Tensionet mes Amerikës dhe Koresë së Veriut duket që nuk janë shuar ende, pasi viojnë testet me raketa, tashmë edhe nga amerikanët.
Jo më larg se dje Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë testuar raketën që mund të arrijë në çdo cep të botës.
Raketa balistike “Minuteman 3” u lëshua nga baza ajrore Vandenberg dhe përfundoi rreth 8 mijë kilometra larg, në Atolin Kuajalein të Oqeanit Paqësor, njoftoi Komanda e forcave ajrore luftarake të SHBA-ve.
Testi ishte përgatitur që dhjetë muaj. SHBA ka rreth 450 raketa të tilla me rreze veprimit prej 12.900 kilometra. Ky ishte testimi i dytë nga baza ushtarake në bregdetin e Kalifonisë të cilat ndodhën Brenda një jave.
Testimi I kësaj rakete vjen në një kohë kur tensionet mes Uashingtonit dhe Pjong-jangut rritur pasi ky i fundit ka deklaruar se doo të vazdojë më testet e raketave.