Ministri i Financave ka reaguar për marrëveshjen Rama- Basha, e cila parashikon që ai t’ia lërë postin një kandidati të propozuar nga PD-ja.
“Jam shumë i nderuar që në tre vite e gjysëm shërbeva në Qeverinë Rama duke u bërë pjesë e një procesi historik transformues për Shqipërinë.
Një falenderim i veçantë për kryeministrin Rama që më dha të gjithë besimin dhe mbështetjen e tij, pa të cilën asgjë nga sa bëmë në këto vite nuk do të kishte qenë e mundur.
Asnjëherë në 25 vite nuk pati kaq shumë kurajo, vizion dhe përkushtim për të ndërtuar mbi shkatërrimin, për t’u ngritur mbi pluhurin që trashëguam nga paraardhësit tanë në qeveri, për ta shpëtuar vendin nga një faliment I dytë, gati I sigurt, në kurriz të qytetarëve.
Ka qenë një privilegj që shumëkush do kishte dashur ta kishte, shumëkush që e do Shqipërinë dhe ëndërron ta bëjë atë një vend më të mirë, më të zhvilluar, më të denjë, një vend ku duam dhe mund të rrisim fëmijët tanë, vendin që duam të trashëgojnë brezat e ardhshëm.
Një falenderim i posacëm dhe shumë mirënjohje për cdo bashkëpunëtor që pata gjatë kësaj rruge dhe cdo punonjës me të cilin ndamë sfidën dhe përgjegjësinë për ta rikthyer ekonominë dhe financat publike në kontroll.
Sot kemi një rritje pothuaj katër herë më shumë se ajo që gjetëm; kemi financa publike të shëndetshme dhe të konsoliduara; kemi një borxh publik që vazhdon trajektoren rënëse; kemi reforma që po shpërblejnë ditë për ditë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi; kemi për herë të parë në 25 vite, një vit elektoral me suficit buxhetor, me të ardhura që rriten, me borxh në ulje, me ekonomi të stabilizuar.
Shumë arsye për t’u ndjerë sot krenar për gjithcka bëmë deri këtu dhe për të besuar më shumë se asnjëherë më parë tek nevoja për të mos u ndalur tani, për të vazhduar rrugën e nisur të reformave të thella transformuese për Shqipërinë që duam!
Shihemi në fushatë, për Shqipërinë që duam”, shprehet Ahmetaj.
beno me ty jemi gjer nfun.fale teje ne pam reforma te rendsishme por edhe te rendsishme per te gjith ne dhe ktu po flas si per qytetaret si per biznesmenet. fale vendosmerise tende ne na eshte rritur rroga,na jan ulur shum taksa qe nga koha e sales i kishim kot e shum e shum te tjera. shpresoj dhe besoj se pas fitores se ps do jesh prap ne krye te financave te vazhdosh kete projekt per nje shqiperi me te ardhme akoma dhe me te mire se sot. rrespekte
hallall beno. na ke bo krenar
bravo z.minister.krenar qe vendi te ka ty
Puna juaj ne ministrine e financave ka qene nje sukses i vertet. Shpresojme te te shohim serish aty pas 25 qershorit
po vetem tre servila ke o beni ,,,, tre vjet minister finance?!
Te paska hyre frika eh? Meqe komentuesit e tu paskan shprehur deshiren qe ti te vazhdosh… punen e mire te bere nga Shkelqim Cani. Ti nuk e ke idene se cfare do te thote financa.
Suksese ne fushate z.Ahmetaj jeni me i miri e i pa zevendesueshem
Suksese, je gjigand je me i miri. Nje bravo per punen e pa lodhur.. dhe ndryshim total te finanacve.
Vajti Lymi me pre dru ene solli dy copa qymyr.
Ju mesiper, shpresoj qe levdatat i keni ironike ose ne forme sarkazme. Si ekspert ne financa ju garantoj qe ne shqiperi nuk ka politika financiare. Ka projekte, veprime, metoda e aksione teknike (shumica te imponuara e te tipit administrativ, managerial apo mbikqyres). Politika te mirefillta qe lindin, inspirohen e drejtohen ng ministria apo nga ministri ne Shqiperi nuk egzistojne. Ministri si individ nuk e ka kapacitetin per te dominuar nje institucion financiar te nivelit ministri. Ai mund te jete manager i mire, por minister uffffaaaa – me vjen keq se ju zhgenjej duke ju then ete verteten.
Ministrite shqiptar enuk kane teza thmelore afatgjata. Qeverite shqiptare nuk kane teza themelore afatgjata. “Elita politike” shqiptare nuk ka formuluar ne keto 27 teza afatgjate. Per rrjedhoje nuk ka POLITIKA, por ka programe e aksione te vogla, te rradhes e qe nuk cojne ne nje destinacion, por i sherbejne qellimeve te shkurtra e te coroditura nga nje qeveri ne tjetren.
Ministri mund te jet burr i mire ose i keq – por te jeni shume te qarte minister e politikaberes ne finance nuk mundet te jete edhe po te doje. Thjesht nuk ka kalibrin e ekspertizen per te qene. Ndersa ju qe thoni cudira mund te them qe jeni njerez me eksperienca shume lokale e nuk gjykoni dot ne menyre te krahasuar me cfare eshte ne fakt nje minister i vertete.