VIDEO/ Momenti dramatik, ariu ngecet brenda makinës

13 Maj 2017, 07:56Sociale TEMA

Një çift në Virxhinia, SHBA e gjetën veten në një situatë të vështirë kur dëgjuan borinë e makinës së tyre, nërsa panë se brenda saj gjendej një ari.

Çifti ishte në shtëpi në mbrëmje, kur krejt papritur, jashtë nisi të dëgjohej boria e makinës së tyre.

Sapo dolën, ata panë një ari në ndenjësen e shoferit.

Ariu, në kërkim të ushqimit kishte hyrë në makinë, ndërsa dera ishte mbyllur pas tij, duke mos i lënë mundësi të largohej.

Është dashur ndërhyrja e një oficeri policie, që situate të zgjidhej.

Ai hapi paksa derën, duke i dhënë mundësi ariut të dilte, që siç shihet edhe nga pamjet, i frikësuar është larguar me vrap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje