Si ndryshon tani Turqia e Sulltanit Erdogan!

17 Prill 2017, 09:31Bota TEMA

Kur po bëhen 96 vjet që kur u vendos themeli i Republikës Parlamentare turke nga Kemajl Ataturk, asaj iu ndryshuan themelet e qeverisjes, nga Recep Tayip Erdogan.

Ishte pra, 20 janari i 1921’ës kur u vendos rruga e re për Turqinë, dhe duket se është 16 prilli 2017 kur ajo rrugë u ndryshua.

Si pikë e parë në ndryshimet e Erdoganit, është largimi i Zyrës së kryeministrit.

Kompetencat e tij i merr ai.

Erdogan bëhet shef edhe i Qeverisë, me ç’rast merr kompetenca të emërojë e shkarkojë ministra.

Lëvizja e dytë që pritet të bëhet, është vendosja e postit të zëvendëspresidentit.

Ky, së bashku me Erdoganin, do t’i kenë në duar frenat e gjithë shtetit 79 milionësh turk.

Por, Erdogan nuk u mjaftua vetëm me marrjen e kompetencave të kryeministrit.

Ai e ndali edhe mbikëqyrjen dhe mundësinë për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Në ndryshimet kushtetuese, parashihet që Parlamenti nuk i mbikqyr ministrat, madje ai as nuk mund të ngrejë mocione mosbesimi.

Erdogan ka përgatitur terrenin që t’i qëndrojë besnik edhe partisë.

Në kushtetutën e deritashme, presidenti nuk duhej të mbante post partiak.

Kjo barrierë tani është hequr, pasi me ndryshimet e votuara dje, presidenti nuk do të jetë më  me prirje neutrale, shkruan gazetametro.net.

Numri i deputetëve që, siç shihet, do të kenë mundësi vetëm të votojnë pro Erdoganit, do të rritet.

Nga 550 sa ka aktualisht parlamenti turk, do të bëhen 600 deputetë, e për t’u bërë i tillë turqve nuk u duhen më 25 vjet e më shumë, por vetëm sa ta mbërrijë moshën e pjekurisë. Pra, 18.

Ndërkohë që deputetët s’kanë të drejtë të ngrejnë mocion mosbesimi ndaj presidentit, ai mundet ta shpërndaj atë kurdo që të dojë.

Ndryshimet kushtetuese parashohin këtë kompetencë të presidentit, e cila vendos fatin e deputetëve në dorën e një njeriu, pra të Erdogan.

E për ndjekje penale ndaj presidentit, vështirë të flitet.

Erdogan, djali i të cilit dikur kishte probleme me ligjin, ka propozuar që presidenti mund të ndiqet nga ligji vetëm për tradhti.

Pra, duke i rezervuar vetës imunitet të plotë.

Dhe, meqë nuk do të ketë gjykime të rangut të lartë, pasi ata do të kenë imunitet, me propozime do të hiqen gjykatat ushtarake.

Presidenti ndërkohë, siç ndodhë në çdo shtet presidencial, vendos për fatin e 13 gjyqtarëve.

Pra, i emëron e mund t’i shkarkojë kur të dojë.

I pari i shtetit turk, do të merret edhe me punët e zakonshme, që dikur merrej kryeministri.

Ai do të nënshkruajë urdhëra dhe do ta përgatisë vetë buxhetin, pasi kështu parashihet në ndryshimet kushtetuese që dje u votuan në referendum.

5 komente në “Si ndryshon tani Turqia e Sulltanit Erdogan!”

  1. xxx says:

    Ne nuk na intereson se qfar ben Erdoani me Turqin rendsi ka qe aj eshte mik i shqiptarve
    Janullistat dhe tgfs ti bin dorjanes

  2. Albani says:

    Kane dale dhe po u sullen Erdoganit zagaret gazetare gjyleniste.
    Te pakten mos genjeni dhe te shkruani vetem ato qe ju interesojne qe ti trullosni dhe me keq analfabetet.
    1- senati apo parlamenti qe del nga zgjedhjet e pergjithshme parlamentare do te kontrolloje parlamentin dhe presidentin zakonisht e zgjedhin partite qe kane me shume vota ne popull
    2-Senati mund ta shkarkoje dhe coje perpara drejtesise presidentin me dy te tretat e votive
    3-Ministrat I zgjedh partia fituese ,por vulen e ve presidenti ashtu si ndodh kudo
    4-Ministrave u hiqet mandate I deputetit ashtu si e kemi dhe ne
    5-Nuk e kuptoj se perse nuk u dashka qe Erdogani te shkrije gjykaten ushtarake,kur ajo duhet te jete per te gjykuar ushtarake vetem ne rast lufte,mire beri sepse asnje vend nuk e ka.
    6-Anetaret e gjykates kushtetuese zgjidhen ne baze te kushtetutes,dhe nga presidenti dhe nga keshilli I larte I drejtesise.
    7-Anetaret e keshillit te larte te drejtesise zgjidhen 5 nga presidenti,6 nga parlamenti dhe 2 vendet e tjera I takojne ministrit dhe Zv.ministrit te drejtesise.
    ME TREGONI TANI MORE GAZETARE GJYLENISTE SE KUSH JANE TE DREJTAT E PRESIDENTIT;
    1-FRANCEZ
    2-AMERIKAN
    3-RUS
    Ndaloni more njerez te shitur,sepse eshte Evropa qe po I sulet Turqise ajo qe po rreshqet ne nacionalizem fashist,i cili do te jete shkaku I shkaterrimit te Evropes.
    Eshte Evropa more te zgjebosur qe do te nxjerre dikur ne krye “‘Putinet”e saj diktatore ne France,hollande dhe Austri ajo qe do te na veje flaken.
    Perse more zagare te etur per para nuk shkruani per presidencat diktatoriale reale,perse nuk shani Putinin apo mbeshtetesit e tij te cilet megjithese shumice nuk e pengojne ate qe te vrase gazetare opozitare dhe lidere kundershtare diten per diell me pushtetin e tij absolut.
    Une nuk eshte se kam simpati per politikanin Erdogan,por reagoj duke pare gjithe ate histeri histerikesh kunder Erdoganit I cili na qenka fajtor per cdo gje qe po ndodh ne oborret e shtepive dhe kryeministrive Evropiane.

  3. ts says:

    O ti Qqqofte Kosove apo Maqedonie qe edhe breket i ulni kur ndigjoni sulltanturqi se edhe voten ja dhat aty ku jeni e jetoni ! 500 vjet sju dolen shkerdhim e tani prap i faleni se ju ka hy xhamia ne byth e ju sjell orgazem ! Ju nderoi emer ,gjak ,tru e gati jeni ti bashkoheni qe tju quajn nje komb e tja stamponi ate gjys hene flamurit tuaj !Ju maroft Zoti qe sju ka ngel pak memorje e seder te kujtoni miliona shqiptar te humbur e te haruar ne kte shtet “mik”e tani cojani grat ,motrat e femijt ne haremin qe me siguri do ringrej perseri Sulltan Erdogan i par pas 100 vjetesh ! Tgfs e Janullatosi gjith jeten dorianes i kan ra e jo bythes tate e time e nga nje qen qe lef te keqe ske, po shif ket “pitbullin”gjys hanes qe te blujti per 500 vjet e mos kujton se ta ka haru shijen, se hala ju vjen era rigon turk kur na kaloi ne hell ! Prandaj hiqe nga fjalori ate MIK se asnji miku nuk ja kan pa hajrin shqiptaret ! Kjo fitore me diferenc aq te vogel , kur ne qytetet kryesore humbi ndjeshem per ndryshime te tilla kolosale, nuk justifikon aspak kte kasap ambicioz qe po kthen Turqin mbrapa e te shofim cfar cfar mcef akoma ky satrap ! …..

  4. Edhe ti says:

    Po cna rruhet o koqe kandari se cndodh ne turqine tende te dashur ,dhe zotrote po na merr mundimin dhe po na shpjegon.Akoma nuk hiqni dorë nga adhurimet e diktatorëve o popull mjeran

  5. Trimi says:

    Dmth Erdogan do ja hypi janulles per koh te gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje