Sot francezët i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Në garë janë 39-vjeçari Emmanuel Macron përballë kandidates së të djathtës ekstreme Marine Le Pen.
Qytetarët francezë që jetojnë jashtë vendit kanë votuar gjatë ditës së shtunë. Qendrat e votimit janë hapur në të gjithë Francën në orën 8 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 7 të mbrëmjes.
Sipas sondazheve, Macron pritet të fitojë këto zgjedhje, të cilat po vëzhgohen me shumë kujdes nga Bashkimi Europian. Ai udhëheq me 23 deri në 26 përqind sondazhet e opinionit kundrej kundërshtares së tij Le Pen.
..uroj te fitoje Makron!!