Nga Mirela Kumbaro
Kjo javë ishte e bukur dhe plot emocione nga Veriu në Jug. Por si në çdo kompozim ka gjithmonë një detaj që bën ndryshimin. Dhe ky detaj është kujtimi për At Gjergj Fishtën.
Merita është e Dom-Nike Ukgjini falë bashkëpunimit me të cilin morëm rrugën drejt Fishtës, pikërisht aty ku lindur një nga shkrimtarët e mëdhenj të gjysmës së parë të shekullit XX shqiptar, pikërisht aty ku shtëpia e lindjes nuk ekziston më dhe ku Kisha ka ngritur një memorial të thjeshtë deri në madhështi.
Por pjesa më interesante e udhëtimit ndodhi në #Troshan të Zadrimës. Te Kuvendi Françeskan i Troshanit.
Me pak fjalë rrëfimin e Dom Nikës po e përmbledh këtu:
Jo larg fshatit Fishtë, gjendet kuvendi i Troshanit, ku etërit françeskanë në vitin 1639 erdhën në shkrepat e këtij fshati të Zadrimës duke ngritur një Kishë dhe një shtëpi të të varfërve.
Më vonë, etërit françeskanë ishin ulur në vendin e tanishëm, ku me ndihmën e Austro-Hungarisë ndërtuan Kishën dhe Kuvendin në vitin 1857. Në vitin 1880, u dha leja e hapjes së kolegjit (shkollës) në ketë Kuvend që u inaugurua më 14 prill 1882. nga misionarët: At Mariano Pizzochini prej Palmanova, (Udine) dhe At Gian Pierro Ferrari, prej Bergamo.
Drejtori i kësaj shkolle nga viti 1883-1893, ishte At Lovro Mihaçeviq nga Bosnja i cili ka shkruar dy vepra te rëndësishme për shqiptaret, në kroatisht dhe gjermanisht: Nëpër Shqipëri, 1911 dhe Shënime nga historia e Shqipërisë 1912.
Duke qenë të nxitur nga porosia papnore për edukimin e brezave të rinj, nga ky Kolegj, u nxorr pas pesë viteve shkollim, gjenerata e parë, prej gjashtë nxënësve shqiptarë, të cilët në vitin 1886, qenë dërguar për studime të mëtejshme, në Bosnje për t’u bërë meshtarë të urdhrit Françeskan.
Dallëndyshet e para që fluturuan nga Shkodra për në rishtari (noviciat) në Guçja Gora, afër qytetit të Travnikut, (Bosnje) sipas dok. 573, dt. 15, tetor, 1886, ishin: Gjergj Fishta me emrin e pagëzimit, Jozef; Atë Anton Nënshati; Atë Jozef Blinishti, Atë Pjeter Gjadri; Atë Lorenc Mitrovic (Mazreku); Atë Engjëll Paliç.
Kolegji (shkolla) e Troshanit më pak shkëputje, qëndroi i hapur deri në vitin 1921, për të vazhduar më pas duke kryer funksionin e Kuvendit për edukimin e rishtarëve (novicie) deri në vitin 1945. Në një kohë të caktuar këtu funksiononte edhe gjimnazi katërvjeçar dhe vend studimi për filozofi dhe teologji.
Në këtë kolegj kryen shkollimet apo punuan etërit më të shquar të provincës françeskane: Ambroz Marlaskaj, (studiues i shquar i letërsisë); Marin Sirdani, (historian), Shtjefën Gjeçovi, (etnolog, arkeolog); Justin Rrota, (gjuhëtar dhe shkrimtar); Benardin Palaj,(folklorist); Gjon Shllaku, (filozof e shkrimtar); Pashko Bardhi,( letrare); Leon Kabashi, (piktor), Jak Marlekaj, (përkthyes e historian); Atanas Gegaj, (historian), Daniel Gjeçaj, (letrare); Viktor Volaj, (letrar dhe sekretar i Atë Fishtës); Donat Kurti, (gjuhëtar e folkorist), Vinçenc Prennushi, (poet, shkrimtar, përkthyes); Anton Harapi, (romancier, filozof), Atë Martin Gjoka, (kompozitor) etj.
Sipas dëshmisë së librit të pagëzuarve të famullisë së Troshanit, Gjergj Fishta ka lindur më 22 (e jo me 23) tetor, 1871, e pagëzuar me 24 tetor po të atij viti, me emrin Jozef, nga famullitari i Troshanit, nga Atë Leonardo De Martino. Siç dihet, Fishta në kushtet e Përmotshme, në vitin 1891, nga emri Jozef, kaloi në Johannes (Gjon) dhe vitin 1893, kishte marre emrin Enea-Silvio-Giorgio Fiscta, përkatësisht, Georgius Fiscta (Gjergj Fishta).
Në Troshan të Zadrimes mësues i Gjergj Fishtës, Shtjefen Gjeçovit, Pashko Bardhit, etj. ishte poeti italo –arbëresh, Leonardo De Martino ( 1830-1823), i cili ngriti poezinë shqiptare në majat më të larta me botimin “Harpa e një Arbëreshi” në vitin 1881 në shqip dhe italisht, etj..
Me drejtoren e Instituti i Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani, dhe drejtoren e Drkk Shkodër, Majlinda Laçaj dhe natyrisht në shoqërinë e ditur të Dom-Nikes, shkuam në Kuvend, takuam priftin e famullisë, At Sokol Pepushaj i cili si një udhërrëfyes i vërtetë muzeu na shpjegoi detajet e kishës, tavanin origjinal, ballkoni i korit (cantorium) me të gjitha gdhendjet autentike, që kërkonte ndërhyrje për mbrojtje, kuvendin e motrave, veprimatritë edukuese e kulturore, gjurmët e themeleve të shkollës së Gjergj Fishtës e të kulmeve të saj në krahun e majtë të kishës, të cunguar në vitet e errta kur besimin diktatura e pat dënuar me vdekje pa e vrarë dot kurrë.
Të gjitha këto At Sokoli na i rrëfeu me pasionin e besimit dhe shpejtësinë e njeriut që e prisnin pas pak minutash të fillonte meshën e pasdites, ndërsa kisha mbushej dalëngadalë me zadrimoret e urta.
Sot Kuvendi i Troshanit si një vend historik në vete, është i restauruar dhe i sistemuar me shumë kujdes nga Provinca françeskane shqiptare. Ka ambiente të brendshme të bollshme dhe shumë të përshtatshme për krijimin e një muzeu përkujtimor për të gjitha këto koka të ndritura françeskane shqiptare, të cilat aq shumë punuan për popullin tonë sa nuk dimë në ç’mënyrë do ua kthenim.
Mandej, Kuvendi për rreth e qark ka një hapësirë magjepse dhe atraktive rrëzë vargmaleve të Troshanit. Ka një infrastrukturë të re e solide. Në këtë hapësirë, thënë ndryshe, mund të zhvillohej lirshëm një turizëm i suksesshëm kulturor vendas dhe i huaj.
Unë jam shumë dakord me Dom Nikën që Kuvendi i Troshanit është vendi ideal për të nderuar jo vetëm Gjergj Fishtën, atje ku ai jetoi, u shkollua dhe shërbeu, por për përjetësuar nderimin për të gjitha këto mendje të ndritura jo vetëm për katolicizmin shqiptar por edhe për kulturën dhe letrat shqipe.
Me këtë rast do shmanget kakofonia e padija e krijuar në mënyrë artificiale dhe amatore , ndërsa ne si autoritete kulturore do ndjehemi më kryelartë përballë detyrimit të pashlyeshëm për nderimin e figurave të Kombit, sepse krahas “Qendrës Muzeale Ndre Mjeda” (vepër e pasionit të Dom-Nike Ukgjinit) do t’i shtohej kulturës shqiptare edhe një Qendër e rëndësishme me figura të merituara nga bota françeskane.
Ne e filluam punën: shumë shpejt Kuvendin e Troshanit e shpallim monument kulture, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe DRKK Shkodër, po përgatisin dosjen.
#PunëTëMiraMeNjerëzTëMençur
Gjergj Fishta – ky kolaboracionist I fashizmit
Boll më me këtë fundërrine fashiste! Flasim për një maskara që përgatiti pushtimin e Shqipërisë përmes propagandës së financuar nga Vatikani dhe qeveria musoliniane, në gazetën Hylli i Dritës. Flasim për një maskara që skedonte dhe spiunonte atdhetarët dhe luftëtarët kundër pushtimit fashist. Gjithashtu në aspektin artistik, vepra e tij është një manifest folklorizmi i rëndomtë ballkanas. Një rrasë varri e financuar nga kisha për të promovuar veglat e veta dhe që rrezikonte të mbyste gjithë krijimtarinë letrare të kohës, siç thoshte dikur Kadare. Folklorizmi i rëndomtë i Fishtës ishte inkuizicioni i letërsisë moderne. Letërsia e tij u financua vetëm e vetëm për të varrosur letërsinë moderne alla migjeniane që i bënte apel reagimit qytetar, duke e çuar letërsinë qëllimisht,100 vjet prapa. Ngritja e kultit të figurave si Fishta, nga Kisha dhe interesat e huaja koloniale, kishte si qëllim krijimin e zërave gjoja patriotike, inelektualë dhe me reputacion që mbështesnin pushtimin e huaj, duke kërkuar të manipulonin shoqërinë shqiptare.
MJAFT se na e shpifet ?
Vemje komunisto sllave. Ske faj ti po kta qe te lejne te jargavitesh ktu. Aq emra sa ka nxjerre ajo shkolle patriote te shquar nuk i ka nxjerre Turku e Komunistet per 550 vjet. Ik jargavitu diku tjeter morr.
HALABAK,funderrine “patriotike” por realisht antishqiptare! Nuk te pelqen e verteta!? E c’a pastaj mor FUNDERRINE ?
Kulturohu pak :
Poema E Mjerimit
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.
e mbi ta n’ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. e mjerimi mirfilli ndien tradhti.
mjerimi ka vulën e vet t’shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin –
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t’mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t’cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
mjerimi s’ka fat. por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t’shkyem dhe të coptuem me t’dalun bese.
mjerimi tërbohet n’dashuni epshore.
nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t’qelbta, t’ndyta, t’lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; t’verdhë e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
dhe aty zajnë fillin t’marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
mjerimi në dritzën e synit t’kërthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nën tavan t’tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt’ i keq
tu’ ndukë gjitë e shterruna t’zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s’e don, por vetëm mallkon.
vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!
mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.
mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet,
atij grusht që n’gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
nji fryt kur s’piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n’bark t’dheut mbaron.
mjerimi punon, punon dit e natë
tu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n’gjujë, n’baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
shpërblim qesharak! për qindenjë afsh
në ditë – vetëm: lekë tre-katër dhe “marsh!”.
mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis s’ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
mjerimi gjithashtu len dhe n’trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n’gjoks ndoj dhimbë,
mund që t’len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz’ i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan’ i njeriut që vdiste nën tra.
kështu nën kambët’randë t’zotit t’egërsuem –
thotë prifti – vdes ai që çon jetë të dhunuem.
dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got’ e helmit në trashigim brezninash.
mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n’fyt për me harrue nandhetenand’ halle.
e gota e turbull, gota satanike
tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
tê gjitha hallet skami n’gotë i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.
mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t’bajnë t’çmendesh,
që t’ap in litarin të shkojsh fill’ e t’varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
mjerimi s’don mshirë. por don vetëm të drejt!
mshirë? bijë bastardhe e etënve dinakë,
t’cilt n’mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ n’shplakë.
mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n’ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
zadrima toka e bekuar ku dhe nxori njerez te bekuar krenar pse jam katolik ,por ne te njejten kohe i perkas kesaj treve me kulture ilire nga me te hershmet ne vendin tone .djepi i shkollimit te njerzve te medhenje si fishta e shume te tjere.
Nese je krenar,ne rradhe te pare shko dhe nderroje emrin sllav (za drima) te krahines prej nga vjen ? Gjeji emrin ilir qe ka patur dhe pastaj shit pordh neper internet ?
E mos harro : GJERGJ FISHTA KA QENE NJE KOLABORACIONIST I FASHIZMIT DHE TRADHETAR I INTERESAVE KOMBETARE!
Ka plot patriote nga ajo zone qe e kane nderuar veten dhe krahinen,ashtu sic ka nga ata qe e kane turperuar (si ky Fishtuku)
OZot jepu mend shqiptareve! Ju ka hyre enver hogja ne cdo qelize te trurit e trupit.
Kjo ehste fatkeqesia me e madhe e shqiptareve. Enver hoxha qe ja treti eshtrat Fishtes ne Bune!
Fishta cilesohet Homeri i Shqiperise ju e beni tradhtar.
Ketyre njerezve me kete lloj mendje vetem Zoti mund ti tregoje vendin.
Turp o mostra te shekullit 21!
Fishta quhet TRADHETAR I INTERESAVE KOMBETARE!
E verteta dhemb por sheron!!!
Te lumte Mirela Kumbaro qe po rilind trashegimine kulturore te lene pas dore. Te lumte qe po angazhon me ne fund njerez te afte per te bere kete pune kaq te rendesishme per kulturen shqiptare.
Ky do te jete si nje vend pelegrinahi per qytetart e zones dhe te gjithe Shqiperise.
Ju falenderoj!