Në optikën e Spartak Ngjelës vetëm Azem Hajdari kishte të gjitha tiparet e një lideri pas viteve ’90, ndërsa sipas tij e ardhmja e vendit dhe e PD-së do ishte krejt ndryshe po të kishte udhëhequr Gramoz Pashko dhe po të zbatoheshin idetë e tij.
Bashkëbisedimi i avokat Ngjelës me studentët në“Shkollën Pranverore të Lidershipit” në Dhërmi organizuar nga Instituti Europian Pashko.
Duke qenë se Gramoz Pashko në vitet 70 ka qenë një nga nxënësit “kulturor” të avokat Ngjelës, çfarë mund t’ju thoje sot të rinjve nga tipi apo prototipi i Pashkos në rini?
Pashko ishte një nga studentët më me vullnet që kam takuar. E kishte nga ambicia apo e kishte nga ndonjë gjenerim i brendshëm unë nuk di tju them. Ai la një vit universitetin për të bërë një kurs jashtë kornizave të universitetit të Tiranës. Kur e takova, ai e kishte zgjedhur drejtimin e studimeve për shkenca ekonomike, dhe po të më kishte pyetur mua unë do t’i kisha sugjeruar diçka tjetër. Por ekonomia politike që bënin në atë kohë ishte Marksi dhe Adam Smith. Pra nuk ishte shkollë e keqe, por ishte shkollë formuese. Pashko më vonë u thellua shumë në studimet ekonomike në nivel teorish ekonomike, dhe kam përshtypjen dhe si pedagog do të ketë qenë shumë i mirë. Pasi dy leksione që i kam kërkuar unë, dhe kur i kam kontrolluar më vonë kur më duheshin ishin në nivele shumë të larta. Universiteti Europian i Tiranës e ka marrë si etalon dhe mirë ka bërë. Është themelues i partisë demokratike, por ata e hoqën për faktin se nuk e kuptonin. Pastaj përsa i përket raportit të tij me idetë dhe politikën kjo s’ka lidhje me shkencën, por si njeri i fushës akademike ishte në një nivel shumë të lartë. Sepse njihte mirë letërsinë, njihte shumë mirë pikturën, muzikën në të gjitha aspektet e veta. Pashko ishte enciklopedist, njihte mirë historinë, njihte në mënyrë perfekte gjenetikën, dhe gjuhët e huaja. Ai fliste në mënyrë të shkëlqyer italisht, frengjisht dhe anglisht. Këto gjuhë i njihte në nivele të larta të cilat ishin në funksion të jetës së tij akademike. Mua më vjen mirë që Universiteti Europian i Tiranës kërkon ta pozicionojë sa më lart.
Duke qënë se në pjesën e parë ju folët për cilësitë e një lidershipi, ju si mendoni, cili nga politikanët shqiptarë është me cilësitë e një lidershipi të suksesëshëm?
Unë kisha përshtypjen dhe me qënë se ai nuk jeton më, por Azem Hajdarin e kisha menduar si një lider të suksesshëm, por ai nuk arriti të vazhdonte në rrugën e tij sepse e vranë. Në momentet që ishte në pjekuri e sipër dhe kulturën po e merrte me vonesë, u vra. Po ai i kishte cilësitë. Kur e kam takuar unë Azemin unë i kam ditur këto cilësi që ju thashë, dhe ia konstatova. Ishte shumë i shpejtë në veprime. Nuk ishte anti-intelektualist, dhe luante mirë shahun e politikës. Por nëse do t’i përmbahemi të gjitha atyre cilësive që thamë më lart dhe parimeve të oksidentit, duke u kthyer tek pyetja mund të them se në Shqipëri nuk ka lider.
Meqënëse ju keni qenë një nga njerzit e afërm të zotit Pashko, sipas jush nëse ai do të kishte marrë drejtimin e partisë demokratike, si do ishte Shqipëria nëse lider i PD nuk do kishte qenë Berisha?
Tani ne “me sikur” nuk mund të ecim por unë mund tju them se Pashko e kishte bërë gati reformën ekonomike. Dhe unë e kam parë atë reformë dhe është një reformë e shkëlqyer, dhe më ka mahnitur. Meqenëse ka edhe ekonomistë këtu, gjëja që më ka pëlqyer më shumë dhe që i kishte krejtë origjinale, ishte projekti për konvertimin e monedhës dhe që sot ende nuk e kemi të konvertuar, do përdorte dy lloje lekësh. Lekun si ky i joni, që nuk e ha as qeni, dhe lekun e konvertuar. Dhe lekun e konvertuar pra të gjithë atë sasi lekësh që do hedhësh në treg duhet ta kesh të siguruar diku jashtë në një bankë, në ar apo në një monedhë të fortë, në mënyrë që të bëhet konvertimi i menjihershëm i lekut. Dhe ai e kishte bërë shum bukur pasi e njihte mirë programet kompjuterike. Dhe programin e kishte programuar vet. Mund të shikoje me detaje se si merrte territor leku i konvertuar duke i zënë vendin lekut ekzistues. Në këtë mënyrë ne do ishim të predispozuar të përdornim lekun që ishte i garantuar në ar në një bankë tjetër deri sa ky lek të zhdukej fare nga tregu, që do ishte një gjë shumë e madhe. Dhe sistemin bankar e kishte ndryshe. Pashko ishte i pari që e goditi sistemin aktual bankar, dhe kishte të drejtë, ai kishte ndërmend një tjetër sistem bankar. Duke u nisur nga kjo dhe nga kapaciteti i tij ekonomik, dhe me njohuritë e thella që kishte ai do kishte një përkrahje perëndimore shumë herë më të madhe dhe duke krijuar një besueshmëri më të lartë tek partnerët. Dhe në këtë mënyrë bashkë me Pashkon do ishte më mirë, jo vetëm partia demokratike, por edhe situata politike në vend. Por Berisha eliminoi jo vetëm Pashkon, por të gjithë zërat dhe mendimet ndryshe në parti, duke bërë që t’i ndalej rruga edhe të tjerëve për t’u afirmuar si lider.
Duke u nisur nga dy librat e tu, “Përkulja” dhe “Rënia e tiranisë shqiptare”, një mediokër si Enver Hoxha që e mbajti pushtetin për më shumë se 40 vjet, a mund ta quani lider, dhe çfarë pozicioni zë Enver Hoxha si lideri.
Të gjithë liderat komunistë përfunduan në mediokër. Edhe në bashkimin sovjetik mediokriteti drejtonte dhe historia e komunizmit është një histori që sillet rreth mediokritetit dhe dijes së lartë. Si doktrinë ajo vinte nga një filozof që unë se pranoj por që nuk ishte i dobët. Dhe që të kuptone atë duhet të kishe një formim akademik shumë të lartë. Ata që e morën pushtetin dinin të bënin diçka, ishin të pjekur, kishin kapacitet intelektualedhe me që ishim në diktaturë dhe në tirani i fituar del ai i cili di të përdorë çdo mjet. Intrigë, sharje, propagandë, etj..
Duke u kthyer tek Enver Hoxha, ai ishte më mediokër se liderët e tjerë komunist, por ai nuk rrëzohej sepse në kushte të tilla nuk të rrëzon dot populli me votë. Po të mos ishte mediokër, nuk do kishte rënë si figurë. Ja shikoni Mao, ai nuk ka rënë si figurë. Tiran ishte, por ka thënë diçka. Dhe ka një brum që e mban, por ky i yni s’ka thënë asgjë, hiç, broçkulla ka thënë, prandaj ra. Por kjo nuk mjafton për të thënë se është njeri i madh, se po të jetë kështu Ali Pashë Tepelena është dhe më i madh se ky, apo edhe Ahmet Zogu. Pra ruajuni mediokritetit kur s’ka demokraci dhe në Shqipëri nuk ka demokraci. Këtu pushtetin e ka gjyqtari dhe mund të them se, jo vetëm Enver Hoxha ishte mediokër, të gjithë dhe sot janë mediokër.
Shpeshherë kemi dëgjuar se politika apo pushteti e ndryshon individin, a mund të na thoni se si ndodh kjo?
Sigurisht që pushteti të deformon. Mund të ndodh që të hysh në politikë apo në pushtet dhe të dukesh në rregull, por të ndryshon shumë.
Si mendoni, a e demotivojnë ata që shpesh i quajmë servilë ata që vërtet duan të hynë në politikë dhe të jenë liderat e së ardhmes?
Forca e karakterit dhe morali janë principe që i kërkon universiteti i Oxford, dhe po nuk i pate ato nuk të pranojnë. Hesiodi ka qenë bashkëkohës me Homerin, dhe që atëherë tha; çështë ky ligj? Nuk është ligji kryesori. Ligj kanë dhe kafshët. Ajo që na ndan nga kafshët tha Hesiodi është principi moral i drejtësisë. Dhe ne ecim me ligjet e kafshëve, sepse këtu s’ka drejtësi.
Vertet mendoni se A. Hajdari mund e ishte nje lider ?! Zoti te falte. o Spartak dhe respekt per ato vite qe ke kaluar ne burg. Uroj qe qeline tende ta zeje Berisha, meqe Hajdari iku…
per te vdekurit thuhen vetem fjale te mira
AVOKAT SPARTAK NGJELA; MOS-MOS-MOS… QE TE TRE ISHIN DHE DO MBETEN PLEHRA TE PPSH DHE SIGURIMIT TE SHTETIT. HAJDARIN DHE PASHKON PASI I PERDORI DERI NE PERDHUNIM, DOKTOR-RRUMPALLA I PD SALI RAM BERISHA, I NISI NE BOTEN TJETER, NJERIN ME TURPSHEM E ME TRAGJIKISHT SE TJETRIN. PRANDAJ AVOKAT SPARTAK NGJELA MOS-MOS-MOS…, MOS E UL VETEN KAQ SHUME, DUKE HEDHUR POSHTE GJITHE CKA KE THENE E SHKRUAR KUNDRA BISHES SALI RAM BERISHA DHE BASHKEPUNTOREVE TE TIJ, QE PA ASNJE NDRYSHIM JANE PERVERSITETI QE NA LA PAS PPSH DHE SIGURIMI I SHTETIT QE NGA DHJETORI-1990. NDAJ DHE VUAN AKOMA SHQIPERIA DHE SHQIPETARET…
Dituria e Pashkos per perparimin ekonomik ishte “ceku i bardhe”qe shkateroj cdo gje tendertuar.Pasojat i kemi dhe sot.
Lere Pashkon ne qiell ku e degoj doktor mortja.
Natyrisht ,Ngjela per te qene i pranueshem nga auditori ngre lart Pashkon…..Mundet qe dikush mund ti bente nje pyetje te thjeshte ,a mund te privatizohej industria fitimprurese ose thjesht te drejtohej nga shteti mbi sipas rregullave te tregut….Pra duke ruajtur dhe modernizuar struktuten themelore prodhuese ,do te ruhej inteligjencia teknike dhe forca e kualifikuar prodhuese…do te shpeyoheshin mijra vende pune ,do te vinin investitore….Sistem bankar pa prodhim nuk egziston…
Per mendimin tim teorite e Pashkos ishin njelloj si te Berishes, Azemit, Cekes & Co . Teoria me e fameshme e Pashkos eshte ” Teoria e Çekut te bardhe” dhe teoria e ” Nivelit zero” . Jemi deshmitar okulare te ngjarjeve , me keto dy teori Gramoz Pashko shkaterroj ekonomine e Shqiperise. Padyshim i ndihmuar edhe nga kupola udheheqese e PD. Politikanet tane nuk kane ditur asgje perfekte per kete vend. Kane ditur te pasurohen vete. Pashko per leksione ka qene i mire, sidomos pedagoget tane qe merrnin copypaste nga jashte, i montonin, i katranosnin dhe jua jepnin studenteve si akademike. Tani linde pyetja : Po ku kemi akedemike ne ? Po ku kemi ne Universitete qe njeh bota ?! Po cfar shpikjesh kemi bere ne mor aman ?! Ne duhet te punojme shume dhe te mos genjejme veten se jemi bere gazi i botes me terci vercet e pafund te nje klase shterpe qe po mban peng Shqiperine.
avukat, i madh je por zvogelohe kur matesh me xhaxhin… rrijini larg atij qe te bini ne sy se ndryshe ju mbulon hija, se e ka te madhe hijen ai.
Nje shtet qe nuk prodhon ka vdekur, o manure!
Seriozisht e ke ti qe flet dit per dite per cdo gje qe ndodh?
Edhe ku nuk ndodh dicka ti prap flet. Avokat i trapit tim cfare ke fituar si avokat? Cfare ceshtjesht? Kot per kuriozitet pys. Mylle gojen se na cave trapin rrote kari. Do flasr ky per cdo gje. Debil.
Ky mender Pashko,shkateroi gjithe uzinat e fabrikat,pasi qene “jorentabel”,te paperputhshme me ekonomine e tregut,etj,etj,po pse morre gjoja profesor ,pse Kina nuk i prishe arritjet e bera ,por i pershtati,Azotiku i Fierit,Uzina e instrumentave te prcizionit,uzina e telave ne Shkoder,uzina e traktureve,etj,etj,etj,te bere nga kinezet,…..prandaj edhe Taku ja fut kot,me keq se Pashko,
Kaqe spartaku
Loqe azemi
E ka zene meraku
Qe halen se kemi
O NGJELA DER TANI KE FOLUR POR ME ENVER HOXHEN E DHJEVE MUABETIN.PO SI MUND KRAHASOHET ZOGU ME TE OSE ALI PASHA.AI ME TE VERTETE ISHTE DIKTATOR POR KRIJOI SHTETIN SHQIPTAR THAU KENETAT BERI KOLEKTIVIZIMIN E VENDIT NGRITI ARSIMIN ELEKTRIFIKOI VENDIN NGRITI INDUSTRN BUQESIN NE NIVELE KU ALI PASHA DHE ZOGU AS E KISHIN ENDERUAR NE ATE VARFERI KU E KISHIN LENE VECANERISHT ZOGU.JA KE FUT KOT.PER TE TJERAT JAM ME TY.
Kam respekt për Ngjelën, por vlerësimi për Hajdarin dhe Pashkon janë pa vend. Nuk justifikohet shellja prej Rrugaçi e Azemit dhe teoritë shkatërrimtare të Gramozit. Prandaj Po e vë në dyshim besimin te Spartaku.
A i ka marre ilacet ky sharlatan endacak neper partite ne Shqiperi? Kur eshte kaq i mencur per te vleresuar dhe denigruar figura te ndryshme si nuk arriti te gjeje veten diku ne politike? Kur e konstatoii mediokritetin e Enver Hoxhes? Kur ai nuk ja fershelleu kur i drejtohej nga burgu ne pervjetoret e ditelindjes me fjalet “Rrofsh e marc nga ditet tona!”. Cfare mendon ky pederast ? Cfare e di veten ? Ai eshte me pak se ordiner. Jo cdo lehes eshte anallist.
Pashkoha, ose emri Gramoz Pashko duhet te mos permendet me. Me detyrim nuk duhet permendur emri ii ketij teoricieni ne hava qe shkteroi Shqiperine. Teorijaa e ” “niveli zero”, jo vetem qe shkateroi ekonomine shqiptare, jo vetem hodhi ne rruge qindra mijera puntore e nepunesa, por akoma me shume renoi buxhetin e varfer shqiotar me shpenzime te paparashikuara per pagen e pensioneve para kohe. Pensionet para kohe shkateruan sistemin e sigurimeve shoqerore.
Ndersa ata specialiste te zote qe nuk kishin moshen per pension parakohe, mbeten ne mes te kater rrugeve dhe pa asnje mundesi reale per t’u pershtatur ne ekonomine e tregut.
U shofte emri i Gramoz Pashkos dhe te te rjedhurve pleq qe flasin, shkruajne dhe mendojne vetem te nisur nga mllefet politike.
Lereni rehat Ngjelen se ai konstatimin e ben sipas vehtes. Vete Ngjela ka qene jo medioker, por akoma me keq, medioker e llafazan pa bosht, si makina e plehrave. As e ka kapacitetin te gjykoje njeri, as vehten e as Pashkon, se ata dy te tjeret, I gjykon edhe femija, dy kastraveca te kulisave te sigurimit te shtetit.
Sa per Hajdarin , tregues eshte vete emri . Iku me shoke shume pikerisht se ishte hajdar. Kurse profesor Pashko te mbaj radhen. Se Kemi Boden qe ne 4 vjete u hoqi albanezeve 1 miliad nga xhepat . Ore Taku thellohu Pak . Ne pd hynin vetem te krisurit e te grisurit . Kush te qaste Po mos ishe spiun ? He pra Taku , kthjelluhu Pak.
Z.Kico Ngjela me fal Spartak Ngjela. Ty te beri komunizmi armik nuk ishe ti armik i kom. Ti je me pak se medioker. Lavdite qe na pershkruan si G.Pashkua ishte njohes i ekonomise shkences letersise muzikes foles i disa gjuheve te huaja nuk jane gje tjeter vec levdatat qe nje bir komunisti(krimineli) i ben nje bir tjeter komunisti (krimineli). Zoti Spartak Kico ti dhe gjaku tend G.Pashko nuk keni as karakter as parime sepse jeni ritur me frymen e urejtjes.neqofte se te ka mbetur pak mend eshte mire te mbyllesh gojen.
Avokat, ti duhesh te besh nej autobiografi per veten tende. Ti cdi dite llogje ke. Po pres me padurim qe te pakten je parashikim i yti te realizohet se deri tani perralla me mbret na thua cdo dite. Ti inatin e xhaxhit po ja nxjerr Saliut…..se sipas llogjikes rilandase edhe per ty fajin Saliu e ka pas.
Komplet gabim Ngjela.
Analiza me medioker ne nivel sharlatanesh.
Je nen mesataren.
Te gjithe komentuesit e mesiperm kane nivel intelektual te pakten 3fish me te larte se ky i vetquajturi avokat.
Pajtohem vecanerisht me komentin e Shishices.
Respekte.
ore!
ne na thuhet qe komunizmi I shtypte njerzit si skllever. jua pinte gjakun si shushunj. I vriste dhe I mundonte dhe jua fuste thiken der ne palc.
me c po shofim neper kto fotografit e kohes s komunizmit,sala dhe azemi duken marshallah te shnetshem,te veshur,te gezuar e te qeshur…
e si mundt te duket keshtu nje I skllaveru e I shtyp?!
perkundrazi.
kur shofim ato fotot e koheve te parakomunizmit ne shqipni shofim njers me brekushe dhe rrecka,njers qe si qesh buza,ca trungje qe hajn buk ne sofer ne sahanin e perbashket me gishta dhe s njofin as lug e pirun as sapun..as drit as karrige e krevat. shikojini fotografit e shqiperis perpara se te vinte komunizmi.
dhe beni krahasim me njerezit e kohes se komunizmit.
I qesh buza vesh m vesh azem malukut dhe sal katunarit, kurse gramoz pashko duket sikur puno n parlament europjan n bruksel e jo sikur “esht I shtyp nga komunizmi shqiptar”
seeing is believing.
shiko fotot dhe beso se cfar esht e verteta. se m duket se po ja fusin kot si kau peles muhabeteve,prandaj edhe jemi kshtu si mos me keq…