Propozimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për një president nga populli i është përgjigjur ish deputetja demokrate, tashmë përfaqësuese e PDIU-së në Parlament, Mesila Doda.
Ajo shkruan se kjo ka qenë një ide e PDIU-së, por që nuk ka marrë mbështetjen nga partitë politike në kohën e duhur. Gjithsesi nuk është ende vona, thotë Doda.
“President nga populli…. Me mire vone se kurre! Na vjen mire, na vjen shume mire qe partite e tjera përqafojnë vizionin e PDIU.
Nese do e kishim patur kete mbeshtetje dhe optike te perbashket nje vit e kusur me pare kur PDIU propozoi Presidentin nga populli, ndoshta sot gjerat do ishin me te lehta per tu zgjidhur e njerzit do kishin patur me shume mundesi per tu shprehur me vote per kreun e shtetit.
Megjithëse me vonese, mund te ngushëllohemi me shprehjen… Me mire vone se kurre!!”, shkruan ajo.
Po zgjidhni edhe deputetet e Kuvendit me votim popullor jo me votim per partite dhe pastaj pastrohet vete politika nga maskarenjte.Kjo nuk i intereson asnjerit, por edhe zgjedhja e presidentit nga populli ska shume rendesi sepse presidenti ska asgje ne dore.