Disa pamje të frikshme që mendohet se tregojnë një person duke tërhequr trupin e ish-të dashurës në një valixhe, janë publikuar nga policia britanike.
Kostandin Kostov, 43 vjeç dyshohet se ka vrarë ish-të dashurën e tij, 38-vjeçaren Gergana Prodanova, nënë e tri fëmijëve.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Exeter, ndërsa pamjet tregojn Kostov, teksa tërheq valixhen në disa nga rrugët e qytetit dhe ndalon herë pas here për të pritur që njerëzit të largohen.
Ndonëse nuk ka pamje të tij duke nxjerrë trupin e ish-të dashurës, ai është filmuar disa çaste më pas, teksa kthehet në shtëpi pa valixhen, ndërsa trupin e ka lënë pranë shinave të trenit.
Prodanova u raportua e zhdukur një vit më parë nga shtëpia ku bashkëjetonte me Kostov dhe u gjet e vdekur dy javë më vonë.
Por, Kostov mohon ta ketë vrarë.
43-vjeçari është ende në proces gjyqësor, ndërsa prokurorët kanë deklaruar se marrëdhënia mes çiftit ishte problematike dhe se ai ushtronte dhunë ndaj saj.
Gergana, sipas prokurorëve u largua nga shtëpia e tyre në Bullgari dhe u zhvendos në Britaninë e Madhe, ku nisi të bashkëjetonte me dikë tjetër, por Kostov erdhi pak kohë pas saj dhe të dy nisën të jetonin sërish bashkë.
Hetuesit zbuluan në telefonin e Kostov se ai kishte kërkuar në internet: “Sa kohë duhet për dekompozimin e trupit të njeriut?”