Kur “Kaubojsi” tallej me Bashën dhe protestat e PD-së: Tentativa për të marrë pushtetin me dhunë dhe për ta mbajtur deri në gjakderdhje

10 Maj 2017, 17:00Politika TEMA

Aleati më i ri i Lulzim Bashës, deputeti Eduart Ndocaj, që i është bashkuar ndërtimit të Republikës së Re, jo gjithmonë ka qenë kaq i mirë me Partinë Demokratike.

Deputeti “kaubojs”  ka ironizuar herë pas here protestat e iniciuara nga  Basha, duke i konsideruar ato si të etuta për të marrë pushtetin me dhunë dhe për ta mbajtur me dhunë  deri në gjakderdhje.

Ja çfarë shkruante ai për protestën e dhjetorit të vitit 2015 ku militantët e PD-së ju turrën bunkerit të ndërtuar pranë ministrisë së Brendshme për ta prishur.

Pas nje dite te lodhshme dhe urise menduam te kalonim e te hanim ketu nje pizza me furrë druri, por zjarri dhe pizzat kishin mbaruar. Fluksi i madh i djeshem dhe uria e madhe per pushtet bene qe pizzat te mbaronin qe dje. Nuk eshte bunkieri simbol i regjimit.

Ky eshte nje manipulim i mendjeve te shqiptareve per te fshehur te keqijat e e medha qe pati ai sistem me luften e klasave, me burgosjet, ekzekutimet dhe me prishjen e objekteve te kulteve fetare. Keto jane simbolet e Regjimit.

Simbole te regjimit jane edhe tentativat per te marre pushtetin me dhune e per ta mbajtur me dhune e deri me gjakderdhje. Fortikimet ose bunkieret i kane gjithe bota, Zvicra eshte plot me bunkiere e ndoshta numrin me te madhe te bunkiereve e ka SHBA qe ne vitet ’60 per politiken kunder Luftes se Ftohte cdo familje amerikane kishte dhe duhet te kishte nje strehim te nendheshem,” shkruante Kaubojsi i cili duket se ka harruar ta fshijë këtë status nga profili i tij në Facebook.

1 komente në “Kur “Kaubojsi” tallej me Bashën dhe protestat e PD-së: Tentativa për të marrë pushtetin me dhunë dhe për ta mbajtur deri në gjakderdhje”

  1. Dritani USA says:

    Nuk ja vlene te harxhosh kohe me nje kercu si ky mender kaubojsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje