Koreja e Veriut ka dështuar me përpjekjet e saj gjatë testimeve për të nisur një raketë balistike nga bregu lindor i vendit. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët ushtarakë të Koresë së Jugut dhe ata amerikanë, një ditë pasi Pheniani paralajmëroi SHBA-në se ishte gati për luftë.
BBC shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan se një raketë balistike shpërtheu në sekondat e nishes.
Dje Koreja e Veriut organizoi një parakalim masiv të raketave me rreze të gjatë balistike në një paradë të madhe ushtarake në Phenian.
Koreja e Veriut ka kryer tashmë pesë teste bërthamore dhe një disa nisjesh raketash, në kundërshtim me rezolutat e OKB-së.