Dy anët e marrëveshjes Rama- Basha

23 Maj 2017, 18:29Blog TEMA

Nga Zamira Cavo

 

Marrvëshja u krye. Njerëzit morën frymë të lehtësuar pasi mendojnë si mendojnë se do ti pritet rruga konfliktualitetit.  Natyrisht që në këto kushte kjo marrveshje vlen të përshëndetet. Pas zgjedhjeve që sidoqofshin do konsiderohen legjitime Bashkimi Europian do të mundësojë hapjen e bisedimeve për antarësim. Deri këtu cdo gjë duket mjaft e bukur për shqiptarët. Në fund të fundit do ketë edhe për ne disa ditë të mira! Ose më së paku kështu mendohet.  A do të jemi kaq optimistë dhe pas  implementimit të marrveshjes? Une them Jo! Dhe ja arsyet:

Marveshja do të ishte vërtetë një hap mjaft progresiv nëse do të kishte nxjerrë jashtë politikës faktorët që e kanë cuar në destabilizim Shqipërinë dhe qeverisjeve. Nëse këta faktorë nuk preken nga kjo marveshje atëherë gjithcka është një turp për shqiptarët dhe një spostim diskret i krizës për më tej në kohë. Nga ajo shfaqe gati tragjikomike që pamë në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit, nuk mund të mos vëreje qartazi entuziazmin e të gjithë elitës politike shqiptare , përfshirë dhe ata të cilët do duhej të rrinin kokëulur nga kjo marrveshje. I vetëm Blushi arriti të artikulonte atë që shumkush prej nesh do donte ta thoshte me zë të lartë: “Sot jeni bërë të gjithë bashkë për të ruajtur interesat tuaja personale!”

Ditët që do vijnë do dëshmojnë gjithnjë e më shumë të vërtetën e kësaj maskarade politike.

Cadra e Lirisë që ezauroi gjithcka madje dhe vetveten, kishte mundësi që të rimerrte kredibilitet politik, nëse do bëntë disa veprime që do ti shërbenin publikes: Së pari largimin e berishizmit nga partia demokratike, së dyti lista të denja të kandidatëve për deputëtë në parlamentin e ardhshëm , së treti; kandidatura dinjitoze të karakterit të pakontestueshëm për bashkëqeverisjen me Ramën. Basha nuk duket se ka në plan të realizojë asnjerën. Madje me emrat që tashmë janë në Qeveri e qeverisje, Basha  dëshmoi se nuk është në gjendje të zgjedhë vërtetë njerëz për të treguar devotshmërinë për të mirën publike, por njerëz të njollosur, pa kurrfarë integriteti publik, të cenosur e për rrjedhojë të shantazhueshëm. Kjo përzgjedhje duket është në filozofinë e Bashës si Lider e në këtë pikë nuk ka asnjë ndryshim nga udhrrëfyesi i tij politik dhe as nga kundërshtari i tij. Emrat  “roje” te qeverisjes Rama, janë emra që e cvlerësojnë jo vetëm Bashën por edhe vetë Ramën që pranoi vetem e vetëm që të ruante vehten e tij, një kabinet të cilin jam e sigurtë që nuk do ta kishte formatuar as edhe në endrrën më të keqe.

Qeveria mikse është një projeksion i ndarjes së pushtetit në tri nivele: PS-PD-LSI. Po ta shikosh në këtë mënyrë njerëzit mund të thonë: “Epo mirë, do na bien veshët rehat sepse nuk do grinden më!” Kjo ndarje pushtetesh e bën popullin shqiptar më vunerabël se asnjehërë tjetër! E keqja do të zerë të gjitha shtigjet dhe atëherë nuk do kemi se ku të “ankohemi”.  Atehëre do të kuptojmë se sa keq jemi mashtruar !

Basha apo Rama, cili fitoi? Në marveshje të kësaj natyre fitojnë të dyja palët. Por në mendimin tim koha do ta vërtetotjë se ata kanë humbur të dy. Basha ka humbur qëllimin e protestës që mbajti në këmë një cadër për tre muaj! Humbi besimin e demokratëve të ndershëm që e donin vërtetë një Rapublikë të re dhe u tregoi atyre se ai si lider nuk vlen për asnjë kauzë të madhe por vetëm për skuthlleqepazaresh. Rama nga ana e tij dëshmoi se është gati që, për të ruajur veten dhe pushtetin e tij, të pranojë të mbrojë edhe Berishë nduke shkelë mbi gjakun e të vrarëve dhe të na e shesë si një akt të jashtëzakonshëm marrveshjen për ta mbajtur atë ende në politikë.

Në keto dy anë të kësaj marrveshje lexuesi le të peshojë vetë të mirat dhe të këqijat që do presim prej saj. Ata që e kanë besuar janë militantët, ata që dyshojnë janë shumica dhe me ta jam edhe unë!

7 komente në “ Dy anët e marrëveshjes Rama- Basha”

  1. ENDRI says:

    MARRVESHJA ESHTE QE TE DY TE VJEDHIN NGA PAK, JO SHUME SE NUK SHKON ME. MODA ESHTE QE PAK NGA PAK JETOJN ME GJATE.

  2. Besoj says:

    Arsyetim I dobet per kete mareveshje te vecante dhe provizor.

  3. Novruz Taip Vishanji says:

    HERA E PARE NJE ARSYETIM FEMEROR

    i shkelqyer, Nuk te njoh por do te te shtrengoja duart per sa ke arsyetuar me lart. Shpresoj te mos jete as i pari e as i fundit i shkrimeve tuaja jo vetem ne kete qullaqore gazetwe on-line. Per shembull mund te jesh e mireèpritur tek DITA….

  4. Treviso says:

    Me kandidaturat qe kaparaqitur krimineli Basha per parlamentin e ardhshen me plot bidje them se ka sulmuardemokracine. Demokratet e ndershem jane lene jashte listave. Cfar shprese duhet te kete populli me keto kandidate, qejane te gjithe te perlyer me korrupsion.
    Njerzit me me peshe jane kandidatet Sali Berisha dhe Lulzim Basha, qe te dy duhet te ishin duke vuajtur denimin per krimet qe i kan bere popullit dhe vendit. Listat e komisionit te vetingut te paraqitura nga ana e PD jane te gjithe per tu gjykuar per korrupsion, dhe ne do presim drejtesi nga ky vetig qe po rreklamohet me te madhe nga PS dhe qeveria e Edi Rames.
    Zonja Zamira, jo vetem une qe jame dakort me mendimin Tuaj, por mendoj se 90% e popullit eshte me Ju.
    Qendrimi i parlamentareve dje ishte si nje kopesht femijesh, ku tregonin paftyrsine para popullit.

  5. Tirana says:

    analize shume e dobet dhe mungese etike te thuash qe shumica mendon keshtu. Per cfare mund ti vlente kesaj zonje kokefortesia e dy kampeve?

  6. DETARI [email protected] says:

    une i mbetem shprehjes se Rames ; Prisni se nuk keni pare gje akoma !

    Njerezit e vettingut do te bejne punen e tyre , Rama nuk rruhet qe te interesohet per te nderhyre per te mbrojtur asnjerin qe meriton prangat.

    Keshtuqe Rama bashke me Lesheline ,do te beje pershesh edhe PDne qe te mos ta marri veten per 50 vjete .

    Koha nuk me ka pergenjeshtruar asnjihere ne supozimet e mia !

  7. cold comfort thua? says:

    Ja futi 1 milionave banditi komunist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje