Karim Cheurfi, 39 vjeç, është autori i sulmit të mbrëmshëm që ndodhi në qendër të Parisit, ky humbi jetën një polic dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.
39 vjeçari shkruan “Daily Mail” dyshohet se hapi zjarr me kallashnikov mbrëmë në Champs Elysees. Karim Cheurfi ishte dënuar me 20 vite burg në vitin 2001 pasi tentoi të vriste me armë zjarri një polic. Ai ka qenë i skeduar si një person me prirje radikale dhe i rrezikshëm. Policia nisi dje menjëherë kontrollin në vendbanimin e tij në Seine-et-Marne, në lindje të Parisit.
Autoritetet franceze thanë se sulmi mbrëmë ishte “akt terrorist” dhe pamjet dramatike që u transmetuan në media kapën momentin kur policia qëlloi sulmuesin, i cili më vonë vdiq. Sakaq, nuk përjashtohet fakti që sulmuesi mund të ketë pasur një bashkëpunëtor, akt të cilin e mori përsipër ISIS.