FRESSH pas njollës që çadra la në Google Maps, i shkruan Google: Përditësoni pamjen satelitore

24 Maj 2017, 19:23Sociale TEMA

Për plot 90 ditë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e bllokoi nja çadër e madhe në të cilën u ngujua Partia Demokratike. Historinë nga fillimi në fund të saj e di sot i madh e i vogël, ndaj s’ka shumë nevojë për koment.

Mirëpo, përpos kostove politike, ekonomike e sociale, çadra la edhe një njollë në imazhin e vendit në Google. Po të hysh në Google Maps, sheh që në Bulevard është akoma çadra. Kjo pasi nga fotografimet satelitore të Google që bëhen një herë në vit, nuk janë përditësuar. Kështu praktikisht do të duhet të presim një vit që Bulevardi të “zhbllokohet” në Google Maps.

Pikërisht që kjo njollë të hiqet, FRESSH (Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar) i ka bërë një letër zyrtare Googel-it që ta heqë nga bulevardi çadrën.

Më poshtë letra e plotë që kryetari i FRESSH-it i ka dërguar Google-it në emër të forumit:

1600 Amphitheatre Parkëay
Mountain Vieë, CA 94043
SHBA

Tiranë, 24 Maj 2017

Të nderuar,

Më lejoni që në emër të FRESSH-it, organizatës rinore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të raportojmë një gabim dhe të sugjerojmë redaktimin përkatës në programin Google Maps për një nga pikat e referimit të Tiranës, kryeqytetit të vendit tim.

Jemi njohur së fundmi me pamjen satelitore të bulevardit qendror të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit”, e cila pasqyron gabimisht imazhin e një çadreje të pozicionuar ndërmjet godinës së Këshillit të Ministrave dhe asaj të Kuvendit.

Është e vërtetë që në prag të zgjedhjeve parlamentare, mbështetësit e Partisë Demokratike në opozitë, organizuan një protestë 90-ditore duke ngritur një çadër në bulevard dhe duke shpallur bojkotin e parlamentit për të ushtruar presion me kërkesën e tyre të çuditshme për krijimin e një qeverie teknike për mbikqyrjen e zgjedhjeve.

Ndërkohë që, prej 18 majit, çadra u hoq duke çliruar kalimin dhe liruar bulevardin pasi presioni në rritje i diplomatëve të BE-së dhe SHBA-së ndaj Partisë Demokratike, ndihmoi që opozita t’i jepte fund bojkotit të zgjedhjeve të ardhshme të qershorit.

Pas tre muajsh çrregullimi dhe çoroditjeje, bulevardi kryesor i Tiranës është sërish i lirë dhe i hapur që qytetarët e kryeqytetit, të cilët mund të kryejnë normalisht aktivitetet e tyre të përditshme jetësore.

Do t’ju luteshim që të kishit mirësinë të përditësoni pamjen satelitore të bulevardit kryesore të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit,” tashmë të çliruar nga imazhi i çadrës.

Sinqerisht,

Eljo Hysko,

Kryetar i FRESSH
Forumi Rinor Euro-Socialist i Shqipërisë

4 komente në “FRESSH pas njollës që çadra la në Google Maps, i shkruan Google: Përditësoni pamjen satelitore”

  1. Nani says:

    Lol, i qahen google politikish Rilindja?!
    Dergohet msg oer ta hequr,ok …po pse i ankohen Google per opoziten?!
    Albanian style politike?! Lol

  2. Liu says:

    Sa per te qeshur,vettem rraca jobe mund te kerkoje te “perfshije Google” ne politikat e brendeshme. Na kenaqet. Keep doing it

  3. Sako says:

    O koqe te Freshit, duhej patjeter te sqaroni moralisht dhe politikisht Goigle? O c’na kenaqet.

  4. Ed says:

    Shko mor bole, une punoj per google. Departamentit te hartave as nuk ia ndjen fare cfare problemesh politike ke ti aty dhe si i zgjidh.
    Mjafton te raportosh nje pasaktesi dhe me kaq mer fund. Koleget do bejne verifikimet satelitore dhe do ta perditesojne :)))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje