Gazetari serb: Edi Rama, lideri më i madh i Ballkanit

21 Prill 2017, 23:14Rajoni TEMA

Mediat serbe kanë sulmuar gazetarin  në Beograd, Slobodan Georgiev, duke e quajtur ‘më shqiptar se shqiptarët’, lidhur me një reagim të tijin në Twitter, ku ai thotë se “Edi Rama është lideri më i madh i Ballkanit”.

Gazeta serbe ‘Informer’, duke komentuar reagimin në Twitter të Georgiev, shkruan se ky gazetar ja ka futur kot, përcjellë gazetametro.net.

“Gazetari Slobodan Georgiev pa u skuqur ia futi se kryeministri shqiptar Edi Rama për të është lider i Ballkanit!”.

Georgiev në Twitter ka kritikuar reagimet e Vuçiçit pas deklaratës së Ramës se nëse BE i mbyll dyert për vendet e Ballkanit Perëndimor, atëherë Kosova dhe Shqipëria do të bëhen bashkë.

“Edhe një nga deklaratat e pa kripë, edhe pse zgjedhjet janë kryer. Por, çfarë do të thotë kjo? Lider është Rama e jo ti”, ka shkruar Georgiev duke u thirrur në deklaratat e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç me rastin e paralajmërimeve të krijimit të Shqipërisë së Madhe të cilat u thanë ditëve të fundit nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit.

Gazeta serbe Informer, me tej shton se, këto deklarata të Georgiev’it dhe sulmuesve nga OJQ-të urrejnë gjithçka që është serbe, dhe nuk duhet askush të çuditet prej tyre, duke pasur parasysh deklaratat e tij të mëhershme kur ka pohuar se “Serbia është krijesë fashiste”.

4 komente në “Gazetari serb: Edi Rama, lideri më i madh i Ballkanit”

  1. boom says:

    Serbia eshte nje krijese fashiste. Republika Srpska ne Bosnje eshte nje krijese e gjenocidit fashist serb.

  2. DETARI Atllantidhes? says:

    Pergezime ketij Gazetarit serb !
    Jo se ngriti zotin Rama , por per guximin dhe realitetin .

    ????????????

  3. Albani says:

    Patjeter qe eshte Lideri I Ballkanit,po ta krahasosh me Vicin,Cipuren dhe gurunevskin.

  4. Tralala says:

    E pelqejne serbet Ramen se eshte I gjate, trim, artist e me palle ne dore. Kur shikon Vucicin si vajze e Gruevskin rrakitik, atehere kush mbetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje