Presidenti i Filipineve paralajmëron terroristët e ISIS: Mund të jem 50 herë më brutal se ju, do t’iu ha mëlçinë

24 Prill 2017, 12:44Bota TEMA

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka qënë mjaft  i ashpër në deklaratat e tij në lidhje me militantët e ISIS.

I famshëm për fushatën e tij të egër kundër përdoruesve dhe trafikantëve të drogës, ku ka  vrarë 3000 persona nga ky grup, tashmë retorika e tij ka kaluar edhe tek militantët e ISIS.

Ai i paralamëroi se mund të jetë  50 herë më shumë brutal se ata.

Por retorika e tij mesa duket është bërë konkrete, pasi presidenti i Filipineve urdhëroi trupat e tij ushtarake të vrasin militantët mylsimanë, që fshihen pas një sulmi në provincën Bohol, duke i quajtur kafshë.

“Nëse doni që unë të kthehem në kafshë, jam i mësuar me këtë.

Mund të bëhem 50 herë më i keq se ju.

Nëse me bini një terrorist të gjallë, më sillni kripë dhe piper se do t’i ha mëlçinë.

Është e vërtetë që e bëj nëse me nevrikosin,” tha Duterte, shkruan agjencia amerikane e lajmeve ABC News.

2 komente në “Presidenti i Filipineve paralajmëron terroristët e ISIS: Mund të jem 50 herë më brutal se ju, do t’iu ha mëlçinë”

  1. shqip says:

    Kur do besh ndonje xhiro ketej bfa albani-stani? Hajde jepi nje krefje ketyre shpellareve.

  2. Luis says:

    Haahaaa kam qeshe me lot,me komentin tuaj,shqip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje