Nuk dorëzoni deklaratat tatimore? Kujdes, tatimet do t'ju vlerësojnë nga zyra

29 Prill 2017, 13:28Ekonomia TEMA

Tatimet kanë njoftuar bizneset së në rastet, kur tatimpaguesi nuk dorëzon në afat një deklaratë tatimore, atëhere ai fillimisht do të njoftohet nga tatimet për mospërmbushjen e këtij detyrimi Brenda pesë ditësh.

Nëse Brenda 10 ditëve tatimpaguesit ende nuk e kanë bërë deklarimin, tatimet do të bëjnë  një vlerësim të detyrimeve tatimore të tatimpaguesit, sipas njërës prej metodave alternative.

Tatimet sqarojnë se do të zbatohet procedura e mëposhtëme, përcaktuar në nenin 71/1 të ligjit nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar:

-Në çdo rast kur një tatimpagues nuk ka dorëzuar  deklaratën/deklaratat e tij tatimore, për një periudhë tatimore, ai njoftohet nga ana e administratës tatimore me anë të dokumentit “Letër Kujtesë”, për mos përmbushjen e këtij detyrimi.

-Administrata tatimore i dërgon tatimpaguesit “Letër Kujtesën” brenda 5 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit ligjor të deklarimit, me qëllim për t’i kujtuar tatimpaguesit të dorëzojë brenda 10 ditëve të ardhshme kalendarike, deklaratën e padorëzuar, që i përket një periudhe tatimore.

-Në rast se mbas kalimit të afatit 10 ditor, nga data e nisjes së “Letër Kujtesës”, tatimpaguesi nuk ka plotësuar detyrimin e tij, për të dërguar apo dorëzuar në administratën tatimore deklaratën e padërguar për një periudhë të caktuar tatimore, administrata tatimore ka detyrimin të bëjë një vlerësim të detyrimeve tatimore të tatimpaguesit, sipas njërës prej metodave alternative, të parashikuara nga neni 72 i Ligjit.

-Sistemi informatik do të nxjerrë një Njoftim Vlerësimi tatimor nga zyra, i cili i njoftohet automatikisht tatimpaguesit.

Kujdes!

Ky Njoftim Vlerësimi nuk mund të ankimohet në Drejtorinë e Apelimit Tatimor, në rrugën e ankimit të akteve administrative tatimore.

Tatimpaguesi ka të drejtë, që me marrjen e °Njoftim Vlerësimit” të bërë nga ana e administratës tatimore, sipas parashikimit të kësaj pike, të paraqesë deklaratën e tij tatimore.

Vetëm në rastin e paraqitjes së deklaratës tatimore të padorëzuar më pare, me t’u bërë ky deklarim, automatikisht anulohet vlerësimi i detyrimit tatimor të bërë nga zyra prej administratës tatimore.

Duhet të jeni të kujdesshëm, pasi:
Nëse nga ana e tatimpaguesit, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftim-vlerësimit tatimor nga zyra, nuk është dorëzuar deklarata tatimore ose nuk është paguar shuma e e detyrimit lidhur me të, administrata tatimore fillon procedurat e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore.

Kjo procedurë ndiqet për çdo lloj deklarate tatimore e çdo tatimi lidhur me të./monitor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje