Bujar Vukaj është një emër anonim që nuk do t’i intreresonte askujt përveç administratorit të shkallës ku banon, ditën që mblidhen lekët e pastrueses.
Ka qënë zyrtarisht për 8 vjet nëndrejtor i përgjithshëm, por realisht një biçim komisari politik i PD në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Nuk dihet sa e vërtetë është, por nuk kishte ditë që mos përmendëte lart e poshtë se ishte shok i ngushtë i Shkëlzen Berishës, dhe të bënte presione nga punonjësi i thjeshtë e deri tek drejtori, Përparim Dervishi, një zotni burrë i ardhur nga profesorati.
Misioni i tij ishte të spastronte zyrat dhe ia doli.
Përpara se të ikte në 2013-ën, nga 1.100 punonjës që gjeti, vetëm 90 ishin nga 2005-a. Bujari duhet të jetë kujdesur edhe për veten, derisa Drejtorinë e Doganave të Tiranës e hoqi nga zyrat tek rrethqarkullimi Shqiponja që e njohin të gjithë dhe ishte pronë e shtetit, duke e degdisur në Vorë në pronë të privatit me qera.
Por Bujari është edhe burri i Helgës e cila me qeverinë e re është Ministre e Financave, dhe këtu fillon problemi.
Nuk ia vlen të thuash sesa tituj e grada mund të ketë vajza në fjalë, pasi të jesh në një post të tillë kërkon më shumë sesa grada dhe libra të lexuar. As që të priten çudira prej saj, pasi një përfaqësim qoftë edhe mediokër i saj, do bënte mjaft punë.
Ajo që bën përshtypje është vizita e saj në Doganën e Durrësit ditën e dytë pas betimit.
Një ministër financash serioz duhet të ketë goxha punë për të bërë përpara se të dali shesheve doganore. Shteti shqiptar ka boll punë për të bërë, vrima për të mbyllur dhe llogari për të kullandrisur.
Të paktën mund të shikojë të vendosë rregull në disbursimin e fondeve, të shikojë rregullsinë e bilanceve dhe prioritetet e emergjencës.
Ka shumë punë një ministër Financash përpara se të dalë tek sheshet e doganave dhe të kërcënojë doganierët për disiplinë në punë dhe mospërfshirje në fushatë.
Helga nuk duhet të marrë mend e Bujarit i cili ende kujton se doganierët duhet të paguajnë gjoba për fushatat e partive apo të jenë kamikaze nëpër komisione.
Duhet ta dijë se metodat e taksimit klientelist të bizneseve , apo presionet nuk bëhen më tek trau i doganës dhe Helga nuk mund ta vazhdojë aty ku e la Bujari./dritare.net
Bujar Vukaj nje idiot, dhe ky dihet nga shume te tjere qe e njohin
Epo kete detyre i ka caktuar e keqja e shqiperise Sali Berisha ,prandaj shkoi bashke me ate qerosin mender minister te ju fuse friken administrates qe ose te votojne per PD ose te mos votojne fare ,I njejti presion po ju behet edge policise se Shtetit nga ish police be emer te ministrit te brendshem pak nga pak po zbulohet edge plani I qeveresi teknike ku duket she intimidimi she presioni per te gene be terror administraten eshte qellimi pasi dihet qe PD asnjehere nuk ka marre vota pa terror
Epo kete detyre i ka caktuar e keqja e shqiperise Sali Berisha ,prandaj shkoi bashke me ate qerosin mender minister te ju fuse friken administrates qe ose te votojne per PD ose te mos votojne fare ,I njejti presion po ju behet edhe policise se Shtetit nga ish police be emer te ministrit te brendshem pak nga pak po zbulohet edhe plani I qeveresi teknike ku duket se intimidimi dhe presioni per te vene nen terror administraten eshte qellimi pasi dihet qe PD asnjehere nuk ka marre vota pa terror
Nuk e kuptoj kush tallet më shumë me shqiptarët mediokër dhe injorantë…!!!
Z Dritan, duhet te mereshe me shume ma Heglen, kjo eshte shoqe ezenit, nga kjo eshte bere dhe bujari hajdut idoganave, hegla u be tmeri i pronareve tekthimi i pronave, vetem femiljes se Eqerem bej Vlores i mori 40% tetokes, dhe gjithe drejtorete saj i çonte per ndjekje penale, fol me shumeper kete injorante mediokre, dmth nje juriste te financat, pd-ja eshte rob i familjes.
Ketu i gjithe faji eshte eshte i Edi Rames qe lejoi te vijne ne keto poste militantet me dallkauk te PD- es. Megjithate sa me pare duhet tu tregohet vendi dhe ta dine mire se nuk jane aty per te qeverisur, por vetem per te vrojtuar se administrata nuk perdoret per fushate.
Ne kete shkrim eshte thene nje gje shume e vertete . Zoti Perparim Dervishi ka qene zotni burre ! Respekte per zotin Dervishi . Illegitimi non carborundum !
o mero koqe po helga eshte grua e shkelqyer dhe per kete gjete nje bisht per ti vendos ……
Kjo eshte raca e vecante e zagareve te lindur me faren e Berishizmit antishtet- nje dem qe do te vazhdoje deri ne zhdukjen e ketij lloji mentaliteti ne politike e shtet.
Eshte thene shume qarte cdo gje- boll me fushatat…admnistratane pune!!! Kete po thote Helga Vukaj, kete duam dhe ne populli se na plaset…
Nje gje eshte e sigurte z.Hila ju paska djegur aq shum..po pse valle??qe e banalizoni muhabetin deri tek administrator apo pastrues,Z.Bujar vazhdon dhe respektohet nga te gjithe asministrata dhe ish-administrate ku ka punuar,cduhet te themi per ato qe ishin shum poshte tij dhe lihnin si qen gjith diten lart e poshte. Ju vazhdoni punen tuaj por me Znj.Ministre kujdes,sepse ketu fiks te ngel gjuha ne goje ske c thua eshte dhe ka qene gjithmone drejtoreshe e respektuar dhe ka dale kokelarte nga cdo pune,akademike e nderuar per studentet dhe nje femer korrekte.Keshtuqe mos u merr me llafe se nuk te ka hije,je gixha burre
Nga ashte ky z Bujar ,nga e ka baben
Z. Hila shpif ne gjithcka sa shkruan me lart! Te pakten per z. Vukaj, te cilin kam patur fatin ta njoh nga afer. Z. Vukaj eshte shquar per inteligjence, perkushtim ne pune, ndershmeri dhe nuk ka asfare dore ne “spastrimet” ne dogana. Ato kishin perfunduar qysh ne kohen e Lulzim Lelçajt, paraardhesit te tij, si zv/drejtor i pergjithshem, qe per hir te se vertetes ishte nje kokebosh dhe qe per me teper vijoi karrieren pas kesaj. Arsyeja pse ju shpifni per z. Vukaj, eshte se ne kohen e tij u tentua pa sukses te hiqej nga puna (me shume te drejte) motra jote delenxhie, Adriana. Kjo, jo per arsye politike, por per arsye korrupsioni ne laboratorin doganor ku ajo kishte punuar. Me kete shkrim, perveçse dizinfirmon publikun, tregon qarte qe je vellai i shkrete i motres tende!