Digjet zyrtarisht raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta pas leximit të rregullores për zgjedhjen e presidentit të ri u shpreh se raundi i parë quhet i ezauruar, ndërsa do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar datën për raundin e dytë.
Pas djegies së raundit të parë, kryeministri Rama jashtë ambienteve të Kuvendit u shpreh se i kemi votat, por po presim opozitën për një figurë konsensuale.
“Sot ishte një shprehje e vullnetit. Ne kemi numrat për zgjedhjen e Presidentit. Ne sikur e kemi thënë, për t’i dhënë hapësirën e mundshme PD dhe atyre që janë ngujuar në cadrën e frikës nga drejtësia nuk paraqitëm një kandidat, pasi duam të krijojmë mundësinë që të gjejmë konsensus rreth një figure që të jetë gjithpërfshirëse” tha ai.
Edhe pak orë për regjistrimin e koalicioneve?
Koalicioni PS me LSI nuk është gjëkundi problemi ynë, por bëhet fjalë për një sfroco për të krijuar një hapësirë mundësi për opozitën zyrtare, PD me shpresën që do të kthehet në rrugën e arsyes dhe për t’i dhënë një shans edhe përpjekjes dhe me gjasë do të ndodhë pas letrës drejtuar PPE në funksion të një dialog, që nuk e bëmë të mundur, pasi hasën në murin shurth të PD. Mos kini asnjë merak, pasi nëse ata duan të shkojnë deri në fund me këtë sjellje, do të jetë deri në fund përgjegjësia e tyre.
Do të ketë garë të partive dhe jo të koalicioneve?
Mos u shqetësoni. Apo që presin që mos hyjë PD që të kapin ndonjë deputet, ne do të presim, por cdo përpjekje e ka një fund dhe ai do të jetë momenti i regjistrimit të kandidatëve që do të garojnë.
A do ta prisni opozitën për presidentin?
Sot ishte një shprehje e vullnetit. Ne kemi numart për zgjedhjen e Presidentit. Ne sikur e kemi thënë, për t’i dhënë hapësirën e mundshme PD dhe atyre që janë ngujuar në cadrën e frikës nga drejtësia nuk paraqitëm një kandidat, pasi duam të krijojmë mundësinë që të gjejmë konsensus rreth një figure që të jetë gjithpërfshirëse.
E keni profilin e kësj kandidature?
Jam shumë i duruar sesa u jam dukur ju, sepse durimi deri kur është kufiri në kuptimin e ligjit. Përsa i përket Presidentit duam ti rikthejmë atij institucioni dinjitetin dhe duam një figure që mund të ketë një paanshmëri dhe figurë të anshme si kjo që kemi.
Raundi tjetër?
Ne do të presim. Më mirë një president i duhur sesa një president i zgjedhur pa opozitën. Durimi vjen nga fuqia që kemi. Fuqia, jo motiv për të qenë arrgonat, por për të qenë të duruar.
Nuk diskutohet që kemi qasje të ndryshme komunikimi, në thelb është e njëjta.
Po nëse opozita nuk vjen?
Nuk flas me nëse, por do presim, pasi e meritojnë shqiptarët. Të gjithë ata që kanë të drejtë të gjykojën të gjitha ofertat, për ata e bëjmë këtë, por edhe për Shqipërinë që të bëjë këto zgjedhje.
Presidenti, jo emër nga shumica, por opozita?
Bota opozitare koncept që po zgjerohet dhe parlamenti i ri do të jetë më sfiduese. Ne uk kemi asnjë paragjykim dhe asnjë kufi të paravendosur, ne duam një President dinjitoz që mund të qëndrojë sa më mbi palët. Nuk e presim të vijë nga materniteti, por midis nesh, që kur të kemi situata që këto, të bëjë një telefon dhe të thotë cfarë po ndodh.
A mund ta zgjedhë parlamenti i ri Presidentin?
Vendi nuk do të ngelet asnjë ditë pa president.
18 qershori nuk diskutohet?
18 qershori nuk diskutohet, por e përsëris, që kemi të bëjmë me një krizë dramatike të PD, do bëjmë gjitha që tia lehtësojmë, por Shqipëria nuk do të mbetet asnjë ditë pa koalicionin që e qeveris dhe do të qeverisë dhe President.
Kjo video i tregon te gjitha shikoje dhe shperndaje
Dr Flori – Zemerthyer
https://youtu.be/dNNfxY1JEtc
Majlinda Bregu _ Presidente