Zbulohet plani. Ja se si SHBA do të neutralizojë raketat bërthamore të Koresë së Veriut

19 Prill 2017, 12:53Bota TEMA

Situata mes Koresë së Verit dhe Amerikës është tensianur këto ditët e fundit, kjo për vetë faktin që diktatori Kim Jong Un ka deklaruar se do të vazhdojë testet bërthamore çdo javë. Por duket se SHBA nuk do ta lejojë këtë gjë. “The Guardian” ka zbuluar planin se si do të veprojë SHBA nëse Pheniani vijon me kërcënimet bërthamore.

Duke iu referuar burimeve të brendshme nga ushtria amerikane, ‘The Guardian’ shkruan se ushtria amerikane po konsideron goditjen në fluturim të raketës, në testin e ardhshëm të Koresë së Veriut, si një mënyrë për t’i treguar forcën Phenianit.

Sipas “The Guardian” Pentagoni po kërkon mënyra që nuk sjellin luftë për t’i bërë presion Koresë së Veriut, që të mos kryejë teste raketash dhe sidomos testin e 6 bërthamor. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka informuar Kongresin për këtë opsion, por ushtria ende nuk ka vendosur që të rrëzojë raketën koreano-veriore kur të ngrihet në fluturim.

Analistët shkruajnë se administrata “Trump” e ka paralajmëruar shumë qartë Korenë e Veriut që të mos bëjë provokime, megjithëse rrëzimi i një rakete duket një akt i tepruar dhe mund të konsiderohet si akt lufte nga Koreja komuniste.

3 komente në “Zbulohet plani. Ja se si SHBA do të neutralizojë raketat bërthamore të Koresë së Veriut”

  1. Albani says:

    C’fare do te rrezojne Amerikanet,se ato rraketat e Kimit bien vete pa u ngritur mire ne ajer..

  2. korja e jugut says:

    Aleati dhe miku i shqiperise!! ky esht horr mor sorra!!!!!

  3. krysho ludovik says:

    ia rruat koqet ketij koreanit mo?
    rruajani prape javes tjeter se i rritet leshi.
    vetem perdorni brisqe made in usa jo brisqe kineze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje