Ekonomia në 2017-n është përmirësuar dhe vendi ofron mundësi më të mira për investim se një vit më parë, sipas vlerësimit të bizneseve gjermane. Shoqata gjermane e Tregtisë dhe Industrisë publikoi dje rezultatet e anketimit me kompanitë gjermane, ku 76% e të anketuarve pohonin se do të investonin sërish në Shqipëri.
Raporti me rezultatet e anketimit vlerëson se gatishmëria e biznesit për të investuar sërish në vend shënon rritje pozitive me 10 për qind krahasuar me 2016-n, ku 67 për qind e të anketuarve ishin të gatshëm të ktheheshin sërish për investime.
Por, nga ana tjetër, biznesi ka ulur gatishmërinë për të rritur numrin e të punësuarve. “Gatishmëria për rritjen e numrit të punonjësve ka rënë lehtësisht në krahasim me një vit më parë, ku 31% e të anketuarve janë të gatshëm të rrisin numrin e punonjësve, ku në 2016 ishin 35% të biznesit të rrisnin numrin e të punësuarve. Ndërkohë 62% e biznesit nuk planifikojnë ndryshime, kurse në 2016 ishin 55% e tyre që nuk donin të ndryshonin numrin e të punësuarve”, thuhet në raportin e shoqatës gjermane.
Pjesa më e madhe e kompanive ka vlerësuar veçanërisht situatën për vetë biznesin si më të mirë, krahasuar me një vit më parë shkruan panorama. Sipas rezultateve të anketimit, më shumë se gjysma e të anketuarve i janë përgjigjur me “mirë” ose “kënaqshëm” pyetjes mbi situatën aktuale ekonomike në Shqipëri.
Rreth 39% e të anketuarve kanë pohuar se situata e tyre e biznesit është përmirësuar, ndërsa rreth 39% të tjerë kanë deklaruar se situata ka qëndruar e pandryshuar. Në 2016-n vetëm 28 për qind e biznesit pohoi për përmirësim të situatës së kompanisë. Për sa u përket pritshmërive të ekonomisë shqiptare, kompanitë shpresojnë në përmirësimin e situatës.
nje lajm shume i mire per sektorin ekonomik, pikerisht investimet e huaja jane mese te rendesishme per ndryshimin e vendit dhe punesimin e qytetareve
Shpresoj edhe qytetaret te sillen me mir me turistat dhe bizneset e huaja te mundshem!
Pervec Gjermaneve jane edhe 25.000 Italiane qe kane ardhur dhe kane hapur bizneset e tyre ne Shqiperi, duke pranuar vete me gojen e tyre qe keto lehtesira nuk i kemi patur kurre ne Itali. Mund te hapin nje Biznes brenda 24 oresh duke paguar vetem 100 Lek ne QKB, me pas taksat… Italianet: Keto sjane taksa por vetem sigurime shoqerore qe mund te perfitojne shendetesi falas dhe nese do te duhen per te llogaritur pensionin.