Adnor Shameti në Zululand: "Jam jurist, e më intereson debati profesional; nuk do jem pjesë e kacafytjeve politike në Kuvend"

10 Maj 2017, 20:20Sociale TEMA

Sot në Zululand ishte i ftuar Adnor Shameti, kandidat i PS-së në listën e qarkut të Beratit.

“Jeta parlamentare, e parë nga jashtë, nuk më ka lënë një shije të mirë, por mendoj se zërat e shtruar mund të luajnë një rol për ta përmirësuar ambientin e Kuvendit”, tha Shameti.

Ai ishte i sigurtë se me të nuk do të ndodhë që futet në vorbullën e sherreve e fyerjeve që bëhen aty.

“Nuk do të jem i interesuar për debatin politik në parlament; vendi ku unë e shoh veten është komisioni i ligjeve, ku debati do të jetë i natyrës profesionale”, shtoi ai.

Lidhur me reformën në drejtësi, Shameti tha se ka disa gjëra që nuk i pëlqejnë tek paketa e reformës, por në tërësi e pranonte atë.

“Është një reformë e domodoshme; ajo duhet mbështetur qoftë edhe për faktin që largon pjesën e keqe nga sistemi i drejtësisë”, u shpreh ai.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun …

2 komente në “Adnor Shameti në Zululand: “Jam jurist, e më intereson debati profesional; nuk do jem pjesë e kacafytjeve politike në Kuvend””

  1. Meri says:

    Je nje maahtrus ti, qe shok ke veten

  2. Landi says:

    Po per justinianin universitetin qe ta mbyllen nuk humbe asnje fjale qe le gjith ata studente rrugave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje