Të gjithë pensionistët që do të preferojnë ta tërheqin pensionin nëpërmjet Credins Bank nuk do kenë kosto shtesë, por do përfitojnë dhe shërbime të tjera shtesë.
Ky ishte premtimi që Drejtori i përgjithshëm i Credins Bank, Maltin Korkuti, bëri gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes së me kreun e Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado.
Sipas kësaj marrëveshje, ISSH i beson Credins Bank shërbimin e pagimit të pensioneve dhe përfitimeve të tjera të administruara nga ky institucion.
“Me këtë nënshkrim marrëveshje, në fakt neve realizojmë një premtim të kahershëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj pensionistëve dhe duke ofruar atyre të gjithë mundësitë për tërheqjen e kësteve mujore të pensionit në kushtet më komode, siç janë bankat. Në fakt kjo është një rinovim i marrëveshjes me Bankën Credins, pasi kjo marrëveshje është nënshkruar vite më parë, por duke u përshtatur zhvillimeve të fundit, qoftë në ndryshimet e legjislacionit, qoftë të zhvillimeve të sistemeve elektronike, që të dy institucionet kanë zhvilluar gjatë kësaj kohe, janë reflektuar në këtë marrëveshje, duke e rritur cilësinë e shërbimit, duke lehtësuar procedurat burokratike të shkëmbimit të informacionit”, deklaroi Hado.
“Nuk është vetëm një marrëveshje komerciale, por është diçka më tepër, një përgjegjësi sociale, që sistemi bankar t’i ofroj’ edhe pensionistëve shërbime të kualifikuara, siç janë sot shërbimet elektronike, pagesat elektronike, pagesat përmes kartave, por dhe shumë shërbime të tjera sekondare, siç janë kontrollet mjekësore falas nëpër klinika etj. E gjithë kjo, mendoj që është në frymën e zhvillimit të sistemit bankar dhe të sistemit financiar në Shqipëri, dhe mendoj që është plotësisht e merituar që dhe kjo pjesë e popullsisë shumë e nderuar të përfitoj nga këto shërbime cilësore. Përfitimi i shërbimeve, siç përmenda, shërbimet mjekësore me atë rrjetin e klinikave që banka ka marrëveshje specifike të cilat janë pa kosto ose me kosto shumë të reduktuara”, u shpreh Korkuti.
Aktualisht janë mbi 6 mijë pensionistë të cilët e tërheqin pensionin pranë Credins Bank.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje pritet që numri i tyre të rritet, pasi avantazhet dhe përfitimet shtesë në pagesa faturash apo shërbime të tjera nuk do të mungojnë.
Une jam nje invalid dhe mar nepermjet bankes 3300 L te reja ne muaj. Per kete sherbim banka, dhe konkretisht “Intesa San Paolo” mban 150 lek ne muaj qe sipas llogarise del se mban 4.56…%. Kur e mernim nepermjet bashkise nuk mbahesh asnje lek. Nepemjet postes ne te cilen une mar pensionin nuk na mbahet asnje lek. Pse duhet te shkoje ne banke kur dihet se do te mbajne nje % te konsiderueshme?
I nderuar Zak
Pensioni qe merr eshte i bashkise e jo i ISSH, po kur te dalesh ne pension,shko ne Credins e hap llogarine e pensionit dhe nuk do te paguash asnje leke
—- PAshe nje tavoline te maaaaadhe, te maaaadhe…… te maaaaadhe
—- Pashe nje grumbull te maaaaaaaadh………….te maaaaaaaaadh , te maaaaadh gazetaresh dhe kamerash
—- Pashe nja dy burra te vetmuar qe shrengojne duart per nje marveshje tevockeeeeeel, te vockeeeeel …..te vooooooooooooooockel
xxxxxxxxxxxxxx
— Prite kartolinen prite
Po te vjen si nje simite
—Tralala e trilili
ma gezofsh vitin e ri.