Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë, Zef Brozi shprehet se do të ishte në nderin e Shqipërisë nëse Parlamenti do të zgjidhje një zonjë presidente.
Njëherësh ai sygjeron që nëse kërkohet një president nga shqiptarët janë vendit, duhet të hiqet në Kushtetutë kriteri pengues për një rast të tillë.
“Mendoj se do të ishte në nderin e Shqipërisë nëse Parlamenti do të zgjidhte një zonjë për presidente. Në Shqipëri ka jo pak zonja me integritet të lartë që do ta kryenin këtë detyrë të rëndësishme dhe do ta përfaqësonin vendin tonë më me shumë dinjitet se burrat.
E di se ka edhe zonja shqiptare që jetojnë jashtë vendit dhe do të ishin tepër të denja për këtë post. Por ato nuk mund të merren në konsideratë sepse Kushtetuta e 1998-ës ka vënë një mur izolues për të gjithë shqiptarët që janë jashtë vendit sepse kërkon që kandidati për president duhet “…të ketë banuar në Shqipëri 10 vitet e fundit pa ndërprerje…”.
Në kushtet kur mëse 1/3 e shqiptarëve jetojnë jashtë si imigrantë, apo me punë të përkohshme , apo me studime etj., dhe kur synohet hyrja në Bashkimin Europian, mendoj se ky kriter duhet hequr”, shkruan Brozi nga SHBA.
Ide boshe, e kote dhe e demshme. Nje iluzion i rrezikshem pretendimi se mjafton nje njeri per te ndryshuar nje shtet. Pakistani apo Turqia, para 30 e 15 vjetesh, para vendeve evropiane si Franca, Italia apo Zvicra kane pasur presidente gra: Benazir Buto e Tansu Çiller. Ky fakt nuk ndikoi aspak ne ndryshimia apo perparimin e tyre. Perkundrazi. Te gjithe e kemi para syve rezultatin e degradimin politik e shoqeror te ketyre vendeve.
Eshte iluzion i rrezikshem pretendimi qe mjafton nje njeri, burre apo grua te permiresoje nje vend apo t ia rrise nderin. Per me teper qe keto politikanet tona mbase nuk kane hallatet mashkullore, por kane te njejten sjellje, mendesi, menyre pune e komunikimi e publikun si koleget e tyre. Plot vrazhdesi, vulgaritet, banalitet, arrogance, fodullek, paaftesi e hipokrizi njesoj si shpellaret sahanlepires qe na kane çuar ne kete derexhe.
Nese njihni ndonje zonje qe eshte shquar e ka bere karriere jashte vendit, lereni te gezoje frutet e punes se saj. Propozojeni per te drejtuar institutet akademike publike apo artistike tonat. Kontributi i tyre profesional do jete i vyer, por dyshoj se do t i sabotojne dallkauket pushtetmbajtes akttuale. Nderi i Shqiperise arrihet nese te gjithe ndryshojme mendesi e jo nese kembejme nje buratin me nje kukull qe do kete perreth po ata keshilltare, staf, drejtues, rregulla e protokoll vazhdojne t ia hedhin fajin botes per problemet qe shkaktojne vete
Ju kane vdekur komentet apo redaktori i faqes on line?