VIDEO+ FOTO/ Erion Veliaj surprizohet nga ish-deputetja e PD, që e përqafon dhe...

22 Maj 2017, 19:46Sociale TEMA
VIDEO+ FOTO/ Erion Veliaj surprizohet nga ish-deputetja e PD, që e

Tirana po ndryshon çdo ditë. Dhe kjo falë investimeve dhe projekteve madhore, por edhe punëve të përditshme që Bashkia e Tiranës po kryen në çdo lagje dhe që kanë një impakt direkt te qytetarët. Një prej tyre është edhe investimi për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve në rrugën “Mihal Grameno”, i cili i shërben 5 mijë banorëve dhe që sot është inspektuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ndryshe nga herët e tjera ai gjatë këtij inspektimi ka marrë fjalë të mira jo vetëm të qytetarët e thjeshtë por edhe të kundërshtarëve politikë. Ndërsa ka parë ka parë nga afër punën që po kryehet në këtë segment nga UKT, Veliaj është përballur edhe me ish-deputeten demokrate, Lajla Përnaska e cila është edhe e dërguar e PD-së për organizimin e strukturave partiake në Njësinë Administrative Nr.2 në kryeqytet.

Por pavarësisht se vjen nga një forcë politike kundërshtare ajo nuk ka nguruar që të vlerësojë me nota pozitive punën që po bëhet në Tiranë, duke theksuar se ajo i shërben çdo qytetari të kryeqytetit qoftë ky demokrat apo socialistë.

5 komente në “VIDEO+ FOTO/ Erion Veliaj surprizohet nga ish-deputetja e PD, që e përqafon dhe…”

  1. Drita says:

    Bravo Lajla. Tamam fisnike, di si te vleresosh.

  2. butrinti says:

    ESHTE KULTURE , ESHTE QYTETARI ,. BRAVO ZONJA PERNACKA. NJERIU I PUNES RESPEKTOHET E NDEROHET .

  3. Xhemi says:

    Po Lajla eshte kryeqytetare, vjen nga familja Pernaska.

  4. Mondi says:

    Nuk ka komplekse Pernaska,eshte qytetare,pastaj shqiptari e ka zakon kur sheh dike qe punon i thote “te lumte krahu”.

  5. orient says:

    ..TE DY JANE QYTETARE NE SHPIRT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje