Shërbimet e inteligjencës amerikane Cia dhe ato të Koresë së Jugut tentuan të vrisnin me substancë biokimike liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un.
Një denoncim i tillë vjen nga qeveria e Penianit e cila e ka publikuar akuzën e saj në agjensinë zyrtare të lajmeve.
“Inteligjenca amerikane dhe ajo koreano-jugore kanë urdhëruar një komplot të egër” thuhet në shkrim e cila citon komunikatën e ministrisë për sigurinë e shtetit.
Raportet mes Koresë së Veriut dhe SHBA janë tensionuar shumë kohët e fundit për shkak të aksioneve të ndërmarra nga Kim Jong un i cili teston raketa balistike të kundërshtuara fuqishëm nga Amerika.
Gjithashtu jo më larg se 3 ditë SHBA i tregoi forcën Koresë së Veriut duke testuar raketën ndërkontinentale që arrin në çdo cep të botës.