Dosja "Peza": Historia e një “shembulli” që duan ta shesin “për shembull”

19 Prill 2017, 19:35Politika TEMA

Alfred Peza po shkon para Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke paguar kështu gjithë “gjynahet” e shtypit informal shqiptar dhe duke u bërë ilustrimi më i mirë, përse në Shqipëri askujt nuk i intereson që shtypi të jetë i formalizuar dhe konkurrent në treg, duke jetuar me mundësitë e veta, si mall që shitet e blihet. Gracka në të cilën politika ka futur shtypin shqiptar, zuri të parin Alfred Pezën, një shembull tipik i një gazetari të përdorur në maksimum për interesa të disa pronarëve të shtypit, si krijues dhe menaxher i suksesshëm i mediave, që ata kanë investuar me para informale.

Alfred Peza ka fituar gati një milion euro për 15 vjet punë, si drejtues i mediave në së paku disa detyra kyçe që ai ka pasur si themelus dhe drejtues afatgjatë “Ora News”, gazetës “Korrieri”, Gazeta “Shekulli”, “Vizion Plus” etj. Të ardhurat e tjera janë brenda kufijve normalë.

Të gjithë ne që e njohim historinë e tij, e dimë që ai është paguar rreth 10 mijë euro në muaj nga “Ora News”. Unë nuk e di sa fuqi ka sot pronari i “Ora News” ta deklarojë atë që na deklaronte kur e pyesnim ne për pagën e kolegut tonë dikur, por kjo është e vërtetë. E vërtetë po ashtu është që është paguar në “cash” si dhjetra drejtues të tjerë të lartë të medias shqiptare nga pronarët e tyre, që janë paguar me dy bordero.

Historia e shtypit shqiptar në tranzicion është e gjitha një histori e pisët korruptive, që buron nga lidhjet e shtypit me politikën dhe nga tinzaria e politikës, që nuk vendosi kurrë rregulla të qarta fiskale për shtypin dhe i ktheu botuesit në sundimtarë të jetës sonë politike, duke ua lidhur këtë zinxhir tek këmbët.

Alfred Peza ka përgjegjësi personale që nuk ka këmbëngulur në formalizimin e të ardhurave të tij nga botuesit me të cilët ka punuar. Ka po ashtu përgjegjësi që në fillim të këtij debati, nuk doli të thoshte të vërtetën e thjeshtë, se kush e ka paguar dhe sa e ka paguar, por tentoi të merrej me letra formale, të cilat janë po ashtu të pafuqishme për të bindur askënd. Ai gaboi kur tentoi të mbrohej dhe të justifikonte një fenomen të shëmtuar të informalitetit në gazetarinë shqiptare, ku ai është viktimë. Ai thjesht duhet ta pranonte atë dhe të përballej ndoshta dhe me dorëheqje nga politika, për shkak të saj.

Por e vërteta e hidhur e tij, është e vërteta e çdo drejtuesi të lartë të shtypit shqiptar, në raport me botuesit e mëdhenj në Shqipëri.

Shtypi shqiptar është mbajtur nga politika si një “kone” me zinxhir floriri, që të “lehte” për llogari të saj, dhe për këtë është paguar shtrenjtë, dhe po e paguan shtrenjtë. Viktima e parë e tij duket se po bëhet Alfred Peza, i cili nuk është as më i paguari, dhe as më tipiku i këtij fenomeni. Fituesit e mëdhenj të historisë korruptive të shtypit shqiptar janë botuesit e tij, janë ata që kanë nuhatur se rruga më e mire për t’u bërë të rëndësishëm në këtë vend, është të investojnë në media në rrugë informale dhe të kapin politikën dhe shtetin.

Alfred Peza dhe gazetarë të tjerë, të paguar kaq shumë, janë viktima dhe bashkëfajtorë të këtij sistemi, por jo përgjegjës për të.

Le t’i marrim disa fakte me radhë. Si mund të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda një gazetar, që është mirëpaguar për interesa të pronarit të tij, dhe të mos hetohet as një botues shtypi për origjinën e parave në biznesin e tij në shtyp. Alfred Peza dhe gjithë kolegët e sërës së tij si kryeredaktorë apo drejtorë gazetash e televizionesh, janë paguar nga pronarët. Kjo tregon se shkalla e informalitetit në ato redaksi ka qenë maksimalisht e lartë dhe ato janë toleruar nga politika shqiptare si një koncesion për botuesit. Mendoni ju se tatimet kanë pasur fuqi të shkelin në derën e Kokëdhimës, Frangajt, Ndroqit apo dikujt tjetër për të kërkuar llogari? E pamundur. As do kishin arritur të ktheheshin mbrapsht në zyrë. Botuesit janë ende të paprekur dhe nuk u ka hyrë gjëmb në këmbë, ndërkohë që një kryeredaktor shkon të lajë gjithë mëkatet e tyre. Kjo është dhe arsyeja që ndaj Pezës ka kaq pak solidaritet nga botuesit dhe gazetarët e mirëpaguar. Te gjithë kanë frikë se dikush do t’u drejtojë gishtin dhe duan të bëjnë sikur “nuk janë si Peza”

Le të nisë një hetim serioz si janë ngritur perandoritë e mediave të mëdha në Shqipëri, si kanë arritur kapitalet e tyre në miliona euro, si kanë përfituar nga paratë publike dhe pronat publike, nga lejet e ndërtimit apo lidhjet me politikën, dhe aty del lehtë se kush ka përfituar më shumë, botuesit apo gazetarët që janë përdorur nga ata si të rekrutuar. Kjo është sikur të dënojmë Fatos Lubonjën, Adi Krastën, Andi Bejten apo Sonila Meçon, pse pranuan një pagë 20 mijë euro në muaj e më shumë në disa raste, nga pronari italian i “Agon Channel”, ndërkohë që ai është në hetim për evazion fiskal  në Shqipëri, apo që njerëz të afërt të familjes së tij janë dënuar për lidhje me mafien e plehrave në Itali. Sido që të jetë e vërteta, drama e gazetarëve shqiptarë është që janë përdorur nga tipa të tillë, qofshin shqiptarë apo italianë, dhe ky është një çmim që po e paguan autoriteti i tyre në shoqërinë shqiptare, por nuk janë ata që e kanë vendin para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Së dyti, duhet të shikojmë sjelljen politike të qeverive ndaj mediave ku ka punuar Alfred Peza. “Shekulli” ka qenë gazetë e Kokëdhimës, e lidhur ngushtë me ish- qeverinë socialiste të viteve 2000, “Korrieri” ka qenë pjesë e grupit “Klan”, të lidhur në atë kohë me Fatos Nanon, deri në vitin 2005. Alfred Peza ishte drejtues prej fillimit të gazetës, derisa ajo u shit. Ai është paguar formalisht dhe jo formalisht prej tyre. Pastaj pas vitit 2006 ka punuar si drejtor i “Ora News”, televizion i ri, që u ngrit prej tij dhe hyri në treg falë tij, dhe për mua është e justifikueshme ajo pagesë. Problemi është se ai është paguar në rrugë informale, jo se ka pasur dëshirë, por se ashtu i është imponuar statusi i tij si drejtues i asaj media në atë kohë. Të vetmit që i kanë dhënë pagë të lartë, afërsisht 10 mijë dollarë në muaj, janë pronarët e “Vizion Plus”, të cilët e kanë deklaruar pagën dhe kanë paguar tatimin në burim.

Tani si është e mundur që botuesit e tyre të bëjnë sikur nuk ka ndodhur gjë, dhe partneri i tyre të shkojë para Gjykatës së Krimeve të Rënda? Shpjegimi është thjeshtë tek vazhdimi i nevojës që ka politika për një shtyp informal, që ta ketë në dorë sa herë të ketë nevojë.

Së treti, të shikojmë dhe procedurën ligjore. Alfred Peza duhet të ishte gjykuar një here në Gjykatën e Lartë për pjesën civile të hetimit, pastaj të shkonte tek Krimet e Rënda, nëse kishte vepër penale. Duke shkuar tek Gjykata e Lartë, hetimi për pjesën civile do të vertetonte gjithë këto që thashë më lart, do të vertetonte informalitetin e shtypit shqiptar, mungesën e dokumentacionit, boshllëkun që kanë kompanitë në dokumentacion pas pesë vitesh, dhe në fund do nxirrte një faturë dëmi që i kanë shkaktuar informaliteti i tij, që në fakt nuk është vetëm i tij, ndaj taksave të shtetit. Dokumentacioni në redaksi ruhet deri në dhjetë vjet, dhe tani ai nuk ka ku të gjejë listat e honorareve për të cilat pronarët s’kanë paguar tatimet, as shpërblimet apo përqindjet e reklamave. Ai nuk mund të bëhet përgjegjës për diçka që nuk e ka më në dorë dhe që e ka kryer i diktuar nga rrethanat në të cilat zhvillohej shtypi shqiptar.

Duke e çuar tek Gjykata e Krimeve të Rënda, me një procedurë ekstra ligjore, që aplikohet për herë të parë për një rast si ky, barra e provës i kalon Alfed Pezës për ta provuar dhe ai nuk ka çfarë provon, përveç një deklarate të sinqertë, që paratë ja kanë dhënë “cash” dhe për këtë të ballafaqohet me pronarët.

Vendime të tilla ekstreme “për të bërë shembull” dikë që në fakt nuk ka ndonjë rëndësi politike dhe nuk është më në media, është një akt tinzar, i pandershëm dhe që tregon se si gjithë palët duan të lajnë duart nga një fenomen me të cilin kanë bashkëjetuar dhe kanë përfituar.

Siç e ka përshkruar dhe vetë Peza, “i vetmi aktivitet që unë kam ushtruar, që është edhe veprimtaria ime e vetme ekonomike, është gazetaria”. Dhe ne jemi të bindur se ai këto para i ka fituar si drejtues mediash. E kuptoj këtë irritimin populist pse ai ka fituar aq shumë e pse disa gazetarë kanë fituar pak, por nuk dua të bie në banalitetin e një populizmi të tillë. Ai është paguar se dikush ka pasur nevojë për të, ta paguante aq, për t’i bërë punën, dhe ai e ka bërë.

Në këtë histori ka vetëm një dëm ekonomik ndaj shtetit shqiptar për faj të pronarëve, për të cilin ai është edhe vetë fajtor. Nëse dikush tjetër ka fakte se Alfred Peza ka bërë para me drogë, apo punë të tjera të padeklaruara, mund t’i paraqesë, por nuk ekzistojnë. Ai është përgjegjës që nuk ka këmbëngulur të formalizohet paga e tij, por si ai janë qindra gazetarë shqiptarë, si ata që janë paguar shumë mirë, dhe ata që janë paguar shumë keq. Kaq sa i përket gjykimit ndaj tij si gazetar.

Si politikan është çështje tjetër. Kjo histori e dëmton atë politikisht, por kurrsesi të trajtohet si një kriminel, ndërkohë që botuesit e tij dhe ata që e kanë paguar janë njerëz “të respektuar” nga politika dhe drejtësia, që vazhdojnë të zhvasin para publike e prona publike, dhe para të cilëve politikanët dhe njerëzit e drejtësisë shpesh përulen.

E kaluara e tij informale si gazetar, e bën atë një politikan në siklet, por jo një politikan kriminel, siç duan ta bëjnë shembull. Nëse doni ta pastroni politikën nga krimi, apo median nga krimi, ka rrugë shumë më të thjeshta për të verifikuar ata që janë milionerë pa punuar asnjë ditë. Alfred Peza është në këtë rast një viktimë që politika e tërhoqi në moçalin e vet dhe aty po e mbyt si një viktimë. Dhe ky është faji i vetëm i tij, që ra në këtë kurth. Po të kishte vjedhur si politikan, apo larg qoftë të kishte vrarë, do ta kishim në krye të vendit. Ndoshta dhe duke na kërcënuar.

Mero Baze

38 komente në “Dosja “Peza”: Historia e një “shembulli” që duan ta shesin “për shembull””

  1. Eldo says:

    Mo muhabet koti, gjithe shqinpia ne informalitet, keto thone rroga.

    1. korçari says:

      Z.Baze mendoj se z.Peza ka shkelur ligjin pasi nuk justifikon dot (jo me llafe) 1 milion dollare dhe vertet nuk ka prova se i ka fituar me (droge,prostitucion,arme etj) por nuk ka prova se i ka fituar me ndershmeri dhe nqs mundohemi t’a justifikojme (qofte dhe gazetar) atehere mund te justifikojme dhe shume krime te kryera nga kriminele ordinere .Ligji qendron mbi te gjithe dhe kjo n’a drejton drejt Europes,drejt shtetit ligjor,ne te kundert do te shkojme drejt Afrikes

      1. Leon says:

        Nuk eshte e mundur te kete marre 10 mije euro ne muaj!!Genjeshter e paster,e ti Mero qe ke nje gazete e di mire!!Keto para jane bere ndryshe

  2. Olti says:

    Bravo. Ky eshte solidarizim koleges. Nuk duhet te fshihemi perpara te vertetes. Ne e edime te gjithe se si ka funksionuar gazetaria.

  3. koco says:

    Ky eshte fati i keq i te gjithe gazetarise shqiptare qe si gjith profesionet nuk u formalizua kurre. te gjithve u leverdiste qe te punonte si te teille. por ska pse te behet shembull dikush qe per te gjithe sistemin e dime si ka qene

  4. punetori ne te zeze says:

    une kam 30 vjet ne te zeze dhe me me ardh tjetri me thene si e ke marr shtepine paska drejt ta marri kshu? shtet legen. gjith legena dhe sala qe e shakterroi ket vend dhe do drejti per informalitetin qe krijoi vet

  5. mikel says:

    me ket logjik ngelka gjithe Shqiperia pa pasuri! Tmerr eshte se si rrine shqiptaret aty dhe investojne akoma ne Shqiperi

  6. naivi says:

    Kali qe kapet ,shin lemin .
    populli.

    po do thuash ti se nuk je kale,dakort pra, u tregove Gomar.
    vazhdo lyje prap koken me xhel …..e syzet mbaj kokes !

  7. Abc says:

    Nje parim baze i drejtesise, i ligjit, eshte: kush ben akuzen ka barren e proves. Menjefjale: prokuroria qe ben akuzen duhet te paraqese provat. Pa prova nuk ka akuze. Per me teper qe ato para nuk ishin fshehur ne dyshek apo ne baçe. Dilnin nga sistemi bankar shqiptar qe ka rregulla dhe ligje per te respektuar. Dmth ketu nuk ka pastrim parash, nuk ka mospagim tatimesh, e terci e verci. Me nje avokat te mire mund t i a dale me nder ketij sulmi qe i behet dje t i kerkoje edhe demshperblim kesaj palo drejtesie alla shqiptarike

  8. Tarrasi says:

    Informaliteti ekonomik i Pezës eshte vetem njera anë e medaljes, dhe më pak e rëndësishmja në çështje.
    Problemi i vërtetë, qe Mero Baze e anashkalon këtu, eshte informaliteti gazetaresk i Pezës.
    Me paratë informale, tutorët e Pezës kanë publike ato të vërteta që ata kanë dashur duke përdorur « gazetarin » Peza. A mund të provojë Peza të kundërtën?
    Prandaj, edhe ti Mero, po i bën dëm gazetarisë shqiptare duke e fshehur me dashje këtë të vërtetë të hidhur.

    1. Vrojtuesi says:

      Ky koment duhej te ishte i pari lart.

  9. Shoku i Çimit says:

    Po taksa ka paguar ky rilindasi gjate ketyre viteve qe merrte 10 mije euro, apo vari braçen ketij muhabeti. Shko edhe ti Mendero paguaj taksat se te vjen radha shpejt . Edhe mi botoni komentet mor legena

  10. ALDO says:

    Dy rruge jane o te hyje ne burg Peza o te hyje ne burg pronari i medias qe e ka paguar ne te zeze

  11. al says:

    Po ne qe deklarojme te ardhurat dhe marim gjoba kur dorezojme 2 dite me vone formularet e veteklarimit, mos jemi gje pjese e ndonje shteti tjeter? Tatimin mbi te ardhurat e paguan punemarresi, Alfred Peza ne kete rast. Ai ka bere evazion fiskal, ka kerkuar dhe pranuar te punoje ne te zeze per perfitime te paligjshme, pale ka dhe moral e i hyn politikes, ky do beje ligjet qe do ti zbatojme ne, dhe ky vete jo. Artikull komplet alogjik, mos flasim per komentet…

  12. daja says:

    Keshtu ndodh kur kryeprolurori merr urdher nga cadra dhe kuvendi

  13. Lennard says:

    Nuk duhen perdorur dy standarte.Me qenese filloi ,duhet te merren me rradhe te gjithe Politikanet ,duke filluar nga Presidenti,kryeministri,Like Floriri (Familjarisht),Oborri i Sale-Serbit.Lul-Hajduti dhe keshtu me rradhe te gjithe kusaret e tjere.

  14. Lennard says:

    Nuk duhen perdorur dy standarte.Me qenese filloi ,duhet te merren me rradhe te gjithe Politikanet ,duke filluar nga Presidenti,kryeministri,Like Floriri (Familjarisht),Oborri i Sale-Serbit.Lul-Hajduti dhe keshtu me rradhe te gjithe kusaret e tjere.
    Harrova dhe gjithe gazetaret e tjere qe kane vene leke dhe prona duke shitur Sumen

  15. Zhos Profesionosti says:

    Denohet Peza edhe nuk denohet Serbi Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha , Genci Ruli, Edi Rama, Fatos Nano etc…? Shaka per njerez te lodhur edhe rraskapitur ne keto 26 vjet tranzicioni.

    1. DYPLLOMSHI says:

      denohem une qe bona murin shtese ke shpija dhe prona ime..mos denohet alfred peza?????

  16. Mario says:

    Z. Baze
    Nese z. Peza do deshte te ishte ne rregull me ligjet e ketij vendi, ai shume thjeshte mund te deklaronte prane organeve tatimore te ardhurat reale qe merrte nga pronaret e tij dhe te paguante tatimin mbi te ardhurat qe i takonin ne baze te te ardhurave te perfituara dhe ne kete menyre ai sot do ishte totalisht i ligjshem. Perderisa nuk e ka bere kete ai ka kryer evazion fiskal i cili ne baze te ligjeve te vendit klasifikohet si veper penale. Pastaj perkjekja juaj per te justifikuar gazetaret qe jane paguar jashte borderove dhe per te penalizuar punedhenesit e tyre ne duket shume diabolike.
    Nje pyetje te fundit z. Baze; ju si botues si i paguani gazetret??!!

    1. fredi says:

      Keta lloj gazetaresh moderatoresh analistesh mbajten ushqyen keto vite kete kaste politikanesh plera e ajdutesh .prandaj ka ardhur koha ti paguajne gjynahet e ketij populli qe e moren me qafe

    2. fredi says:

      Keta lloj gazetaresh moderatoresh analistesh mbajten ushqyen keto vite kete kaste politikanesh plera e ajdutesh .prandaj ka ardhur koha ti paguajne gjynahet e ketij populli qe e moren me qafe

    3. fredi says:

      Keta lloj gazetaresh moderatoresh analistesh mbajten ushqyen keto vite kete kaste politikanesh plera e ajdutesh .prandaj ka ardhur koha ti paguajne gjynahet e ketij populli qe e moren me qafe

    4. fredi says:

      Keta lloj gazetaresh moderatoresh analistesh mbajten ushqyen keto vite kete kaste politikanesh plera e ajdutesh .prandaj ka ardhur koha ti paguajne gjynahet e ketij populli qe e moren me qafe

    5. fredi says:

      Keta lloj gazetaresh moderatoresh analistesh mbajten ushqyen keto vite kete kaste politikanesh plera e ajdutesh .prandaj ka ardhur koha ti paguajne gjynahet e ketij populli qe e moren me qafe

    6. fredi says:

      Keta lloj gazetaresh moderatoresh analistesh mbajten ushqyen keto vite kete kaste politikanesh plera e ajdutesh .prandaj ka ardhur koha ti paguajne gjynahet e ketij populli qe e moren me qafe

  17. lato says:

    Kur ishte vete i dhjere pse shiste moral Peza dhe shantazhonte politiken per interesat e pronareve?Si dhe sa i ka paguar gazetaret qe kishte nen vartesi Peza,qe mezi u jepte 200 mije leke te vjetra ne muaj dhe u bente presion me vendin e punes?

  18. dash says:

    Bravo dhe flmnderit z.Baze ,analize e kthjellet per cfare ndodh ne batakun e shtetit shqiptar… Je nr. 1

  19. Kellira says:

    Nje ligjvenes duhet ta dije se prostitucioni eshte aktivitet qe ndalohet me ligj…
    Ah me falni! Keta e quajne veten “escort”.
    Jane shkalle shume me e larte.

  20. dada says:

    Nuk ka per ti ndodhur gje, n.q.s vertetohet se nuk ka shtese te ardhura si deputet, thjeshte eshte evasion fiscal per vitet e tjera, ku kane perfunduar afatet e parashkrimit te evazionit fiscal deri ne 5 vjete. si te gjithe bizesmenete.

  21. petriti says:

    Po i digjka Meros dhe “shokeve” te tije,sepse me duket se te gjithe paguhen ne te zeze, dhe neve na bejne moral mbi zbatimin e ligjit.HIPOKRITE nuk jane asgje me shume.

  22. Fatmir Lohja says:

    Beni mire qe i dilni kolegut zot.Nuk mund ta mbroni duke share dhe qarravitur tek pronaret e mediave.Keto para te shumta pse rane ne sy pas kater vitesh debutet?A ja keni bere vetes dhe mikut kete pyetje?

  23. kleptofagos says:

    Te gjitha faktet qe deklaron Mero jane te verteta dhe nuk jane thjesht shkelje apo informalitete tatimore dhe financiare, por demaskojne degjenerimin e thelle te medias dhe politikes shqiptare. Sigurisht qe ne nje proces te rregullt gjyqesor, pergjegjesia e faktuar e nje botuesi eshte me e madhe se ajo e gazetarit, por kjo nuk do te thote se gazetari nuk duhet denuar. Pergjegjesia ligjore eshte personale. Eshte si te themi qe nje vrases me pagese nuk duhet penalizuar sepse ka vepruar sipas porosise dhe pageses qe ka marre nga ideatori i krimit. Pak a shume, gazetaret kane vepruar si mercenare te paguar per interesat e padroneve te tyre. Produkti qe gazetaret shqiptare i kane ofruar publikut, ka qene me pasoja shume te demshme per shoqerine shqiptare dhe prandaj ata duhet te marrin pergjegjesite e tyre personale. Kjo vlen jo vetem per gazetaret, por per te gjitha profesionet dhe te emeruarit, ku ata qe kane firmosur nen diktatin e drejtuesve te tyre, qofte edhe kundrejt shperblimeve te ligjshme ose jo dhe kane shkaktuar deme apo pasoja negative ne ekonomine dhe jeten e komuniteteve, duhet te pergjigjen penalisht. Per te lehtesuar ndergjegjen e tyre duhet te deshmojne me fakte dhe te ndihmojne drejtesine per te zbuluar dhe penalizuar padronet e tyre te vertete.

  24. Edi says:

    Shkrimit te mesiperm me shume keqardhje nuk i heq asnje presje. Jam totalisht dakort me ate cka eshte shkruar e them me dhimbje, por qendron. Gazetaret paguhen edhe sot e kesaj dite ne te zeze ose jane me dy bordero. Qe Fred Peza ishte nje nga gazetaret me te paguar kjo dihet dhe per vite te tera ka qene ne pozicione drejtuese te medjave me te rendesishme. Por nuk eshte ai i vetemi i vleresuar me nje page te tille jane te tjere te cilet kane prona pa fund ne Lalz e kudo e qe nuk kane guximin ti dalin ne mbrojtje sot kolegut te tyre. Eshte gjithashtu e turpshme sulmi i Sokol Balles ne intervisten qe i beri kohe me pare duke u bere vegel e politikes kunder kolegut te tij qe deri dje i vinte doren ne qafe. Por une jam i sigurte qe kjo eshte vetem nje moment i veshtire per Pezen dhe se do ta kaloje shume shpejt do te degjojne per te ata qe i ngulin thiken mbas shpine. Tek sa shkruaj me vjen ndermend fabula e ujkut me delen i cili po pinte uje me lart se sa delja dhe i thote se po me turbullon ujin.

  25. Red says:

    Si I anashkalon faktet kur te do suma ty mor Mero. E di ti se nje dite mund te gjendesht ti ne vend te tij. Sistemi te mban per aq kohe sa je servil. Me pelqen Si gazetar por je interesaxhi paksa.

  26. Shqiptar i Ndershëm says:

    Shembull i Pergjithshem i Bandave Politike qe ndertojne Gjoja-Shtet,
    dhe
    Shembull diskret i nje prej Gazetareve te njeres nga Bandat Politike.
    SHËNIM:
    Nga këto Banda Politike nuk kishte, nuk ka, nuk ka për të patur Reformë të Vërtetë në Drejtësi.

  27. Sokol says:

    Shkrim interesant teorikisht, por vjedhesit dhe rrembyesit nuk duhen justifikuar me argumentat qe shtroni ju z. Baze! Pavaresisht se Fredi ka perfituar edhe me metoda te tjera te turpshme dhe mafioze. Edhe vjedhsit e xhepave nga halli i fusin duart kudo. Prandaj sekuestrimi eshte fillimi. Burg eshte perfundimi. Pastaj bej nje shkrim tjeter dhe kerko denimin e atyre qe kane detyruar Fredin te abuzoje kaq rende.

  28. shqiptar says:

    Te qenit gazetar mos vall te ben imun para ligjit ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje