Shpërthen babai i Le Pen: Marie s'ka cilësitë e duhura për të qenë presidente

7 Maj 2017, 16:57Bota TEMA

Babai i kandidates Marie Le Pen, Jean Le Pen është shprehur se vajza e tij nuk ka mjaftueshëm cilësi për të qenë presidente e Francës.

Gjatë një interviste për “Sunday Times”, themeluesi i partisë Fronti Nacional, Jean shprehet se vajza e tij është mosmirënjohëse.

“Marine ka karakter, askush nuk mund ta mohojë, por nuk ka mjaftueshëm cilësi për të qenë presidente”, -tha Jean Le Pen.

Ai tregon se pas raundit të parë të votimeve  i ka dërguar një email vajzës së tij duke e uruar për fitore, por ajo as nuk e ka marrë mundimin që t’i ktheje përgjigje.

Le Pen ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të atin e saj, por thuhet se Jean nuk ka duruar dot që dikush, qoftë edhe vajza e tij të merrte drejtimin e partisë që ai themeloi, Frontit Nacional.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje