Kryeministri Edi Rama, ka publikuar raportin e ministrit italian të ekonomisë dhe financave Pier Carlo Padoan, të paraqitur në Komitetin Ndërkombëtar Moneta.
Në këtë raport pasqyrohet situata dhe prespektiva ekonomike e Shqipërisë.
Sipas tij, në vitin 2016, ritmi i zgjerimit të ekonomisë shqiptare u rrit më tej me rreth 3.5 përqind.
Më poshtë po publikojmë postimin e plotë të shefit të qeverisë.
KUSH GËNJEN (23)
Raporti i Pier Carlo Padoan, Ministri italian i Ekonomisë dhe Financave, në Komitetin Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN, në Washington më 21 prill, ka këtë pasazh për Shqipërinë ku jepet një pasqyrë shumë e qartë për këdo që do të kuptojë situatën dhe perspektivën e ekonomisë shqiptare:
Në vitin 2016, ritmi i zgjerimit të ekonomisë shqiptare u rrit më tej (rreth 3.5 përqind), ndërkohë që treguesit kryesorë ekonomikë dhe të stabilitetit fiskal e financiar u përmirësuan.
Autoritetet kanë vazhduar të ndjekin agjendën e tyre të reformave, që synojnë zgjerimin e potencialit të rritjes dhe elasticitetin e ekonomisë.
…
Përshpejtimi i rritjes së ekonomisë, mbështetur tek investime më të larta private, rritja e konsumit dhe rritja e eksporteve, çoi në një rënie të konsiderueshme të shkallës së papunësisë (në 14.5 për qind në fund të vitit 2016, nga 17.7 në fund të 2015).
Inflacioni bazë dhe ai kryesor u rritën, duke ndjekur rrugën drejt arritjes së inflacionit objektiv të Bankës së Shqipërisë. Defiçiti i llogarisë korrente u kontraktua duke përfituar nga eksportet më të larta, ndërsa përshpejtimi i investimet e huaja direkte në industrinë energjetike dhe atë nxjerrëse lehtësuan kërkesat e financimit.
Treguesit e lartë tregojnë për një moment të qëndrueshëm rritjeje edhe përgjatë gjysmës së parë të vitit 2017.
Konsolidimi fiskal mbetet në rrugën e duhur. Pas më shumë se dy dekadave të defiçiteve primare të vazhdueshme, prej vitit 2016 po regjistrohet një sufiçit primar struktural; Borxhi publik ndaj PBB-së tani është vendosur në një trajektore rënieje të qëndrueshme. Këto rezultate pasqyrojnë gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme për të përmirësuar menaxhimin e financave publike, si nga ana e të ardhurave ashtu edhe të shpenzimeve, përfshi reformat e sektorit të pensioneve dhe të energjisë.
…
Sistemi bankar është i shëndetshëm, likuid, me fitim dhe i mirë-kapitalizuar. Janë iniciuar disa ndryshime ligjore dhe rregullatore si pjesë e një strategjie të efektshme për të përballuar dobësitë që vijnë si pasojë e huave të këqija.
Është miratuar një ligj i ri për falimentimin, ndërkohë që janë amenduar ligji për regjistrimin e pasurive të patundshme, ai për sigurimin e padive dhe ai për përmbarimin privat me qëllim për të mbrojtur të drejtat e huadhënësve dhe forcimin e zbatimit të kolateraleve.
…
Duke ecur më tej, rritja dhe elasticiteti i ekonomisë do të mbështeten më shumë duke forcuar bazat, duke nxitur besimin dhe mjedisin e biznesit, duke lehtësuar gradualisht kushtet financiare të vendit, po ashtu si dhe nga një mjedis i përmirësuar jashtë vendit. E rëndësishme është që autoritetet mbeten krejtësisht të angazhuara ndaj agjendës së tyre të reformave drejt një rritjeje të qëndrueshme dhe procesit të përputhshmërisë me Bashkimin Europian.
Me vjen çudi se si ka “kohe” ministri italian te meret me Shqiperine kur dihet qe Italia (d.m.th. ministri italian Padoan) eshte e fundit e BE-se ne ritjen ekonomike per 2016-ten!
Problemet ekonomike te Italise jane kaq te renda sa askush nuk i “zgjith” dot edhe sikur te rrij 24 ore mbi to e jo te ket kohe te meret me Shqiperine.
Fundi i vitit do te jete me i zymti per Italin sepse do te rendojne shume detyra te pa bera prej Padoanit e Renzit te tij.
Ci sentiremo a genaio 2018! Ciao!…