“Epokës së durimit strategjik me Penianin i ka ardhur fundi”.
Kështu u shpreh zv.spresidenti amerikan, Mike Pence, gjatë ndalesës së tij në zonën e çmilitarizuar mes dy Koreve.
Vizita e numrit dy të Shtëpisë së Bardhë në Korenë e Jugut vjen në kohën e përshkallëzimit të tensioneve në gadishullin korean, me retorika të nxehura si nga ana e Shteteve të Bashkuara, ashtu dhe nga Veriu komunist.
“Është nder i madh për mua, që t’u sjell ushtarëve koreano-jugorë urimet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
I lavdërojmë për vigjilencën e treguar këtu, përgjatë këtij kufiri historik të lirisë, dhe i përcjellim vendosmërinë e popullit amerikan për të qëndruar në krah të atij të Koresë së Jugut në muajt dhe vitet në vazhdim, e për të garantuar qëndrueshmërinë e objektivit të një gadishulli korean pa armë bërthamore”, tha Mike Pence, zv.president i Shteteve të Bashkuara.
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve mbërriti në Seul pak orë pas testit të dështuar raketor të Penianit.
Të hënën, Amerika dhe Koreja e Jugut nisën një stërvitje të përbashkët ushtarake të forcave të tyre ajrore, për të garantuar – sipas raporteve në media, – gatishmërinë e të dyja palëve ndaj çdo kërcënimi të Koresë së izoluar të Veriut.
Pence, babai i të cilit ka shërbyer në luftën koreane, u shpreh se Shtetet e Bashkuara kërkojnë që siguria në gadishull të arrihet me mjete paqësore dhe negociata, por shtoi se në tryezë janë të hedhura të gjitha opsionet e mundshme.
Koreja e Veriut e zhvilloi testin të dielën, si sfidë ndaj paralajmërimeve të shtuara amerikane se do të ketë pasoja serioze kundrejt provokimeve të tilla, përfshirë këtu edhe përgjigjen ushtarake.
kruajeni kruajeni
se do ua zgjidhe nje here e mire ate problemin e baterive te samsungut qe pellcasin kim trashaluqi
Ca po te ben koreja ty o race m.
Ca po te ben koreja ty o race m. ..