"Shërbimi gjerman i Inteligjencës ka përgjuar Interpolin"

22 Prill 2017, 21:08Bota TEMA

Shërbimi gjerman i inteligjencës (BND) ka përgjuar për vite Interpolin si dhe zyrat e shërbimit në disa vende, duke përfshirë Greqinë, Austrinë dhe SHBA-në thuhet në një botim të revistës gjermane Der Spiegel.

Revista citon dokumente sipas të cilave BND kishte shtuar e-mail adresat, numrat e telefonit dhe numrat e faksit të hetuesve të Interpolit në listën e monitorimit.

Revista thotë se shërbimi i zbulimit gjerman përgjoi Zyrën Evropiane të Policisë, përkatësisht agjencinë përgjegjëse të BE-së për zbatimin e ligjit me seli në Hagë.

Spiegel shkruan së në shkurt BND monitoroi telefona, fakse dhe e-mail e disa organizatave gazetareske duke përfshirë edhe Neë York Times dhe të Reuters.

Përgjimet e BND dolën në dritë gjatë hetimeve të Bundestagut mbi akuzat se Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA (NSA) kishte bërë përgjime jashtë tokës amerikane, duke përfshirë edhe përgjimin e telefonit celular të kancelares Angkela Merkel.

Konstantin von Ncojane, anëtar i të Gjelbërve dhe komisionit parlamentar që ka kryer hulumtimin, e përshkran raporti i fundit mbi përgjimet e BND si «skandaloz dhe të pakuptueshëm”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje