Ish-kreu i PD, njëherësh dhe ish-zv.kryeministër dhe Ministër i Jashtëm Tritan Shehu i është kundërvënë në një postim në rrjetin social kryeministrit Edi Rama për ditën e Evropës.
Teksa ka thënë se dita e Evropës është 8 maji dhe jo 9 maji që përkujtohet nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe tashmë si vijim i traditës nga Rusia e Putin.
Madje e cilëson një provokim nga ana e Ramës përmendja e kësaj dite më 9 maj.
Por të njejtin ‘provokim’ bën dhe kreu i PD Lulzim Basha, i cili e quan 9 majin ditën e Evropës.
“Sot është 9 maji, Dita e Europës, dita e lirisë, dita e fitores së të mirës mbi të keqen, të vërtetës mbi gënjeshtrën, të së drejtës mbi krimin. Kjo është ditë e shënuar për Europën, është ditë e shënuar për shqiptarët.
Sot unë ndjehem i nderuar që jam pjesë e bashkimit më të madh qytetar për zgjedhje të lira e të ndershme, bashkimit më të madh proeuropian e proamerikan që ka njohur Shqipëria dhe Ballkani. Ne jemi lëvizja proeuropiane e Shqipërisë!#ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe”, shkruan Basha.
Po citojmë të plotë postimin e Shehut në rrjetin social:
Kryeministri provokon apo deklaron nga padija!?
Z.Rama deklaroi se sot, 9 Maj, eshte “Dita e Europes” si dhe pervjetori i fitores mbi fashizmin, pra edhe “Dita e Fitores”!
Nuk është kështu, këto janë dy data të ndryshme:
a-8 Maji eshte “Dita e Fitores” mbi fashizmin e nazizmin e vitit 1945, per te gjithe Bllokun Perendimor.
Kjo tashme eshte e tille edhe per shumicen e vendeve ish komuniste.
Vetëm Rusia, në vazhdim të traditës së Bashkimit Sovjetik përkujton 9 Majin si “ditën e Fitores”.
b- 9 Maji eshte “Dita e Europes”, qe lidhet me paraqitjen nga Robert Schuman me 1950-ten te Planit te Bashkepunimit Ekonomik te ideuar nga Jean Monnet, gje qe shenon themelin e Europes se Bashkuar.
Fatkeqesisht edhe vitin e kaluar Z.Rama i drejtohej 9 Majit si “Dita e Fitores”, pra larg asaj qe njohin Perendimoret!
Mendova atehere se ky ishte nje “lapsus”.
Por përsëritja sot më tingëllon si diçka e qëllimshme, si një provokim ndaj të vërtetës për arësye jo të qarta për mua.
I takon Z.Rama te jape shpjegimet e tij historike a politike per kete devijim datash shume te ndjeshme e te rendesishme.
Stambolli digjet, Kurva krihet i thone kesaj o Tritan. Na thuaj a je me Cader apo pa Cader, kjo eshte ceshtja. Pra a je me Euroatllantizmin apo me Rusine e Berishes. Sepse, sa per Edi Ramen e dime dhe mbetet e provuar se Ai eshte “klysh” i kurvave Europe dhe Amerike. Folni ore per veten, ashtu sic i kerkoni privilegjet, votat, hajnite, tradhetite, persekutimet, servilizmat, militantizmat ne kurriz te te tjereve, etj., papushim – prej vitit 1945 e deri me sot. Ende nuk po e kuptoni se tani filloi, po fillon, te fryje vertet: “The wind of chnage”. Renia e Murit te Berlinit – bashkoi nje popull te ndare per se gjalli. Dhe kaq. “Era e ndryshimit” e ben shiun te pushoje, diellin te dale, henen te fshihet, pra, naten dite dhe diten nate, dhe, pa e vdekur diellin – as henen. Kjo eshte forca e ndryshimit. Te pohosh nepemjet mohimit. Njeriu dhe vdekja = dy dashnore fort te lidhur, po, objektivisht te ndashem nje dite. Perndryshe Eva dhe Adami do te ishin ende gjalle, dhe te vetem ne shpine te Tokes !. Nuk do ekzistonte shehu: Tritan.
TRITANIT NUK I KA DALE AKOMA PRESHI…. DMTH E KISHA FJALEN PER EFEKTIN E PRESHIT…..