Paralajmërojnë ekspertët: Koreja e Veriut do të mbushet me miliona kufoma

16 Prill 2017, 13:21Bota TEMA

Një ekspert gjerman ka parashikuar se Koreja e Veriut do të mbushet me miliona kufoma.

Rudiger Frank,  dhe një ekspert i Koresë së Veriut dhe Azisë Lindore, ka thënë se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un nuk do të ketë asnjë “zgjidhje” përpos hakmarrjes nëse Donald Trump urdhëron sulm me raketa në vend.

 

Ai the se pavarësisht se edhe më herët Koreja e Veriut dhe SHBA ishin në tensione me kërcënime atomike, ardhja e Presidentit Donald Trump dhe lëvizjet e fundit të Koresë së Veriut nënkuptojnë se situata tani është “e rrezikshme”.

Frank, i cili rregullisht viziton Korenë e Veriut dhe mban ligjërata në disa universitete në Jug, tha për revistën Stern: “Loja me bomba atomike është fundamentalisht e rrezikshme”.

I pyetur se si do të përgjigjej Kim ndaj një sulmi nga SHBA, Frank tha: “Kim Jong Un nuk ka asnjë zgjidhje përveç se të përgjigjet ushtarakisht”.

“Përndryshe, ai është i mbaruar dhe sulmi tjetër do të ishte i para-programuar sidoqoftë. Është e paqartë nëse ai do të përgjigjej ndaj tri raketave me tri raketa, ose menjëherë të urdhërojë sulm të përgjithshëm, suke supozuar se ai ka vetëm këtë përpjekje.

Në fund, Gadishulli Korean do të ishte një fushë me rrënoja e tym dhe i mbushur me miliona kufoma, për të mos përmendur pasojat gjeopolitike”, tha ai.

I lindur në Gjermani, Frank tha se mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje paqësore të krizës do të ishte që programi bërthamor i Koresë së Veriut të lejohej.

1 komente në “Paralajmërojnë ekspertët: Koreja e Veriut do të mbushet me miliona kufoma”

  1. shushica says:

    Eksperti thote qarte …Korea do te mbushet me miliona kufoma…pra pa bere dallim midis Veriut dhe Jugut…qe nenkupton nje lufte berthamore SHBA….Kore e Veriut….Ndersa titulli i gazetes thote Koreja e Veriut…do te mbushet me kufoma …ata te Korese se jugut presupozon perkthyesi nuk do te vdesin …gazetari servile idiote …kur ministri i jashtem kinez ,qe natyrisht eshte me i informuar se perkthyesi yne tha…ne rast shperthimi te gjithe do te jene humbes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje