FOTOT/ Korea e Veriut kërcënon SHBA: Do të kryejmë teste me raketa bërthamore çdo javë

18 Prill 2017, 14:04Bota TEMA
FOTOT/ Korea e Veriut kërcënon SHBA: Do të kryejmë teste

Tensionet mes Koresë së Veriut dhe SHBA janë intesifikuar këto kohët e fundit. Koreja e Veriut ka lëshuar një kërcënim të ri ndaj SHBA duke thënë se janë gati të realizojnë nga një test raketor çdo javë.

Deklarata është bërë nga zv.ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Han Song-Ryol, i cili ndër të tjera ka theksuar se programi atomik i Phenianit vetëm mund të intensifikohet. “Do realizojmë teste raketore çdo javë, çdo muaj dhe çdo vit”,- ka thënë ai.

Jo më larg se dje në media qarkulloi lajmi  se Kim Yong Un ishte në gadishmëri për luftë ndaj Amerikës, ku i cili gjatë paradës së pak ditëve më parë prezantoi dhe arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut. Në këtë paradë u vu re edhe prezenca e disa trupave speciale që Korea e Veriut i kishte quajtur Trupa Speciale Vdekjepruese.

Ndërsa në media janë hedhur dyshime se SHBA ka bërë që të dështojë prova e raketës balistke të Koresë së Veriut para pak ditësh.

Sipas mediave SHBA ka sabotuar në  distancë testin e raketës balistike nëpërmjet sulmeve kinerbetike të hakerave të inteligjencës në Washington.

Më poshtë do të shikoni raketat që disponon Korea e Veriut.

3 komente në “FOTOT/ Korea e Veriut kërcënon SHBA: Do të kryejmë teste me raketa bërthamore çdo javë”

  1. korja e bukes says:

    poshte diskriminimit!
    lirine per te mbajtur arme berthamore duhet ta ken te gjith
    tw drejta gjinore ashtu edhe te drejta berthamore !!

  2. korja e bukes says:

    poshte diskriminimit!
    lirine per te mbajtur arme berthamore duhet ta ken te gjith
    tw drejta gjinore ashtu edhe te drejta berthamore !!!!!!

  3. korja e bukes says:

    poshte diskriminimit!
    lirine per te mbajtur arme berthamore duhet ta ken te gjith
    tw drejta gjinore ashtu edhe te drejta berthamore !!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje