duke njollosur Dibrën dhe dibranët si të blerë dhe të kanabizuar! Duke qënë se i ka ardhur radha për të thënë ndonjë fjalë, më në fund… tha ata që nuk duhet të thoshte!

Në fakt, në zonën e Dibrës, gjatë gjithë këtyre viteve numërohen vetëm dy raste të mbjelljes së kanabisit. Qytetarët e Dibrës janë qytetar të mençur, të ndershëm, të punës dhe të sakrificës, e sidomos nuk janë sahanlëpirësa, ndaj “Notari” dhe shefi i tij nuk mundën t’i gënjejnë me argumente paçavure, që ata t’i a linin drejtimin e qytetit njerëzve që nuk kanë asnjë nga virtytet e tyre.

“Presidenti notar”, mirë që guxon dhe i fyen, por ka harruar se edhe i ka vrarë! Hekuran Deda ishte dibran dhe “Kryeçadristi” që e vrau, kërkonte votë për vete dhe për ata si puna e tij, duke menduar me kapacitetin e tij se, memoria e qytetarëve ishte e shpëlarë nga lehjet që bënë gjatë fushatës ai dhe lehësat e tij. Me moralin e vrasësit herë-herë edhe të “viktimës”, por gjithmonë të frikacakut, që i fshihet drejtësisë skutave, ai kërkoi atje armën e vetme, që u kishte mbetur atyre njerëzve për t’u  hakmarrë… votën?!

Mjetet opozitare të përdorura nga ai, nuk kanë asnjë lidhje me të bërit opozitë, por thjesht ishin dhe janë mjete destabilizues, për të shpëtuar nga vota e “idiotëve” si puna jonë, që nuk mendojmë si bashkëpuntorë faqezinj, si vrasës të pa dënuar, si hajdutë të pagjykuar. Ja vlenë ta pyesim “Notarin” që duhet besuar, se sa shpejt e ka harruar arratisjen spektakolare me skaf nga Vlora në 1993, ne mes të natës, megjithëse mbante postin e ministrit, për vjedhje dhe korrupsionin me drurin e arrës dhe e shpëtoi anmnistia e ndyrë e ’97-ës. Po milionat e vjedhura në bashkpunim nga“Projekti i Menaxhimit të Integruar dhe Pastrimit të Bregdetit” (tetor 2007 – janar 2008) me Bankën Botërore, mos janë këto ngjarje që na bëjnë ne idiot… sepse nuk mendojmë (vjedhim) si ti.

Duke dalë jashtë konteksit të asaj që ju po dërdëllisni, e që nuk kuptohen me çoroditjen tuaj, po ju pyes se çfarë po kërkon “Presidenti Notar”: T’i bëj zgjedhjet Berisha, Luli dhe Ristani?! Apo po na kërkon që ne “idiotët” t’i japim “leje” Ramës, që t’u bëjë dhuratë atë gjë që nuk është e tij, pushtetin, e që ata të na drejtoni drejtë kutive me dajak dhe me gjak, siç keni bërë gjithë këto vite?! Po, atëherë nëse do e bënim këtë, me të vërtet ne do ishim “idiot”!

Apo mos po kërkon qeveri pa Edi Ramën, sepse nuk i pëlqen sojit tuaj, pa le të jetë kryeministër një socialist tjetër, kushdo qoftë?! Nuk besoj se ky socialisti tjetër nuk do jetë i lidhur me “krimin dhe drogën”, sepse nuk mundet të ndodhi që ta pranoni ju, kur ata janë në një familje. Absurdi i “qeverisë teknike” nuk bind askënd. “Qeveria teknike” e dimë mirë ne “idiotët e mençur” o idioti i vërtetë, është një gur i hedhur në lumë, që askush nuk plevitoset për ta nxjerrë, përveçse atij që e hodhi dhe e di vendin, me ndihmën e ndonjë “notari” të sporovuar si puna jote!

Ndaj po vjenë ora, ajo orë që ti i trembesh,  ora drejtësë, ku dhe arsimi i lartë i mbushur me gjithfarë “konellapsi”, të pastrohet me “radikalizëm” nga “profesorë” si ju, sepse nuk je i vetëm.

25 komente në “Jemi “idiotë të mençur”, o idioti i vërtetë!”

  1. Trylyly says:

    Anri.!
    Mos u inatos me Skypionin.!
    Kush e di si i ka hallet.!
    MBASE , S’I PI ILAÇET!?

  2. Ali pazari says:

    Mos fol me se ja ke thene te tera me gjithe titujt “spotive” ,por ke harruar ndoshta padashje ti thuash qe eshte nje Mi haleje qe hyn e del nga Lana ne Shqup.

  3. Ali pazari says:

    Mos fol me se ja ke thene te tera me gjithe titujt “sportive” ,por ke harruar ndoshta padashje ti thuash qe eshte nje Mi haleje qe hyn e del nga Lana ne Shqup.

  4. kleptofagos says:

    Gamor ti , gamor kush t’vuni, sot a neser valon druni..
    Idiot ti, idiot une, hajde gjeje kush ben pune..

  5. asd says:

    Bravo Anri.
    Une nuk jam me Ramen dhe nuk do te votoj Ramen, por dua qe ai te bjere me vote dhe jo me cadra… aq me pak te rrezohet nga keta cadriste.

  6. fakti says:

    Te lumt !
    Shume mire ja ke dhene pergjigjen ketij bastardit me kollare .

  7. Edi says:

    Ti monster artikullshkrues,
    Artan Hoxha eshte nga familjet me te pasura te Durresit qe ja morren te gjitha.
    Nuk mund vec ta urrente komunizmin.
    Po ti plehre , ke harruar se si torturonin bablaret e gjysherit tuaj.
    Eshte e ulet te luash me dramat psikologjike te shkaktuara nga fara juaj ne 50 vjet. Eshte paradoks qe jeni pikerisht ju ata qe sulmoni. Komedi e dhimbeshme.
    Sa per Artanin:
    Student i shkelqyer dhe djale brilant si origjina e vet.
    Eshte revoltuese gjer ne dhimbje qe ju qe shkaktuat te jeni ata qe rihapin plaget.

    1. Grigor says:

      E paske hequr mbiemrin “Kari” qe i vije vetes, mo djali?
      Pse shet mend sikur gjoja je nga Durres? Nuk ka durrsak t’i thote vetes Edkari si puna jote.
      Por kur merr ne mbrojtje kete zvarranikun Artan Hoxha i ve vulen edhe vetes tende.

    2. adeci says:

      E po beje dhender meqenese qenka kaq i mire.

    3. Nn says:

      E ke fjalen per torturat qe i ka bere shoku Sali dhe shoket e tij komuniste, se as Anri, Edi apo edhe vet Luli nuk kane qene …… komunisti i fundit i llojit vrases eshte cdo te enjte ne cader dhe Artani nese ka dhembje nga vuajtjet e familjes se tij, te behet burre dhe ….. se mos ngaterrohesh ore, t’ia perplasi ne fytyre komunistit sekretar partie Sali

    4. Une says:

      Ti je Skypioni dora vete…… Yyyyyyyy… Plehre e ndyre qe me e ndyre nuk behesh, ta thone te gjithe me siper e ta kane thene nder vite me ato komentet e tua te ndyra. Plehera si puna jote e kane masakruar Shqiperine ne keto 27 vjet e tani qe po u vjen fundi nga drejtesia ( po u be) s’po lini gure pa levizur, edhe pse s’u kane ngelur me.
      Do vije ora qe do ti paguani nje me nje poshtersite e bera ketij populli neper vite, plehre, mos u merzit!

  8. Ti Edi says:

    Edi,!!!! Ti- Edi,qê të dhimset Skypioni.!
    Tipat si ju ,kanë qënë dhe janë kanceri i këtijë vendi.!
    Sa për persekutim, e kemi pësuar shumica.!
    Por ndyrësinë e shpirtit nuk e heq shkollimi.!
    Ndyrësia dhe ligësia lind dhe vdes me ty,!
    dhe tipa si i mbrojturi yt!

  9. xhulio says:

    Anri, nje bishe qorre qe njeren pale e quan engjell, tjetren djall.Ne mes tonelatat e hashashit.Te kujt jane , Anri, te engjujve apo te djajve???

  10. "Horri i Bulevardit" says:

    Po te drjejt jKA more ndi Bala, qe ish spiuni i deklaruar na quan idjota, se ne fakt, kur ben hije mbi dhe mbas 27 vjetesh, te rrezimit te komunizmit, ky jo vetem qe nuk shkoi atje ku e meritonte, por ne idjotet e lame te bilbiloje cdo dite neper ekrane dhe gazeta. Mire na e ben.

  11. Semanjaku says:

    Munde te kete qene ashtu si thua,,po vete personi ka qene pjese e sigurimit dhe detyrimisht kunder familjes se vet,,,,munde te kete qene brilant kur ka qene i vogel se tani , i rritur eshte perlyer keq dhe eshte bashkuar me felliqesirat ,,,revoltuese eshte qe ky bicim profesori nuk ka qene kurre me te drejten, po ka mbrojtur korrupsionin,,krimin,,,,bastardimin e shkolles,,,vjedhesit e votes,,,,ka mbrojtur vrasesit dhe jo te vraret. Eshte njeri i peshtire dhe katran.

  12. Liu says:

    Per ke e keni fjalen per ate miun e hales artan zhapikun,qe shpreson te behet president,o U dhjefsha artanin lulin me gjithe ca ka cadra pa lene mbas sali kriminelin

  13. Artan Prifti says:

    O Edi….I mire o I mire eshte Artani yt,vetem se ka qene pak spiun I sigurimit dreqi……dhe ben mire t’a mbaj mbyllur ate bucen e tij dhe mos te beje ham-ham se nuk ja var me njeri….me perjashtim te ndonjerit si puna jote.

  14. Kola says:

    Bravo Anri Bala! Nje shkrim gjithe logjike dhe argumente. Puna eshte se me keta bandite e qelbesira qe kane zaptuar SHQUPIN, vetem vota e shqiptareve i lan hesapet. Dhe kjo duhet bere patjeter ne se duam te hedhim te pakten nje hap drejt demokracise se vertete. Ti japim votuesit rrolin qe meriton e te mos tjetersohet vota, sic bene keto qelbesira per 26 vjet.

  15. saliu says:

    Edi, te dhj…fsha studentin e shkelqyer, spiunin e sigurimit te shtetit, fytyres me bastarde te ketij vendi.

  16. Mani says:

    O Edi , po cfare djali brilant eshte ai njeri i shperfytyruar , me ate fytyren si mi haleje del neper panele prej vitesh dhe vjell vrer duke helmuar perdite me te analiza qe i shkojne pershtat PD .Per dramen e tij personale e psikologjike nuk ja kane fajin shqiptaret , ndaj kur leshon te tilla fjale te matet mire.Analiza e Anrit fantastike, te gjitha ato qe i kisha ne koke por si shprehja dot.

  17. malsori says:

    Bukur Anri. Ai ka gelltitur shpejt nje luge çorbe te prishur dhe do te vjelle gjithe jeten

  18. O Edi says:

    Student i shkelqyer djale brilant, por pak sigurims eeejj Tani Tani….

  19. koli says:

    Ka dhe nje vecori, eshte pak i peshtire me njeanshmerine e tij. Do te thote se nuk eshte pasqyrim i asaj familje qe flet ti Edi, ose ndryshe eshte deformuar nga ai studenti qe ke njohur ti. Te jesh i pasur sdo te thote se je fisnik. Fisnikeria dhe personaliteti per fat nuk blihen dot. Te mbrosh ne historine 25 vjecare, Saliun dhe Lulin me te gjitha bemat dhe gjemat, duhet te kesh probleme.

  20. alb.tironsi says:

    Edi o monster radioactive.Ti flet per Artan Hoxhen si te persekutuar?Dhe pastaj po ky idiot pallosh del bashkepunetor I sigurimit? O si s”hapet toka e tju perpije ju te gjitheve qe vec shkolle e dy fije tru nuk keni.Po une sjam as socialist e as komunist, po qe nje qenie te jete I persekutuar e te behet bashkepunetor I sigurimit te shtetit vec ne kete WC tone e shoh.Vdekshi e u shofshi te gjithe ju plehra kellira e funderrina qe me justifikoni kete artanin, ata aty ne rruge, e te gjithe plehrat e ardhur nga ai rregjim qe tani kane nderruar flamur e ha hiqen per demokrate.O zot si s”hedh nje bombe ne kete vend e ta shuash krejt me cka.Vec te lutem zot merr Ilir Meten e Monika bucen te paren pas tyre Dhallen, mos haro Visho Ajazin e me pas te tere shqiptaret brenda se ne smeritojme te quhemi specie.Ne jemi haleja e halese

  21. MONI says:

    HAJDE SKYPION NOTARI , HAJDE ,!
    KOPIL I MODH,PASKE QENË!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje