Një grup prej afro 10 deputetesh kanë zbarkuar në Kavajë dhe do të qëndrojnë çdo ditë deri ditën e 7 majit, kur do të mbahet protesta për bojkotin e zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës.
Grupi i deputetëve përbëhet nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani; nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho si dhe deputetët Luçiano Boçi, Flamur Noka, Florion Mima etj.
Njëri prej tyre, deputeti i qarkut të Elbasanit, anëtari i Këshillit Kombëtar dhe kreu i departamentit për arsimin në PD, z.Luçiano Boçi konfirmoi dje për “Gazeta Shqiptare” se takimet e para kanë nisur me strukturat e degës në qytet, ndërkohë që në ditët në vijim do të shkohet në çdo fshat dhe zonë të Kavajës.
Boçi bën të ditur se qëllimi i këtyre takimeve nga qendra në bazë janë ftesat për qytetarët që të dalin dhe të protestojnë ditën e zgjedhjeve dhe jo pengimi i zgjedhjeve.
“Po, është e vërtetë që një grup deputetësh të PD-së kemi shkuar në Kavajë dhe do të qëndrojmë atje në mënyrë të vazhdueshme deri në datën e zgjedhjeve. Fillimisht takuam strukturat e partisë atje, të cilat janë të gjendje shumë aktive. Gjatë mbledhjes së kryesisë së degës u ra dakord që njerëzve t’u bëhen ftesa për të protestuar kundër kopjes së Elvis Roshit në qytetin e tyre, që të mos zgjedhin mëkëmbësin e tij në Kavajë, por të protestojnë paqësisht. Ne nuk do të krijojmë pengesa, por po ftojmë sa më shumë njerëz që t’i bashkohen protestës që kemi lajmëruar më datën 7 maj në qytetin e Kavajës. Takimet do të zhvillohen në çdo zonë të Kavajës, me qëllim që protesta jonë të ketë mbështetje sa më të gjerë.
Kemi besim se protesta e 7 majit do të jetë masive, pasi populli i Kavajës nuk e do krimin në pushtet, por do që të jenë vetë qytetarët, ata që do të kenë pushtetin e tyre”, deklaroi për “GSH”, Luçiano Boçi.
Kurse deputeti tjetër i PD-së, Aldo Bumci tha se:
“Në Kavajë në 7 maj nuk do të ketë zgjidhje. Opozita ka thirrur një protestë të madhe. Ju do ta shikoni në ditët në vijim, nuk mund të ketë zgjedhje në një qytet që u kthye në simbol të promovimit të krimit. Ambasadori amerikan i kërkoi mos kandidonte Elvis Roshin”.
cfarev idiotesh jane keta te PeDe-se mo Llazi
kush eshte ky basha nje kryetar partie qe mendon se do bej lufte ne shqiperi, hiqe nga mendja o dallkauk basha, nuk ke njeri me vehte te te vij ty pas per te te mbrojtur nga krimet qe ke bere, harroje, edhe kavajen do ta shikosh, vetem nese sjell mercenaret e cadres tende qe i paguan cdo dite qe rrine dhe te duartrokasin ty si ne emisionet televizive dhe ti i paguan, nuk ke popull me vehte ti dhe berisha jeni te humbur prandaj doni te mbaheni pas fijes se kashtes, harroje o dallkauk !
Keta jane gomere me gjithe roba. E para jane ne kundershtim te ligjit dhe si te tille jane te destinuar te humbin ne te gjitha drejtimet. Keto jane metoda shumre primitive, dhe te denueshme nga qyteterimi ku ne duhet te hyme. Kjo eshte aresyeja qe nuk I mbeshtet perendimi. Po cvl;eftesojne vlerat e krijuara nder vite te PD.
Brravo PD-ja.
Tani jeni ne funksionin tuaj te vertete qe nga gjoja “themelimi” i Ramiz Alisë ne dhjetor ’90.
Shkatrtrimi esht AJ-dija juaj.
Ju te pd e kini “mire “se jeni ne rruge e duhur per te shkateruar cdo gje te mire, vetem kete dini ju te beni, kete keni bere ka 27 vjet dhe vazhdoni bini legenit!
Shkoni, shkoni, por respektoni kavajsit! Kane tradite per trajtimin e Bq. Sidomos per ata nga Elbasani!
Ore koqe kandari te PD se…po vendosni kandidatin tuaj dhe lereni popullin e Kavajes te vendose se per ke do votoje.Po demokracia ka rregulla ore trapat e Saliut dhe nuk shkohet drejt zgjedhjeve demokratike ashtu si ja u pret mendja juaj o malesore injorante!
Kujdes ne kavaj se e dini ju cfare ju ndodh kur i afrohesh atij qyteti. Po ishalla ju fusi n ndonje presh me gunga.
Kavaja e ka marre kthesen kunder atyre qe vetequhen demokrate qe nga 1995. Kavaja I ka syte dhe mendjen te hapur. Me sa duket nuk e njihni fare Kavajen.
PD po shkom me shpejtesi drejt fundit te saj.
kur e moren vesh ne cader se ca deputete do shkonin me sherbim afatgjate ne kavaje, deputetet pedeiste ju sulen lulit me lutje per te shkuar. i pari foli luci dhe tha se une jam elbasanlli dhe e kam me qejf kavajen se kur kaloj andej me vjen lezet ne fund te kurrizit. ike i tha luli se e di mire ate pune prandaj shkoj cdo jave ne amsterdam. po aldo u be xheloz dhe tha se kavaja dhe lushnja jane afer dhe une jam kurioz te di mire ate qe i ndodhi tritanit njehere vjet me pare. ike dhe ti i tha lulushi ha dhe ti ndonje presh. u hodh greeda (angliisht e pangopura) dhe tha se kavajsit vetem po kaluan mbi trupin tim vene te kutite e votimit. ike i tha luli se mbase i kenaqim kavajsit. perzgjedhja vazhdon por kandididaturat me te forta jane mulnoka edpaloqja albina ndersa ristani nuk e vuri kandidaturen se mendon se kavajsit rakine e kane te dobet. luli po mendon te coje dhe kreshnikunemaleve
nikollleshin mandshkallukun andbushatin fariballiun e nja dy te tjere .
Vazhdo pd ne rrugen tende te shkaterimit,Se ate di to vetem shkayero
Diten e zgjedhjeve e ndalon kushtetuta çdo lloj proteste nga kushdoqofte, prandaj ata qe kane shkuar ne Kavaje, kavajasit duhet tu kthejne opingat perseprapthi qysh tani qe 7 majit te jete dite e qete votimesh, dite per te vendosur kavajasit dhe askush tjeter jashte kufijve te Kavajes. Ndryshe edhe kavajasit kane te drejten e tyre qe ti zmbrapsin me force.
Udhë të mbarë,drejt humnerës!
PD,po fashistizohet.!
???????
Cfare kerkohet , lufte civile? Kesaj radhe vepron shteti ligjor. Ska me budallenj qe te ndjekin kete marrezi .
Po ne qofte se ky qe ka zgjedhur PS qenka kopie e atij qe ishte, ne qofte se PS ka vendosur nje kandidature te keqe perse nuk vendosni ju te PD nje te mire qe te fitoje por kerkoni qe te futni shqiptaret ne lufte me njeri-tjetrin more finderrinat e Serbise qe na e bete jeten verem ka 25 vjet????!!!!! O ju vrafte toka dhe gjaku i shqipetareve juve funderrinave te ashuquajtur DEMOKRATE!!!!
po i hapin gropen vetes
Nuk ma ha mendja se popullit te Kavajes i ka ik mendja e kokes, pavaresisht cdo krahu politik ata njerezit e ndershem do t’ia japin pergjigjen e merituar ketyre mercenareve te plakut, po do te dije te vene pikat mbi i sepse asnjeri nga ata nuk duan qe te cenohet asnje fije floku, Dihet se ata duan rremuje, kete edhe nje femije i vogel e kupton, u duhet dhene nje pergjigje dhe populli i kavajes duhet tua jape, o zot 2017 dhe keta e kane mendjen per te bere si ne vitin 1997, po te pakten u doli boja dhe njerezit e kuptuan kete, nuk do as mend dhe as kalem.
Kush hyn ne lufte per lulken, iken ato vite, tanshi lulka te ha mune jo me te futi vendin ne lufte lufta do byth e jo byth pe lulke.
Kavaja e ka mbyllur qe me 2011-en historine e saj te bastionit te PD;perdhosur ekstremisht nga kjo parti.
Kjo eshte aq e vertete saqe PD sot nuk gjen dot kandidature konkurente per ne zgjedhjet vendore te bashkise Kavaje.Kjo e vertete as nuk zhytet e as nuk mbytet nga halucinantet cadriste dhe emisaret e tyre te cartallosur.
Ja, kjo eshte forca e vertete e votes se lire te njerezve,,,,qe e con cdo gje ne vendin qe meriton.
HA -HA ,TRIMO!
AS UNË NUK SHKOJ NË LUFTË.!
Ç’MË DUHET MUA!??
THJESHT ,S’MA MBA!?
NAQJA!
Qeveria duhet te jete strikt me ligjin te marre masa drastike per cilin do qe shkakton incidente ne popull dhe per partite qe shkatojne incidente, partite te paguajne nga fondet e tyre per cdo demtim te prones private dhe shteterore deri ne pezullimin e dhenien e fondeve per to.
Pe karnavale te tipit Basha duhet te zbatohet ligji gjthashtu.