Pas lënies në harresë për shumë vite, qeveria nisi dje rikonstruksionin e Urës së Bunës në Shkodër, por sot ka reaguar kryebashkiakja Voltana Ademi.
Ajo thotë se bashkia nuk kishte ftesë për fillimin e punimeve, ndërsa shton se i ka bërë ftesë më parë Ministrisë së Mbrojtjes për bashkëpunim, por nuk pranuan.
Pavaresisht se dje godina e bashkise Shkoder ka qene e boshatisur, pasi nje pjese ishin ne kryqezimin e Milotit duke bllokuar rrugen, ndersa pjesa tjeter ishte ne Tirane, po ne bllokimin e rruges te rrethrrotullimi i “Shqiponjes”.
Voltana Ademi shprehet se gjithçka po bëhet për fushatë, por sipas saj, ura e Bunës ka nevojë për një projekt të plotë ndërhyrjeje dhe jo makiazhin e spektaklin e radhës, prandaj duhet të publikohet projekti dhe financimi.
Njëherësh duket sikur Voltana Ademi ka ribotuar deklaratën e disa javëve më parë teksa përsërit se Ura e Bunës është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Pavarësisht se kjo ministri ia shpjegoi njëherë me dokumente asokohe se Ministria e Mbrojtjes nuk ka në pronësi urën, por as në detyrim të ndërtojë ura. Dhe dikush duhet t’ia rishpjegojë Voltanës, pas kthimit nga protesta në bllokimin e rrugëve se, Ministria e Mbrojtjes nuk ka në pronësi ura.
Ura është bërë objekt replikash muajt e fundit mes qeverisë dhe bashkisë Shkodër.
Reagimi i Voltana Ademit:
Z.Kryeministër, Bashkia e Shkodrës nuk kishte as informacion dhe as ftesë për fillimin e punimeve në urën e Bunës.
Ne nuk refuzojmë, por përkundrazi, kemi kërkuar dhe do të kërkojmë deri në fund që banorët e Shkodrës të përfitojnë atë që i takon.
Bashkia e Shkodrës i bëri ftesë Ministrisë së Mbrojtjes në pronësinë e së cilës është dhe ura e Bunës, që të bashkëpunonim për ta bërë.
Madje ofruam dhe mundësitë tona financiare dhe projektidenē per restaurimin e plotë.
Por nuk deshët, sepse ju duhej të bënit fotot për fushatë se kujtuat se është pronë e Bashkisë.
Sot na i doli për pronar, Ministria e Kultures! Zv ministri u shpreh se është monument kulture dhe kemi bërë disa riparime!!
Ura e Bunës ka nevojë për një projekt të plotë ndërhyerje dhe jo makiazhin e spektaklin e radhës!!
Prandaj, që kjo të mos ndodhë, duhet që të bëni publik projektin dhe financimin që po realizohet, e në respekt të ligjit të jepet edhe leja zyrtare për realizimin e këtyre punimeve..