Ministri i PS: Çadra e PD po mbahet peng nga ekstremistët që duan të rikthejnë ’97

21 Prill 2017, 20:14Politika TEMA

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, ministri i Pushtetit Vendor, Eduard Shalsi ka komentuar deklaratat e eksponentëve të Partisë Demokratike mbi aktualitetin politik dhe bojkoton e Kuvendit.

Shalsi thotë se eksponentët e PD po shfaqen me deklarata që ngjasojnë me lojëra fjalësh, ndërsa sipas tij përpiqen të fshehin të vërtetën e bojkotit të Kuvendit, pasi kanë frikë të votojnë vettingun.

Ministri thotë se i vetmi veprim i përgjegjshëm i Partisë Demokratike do të ishte kthimi në Kuvend dhe regjistrimi sa më parë për të marrë pjesë në zgjedhje. Gjithashtu ministri i Partisë Socialiste shprehet se çadra e PD po mbahet peng nga ekstremistët që duan të rikthejnë 1997.

Statusi i plotë i ministrit ne rrjetin social:

Eksponentë të ndryshëm të Partisë Demokratike shfaqen me deklarata që hera-herës ngjajnë me lojëra fjalësh.

I tillë është edhe ai i sotmi i Tritan Shehut. Përpiqen të fshehin të vërtetën e bojkotit të parlamentit, që përditë e më shumë po bëhet e qartë për të gjithë shqiptarët : frika për të votuar vettingun !!!

Përpjekjeve të krerëve të PD për të rikthyer ’97 dhe destabilizuar vendin, shqiptarët i janë përgjigjur duke bojkotuar çadrën që tashmë po mbahet peng nga një grup ekstremistash.

Krerët e PD-së me këtë qendrim po tradhëtojnë jo vetëm Partinë Demokratike por edhe Shqipërinë.

I vetmi veprim i përgjegjshëm i Partisë Demokratike do të ishte kthimi në Kuvend dhe regjistrimi sa më parë për të marrë pjesë në zgjedhje.

Vetëm kështu Shqipëria, do të mund të ecë përpara me zbatimin e reformës në drejtësi dhe te përmbush aspiratën e kahershme të integrimit në Evropë.

1 komente në “Ministri i PS: Çadra e PD po mbahet peng nga ekstremistët që duan të rikthejnë ’97”

  1. Fredi Tiranë says:

    Po nuk mbrojtët vendin nga dhunuesit,
    ;—-JEPNI DORHEQJEN!
    S’ju duam pêr kukulla! BASHA LIGJIN TA BËJË NË PD!
    KUSH THYEN LIGJIN,TË DËNOHET!!??????????????????????????????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje