Kina apel SHBA-së dhe Koresë së Veriut për qetësim të situatës

24 Prill 2017, 12:12Bota TEMA

Në një kohë kur situata mes SHBA dhe Koresë së Veriut është mesë e tensionuar, Presidenti kinez, Xi Jinping ka bërë thirrje këtë të hënë për vetëpërmbajtje nga të gjitha palët. Ai i ka bërë  thirrje aleatit të saj Koresë së Veriut dhe presidentit amerikan, Donald Trump të ulin tensioned midis tyre.

Ndërkohë aroplan mbajtësja amerikane USS Carl Vinsos sëbashku me  dy lutanije japoneze janë drejtur drejt ujrave koreane. SHBA po dërgon atje areplanmbajtësen e saj drejt Koresë së Veriut si një shenjë paralamërimi që Kim Jong Un të mos zhvillojë më teske bërthamore.

Por siç duket Korea e veriut nuk e ka pritur mirë këtë fakt dhe ka thënë këtë të hënë përmes shpypit të saj se dërgimi i “USS Carl Vinson” ishte “një akt ekstremisht i rrezikshëm nga ata që planifikojnë një luftë bërthamore për të pushtuar Veriun”.

“Shtetet e Bashkuara nuk duhet të nxitohen dhe të sillen në mënyrë të pakontrolluar, e duhet të konsiderojnë çdo pasojë katastrofike nga akti i pamend ushtarak provokues. Ajo që vlen për agresorët janë viktimat dhe vdekjet”-shkruhet në “Rodong Sinmun”, gazeta zyrtare e Partisë së Punëtorëve të vendit të izoluar komunist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje