Pas Brexit, BE tani "dridhet" edhe nga Frexit

1 Maj 2017, 09:49Bota TEMA

Kandidati për President të Francës, Emmanuel Macron,  deklaron se Bashkimi Evropian duhet të reformohet ose do të përballet me mundësinë e largimit të Francës nga Unioni.

Ideja e Frexit-it është hedhur me kohë nga rivalja e tij, liderja e ekstremit të djathtë, Marine le Pen, por tani edhe vetë kandidati i qendrës, një mbështetës i hapur i BE-së, e përmend këtë rrezik, duke treguar se ai është real.

Macron në një intërvistë  për BBC është shprehur  se Bashkimi Europian duhet të reformohet, në të kundërt, do të përballet me mundësinë e një shkëputjeje të Francës. Zgjedhësit francezë i drejtohen të dielën qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku gjenden përballë njëri-tjetrit dy fituesit e raundit të parë, Macron dhe Le Pen.

Kjo e fundit ka arritur sukses me retorikën anti-BE dhe ka premtuar se do të mbajë referendum për anëtarësinë e Francës në bllok.

Macron udhëheq në sondazhe  me 20 pike përqindjeje dhe është favorit për të marrë drejtimin e pallatit “Elysee”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje