Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri u prezantua në Novoselë si një prej zonave që do të përfaqësojë me mandatin e tij në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.
“Vlora do të ketë një aeroport, do të jetë Novosela aeroporti i dytë i Shqipërisë. Vlora ka potenciale të jashtëzakonshme turistike, po i bëhet dhe Rruga e Lumit që i krijon edhe një damar tjetër komunikimi shumë të rëndësishëm që e lidh me bregun. E kthen në një zonë ku jo vetëm trafiku do të shkojë nga Vlora por një pjesë do kalojë edhe nga kjo Rrugë e Lumit për të dalë mëpas në pjesën e bregut, Kjo do të jetë një potencial tjetër për gjithë atë zonë e cila ka qenë realisht komplet e harruar dhe braktisur”, tha Gjiknuri duke komentuar investimet.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Novoselës, Gjiknuri vlerësoi edhe kontributin e dhënë nga ish-deputetja e Partisë Socialiste Valentina Leskaj.
“Edhe një person tjetër që e kam dashur dhe e respektoj. Pavarësisht se ajo nuk është këtu, ka qenë një njeri që më ka folur shumë për zonën tuaj. Unë origjinën e kam nga Vlora por pak më ka lidhur me Novoselën. E kam fjalën për Vali Leskajn e cila realisht meriton një respekt si një grua e cila ka bërë çka ka patur mundësi për zonën”, u shpreh Gjiknuri.
Kryetarja e FRESSH-it Vlorë, njëkohësisht kandidate për deputete Saniela Xhaferi tha se forca e të rinjve është shtysa e 18 Qershorit. “Puna dhe kontributi ynë do të matet në 18 Qershor duke përçuar ato mesazhe të qarta që Partia Socialiste ka dhënë në këto 4 vite duke krijuar modelin e saj”, nënvizoi Xhaferi.
Ky aeroporti i dyte po ndryshon vendodhje cdo muaj. Ndajeni mendjen ku do ndertohet
Aeroporti do jete ne Poro e jo ne Novosele. Pse na pelqejne kaq shume emrat e huaj, o njeres. Ne 10 fshatra me emra shqiptare, kooperativen e quajtem K e Novoseles. Tani, aeroporti nuk ndertohet ne Novosele, por ne nje hapsire qe i perket Akernise dhe Poros, perseri na pelqen ta quajme Novosele!!!
Falendero dhe Kanan Shakën(administratorin e komunes) se i kane arrestuar niprit per kanabis
Ta gezoni Aeroportin e ri por ndrrojeni ate dreq toponimi sllav. Novosela sllavisht dmth. “Katund i Ri” . Cka kerkon ky toponim prane vendit ku u ngrit Flamuri, ne zemer te shqiptarise?
Kush do e ndertoje aerodhromon turqit a kush?
Do te ndertohet aeroport I ri .Zona do te ndryshoje .Do te vine turiste nga e gjithe bota ,mundet edhe jashtetokesore. Emrat slave si Novosele etj do ti zevendesojme me emra angleze ,por qe rrjedhin nga shqipja si New Droga etj. Rrini gati me luge ne brez o banore te zones ,pasi te gjitha I keni ,vetem aerodrome ju mungonte. Dhe ajo luge do te behet e florinjte ,pavaresisht se nuk keni uje ne shtepi per ta lare . Do te behet kjo,sa te marr votat ,do te behet ajo sa te marr votat ,do te behet,do te behet… .Por cfare u be ? Pse nuk vijne deputetet e para 4 viteve ne zona ,tu kujtojne njerezit se cfare kane thene atehere dhe cfare kane bere ne keta 4 vjet keta deputete ? Nuk vijne sepse nuk kane bere asgje ,pervecse kane pasuruar vehten dhe klanin e tyre . Ata e konsiderojne popullin kope ,kujtohen 1 muaj para votimit te dalin para popullit per ti vjedhur voten dhe pastaj hodha lumin,dhjeva kalin . Kali I dhjere jeni ju o popull . Ju lutem botoni komentin tim!
Do te ndertohet aeroport I ri .Zona do te ndryshoje .Do te vine turiste nga e gjithe bota ,mundet edhe jashtetokesore. Emrat slave si Novosele etj do ti zevendesojme me emra angleze ,por qe rrjedhin nga shqipja si New Droga etj. Rrini gati me luge ne brez o banore te zones ,pasi te gjitha I keni ,vetem aerodrome ju mungonte. Dhe ajo luge do te behet e florinjte ,pavaresisht se nuk keni uje ne shtepi per ta lare . Do te behet kjo,sa te marr votat ,do te behet ajo sa te marr votat ,do te behet,do te behet… .Por cfare u be ? Pse nuk vijne deputetet e para 4 viteve ne zona ,tu kujtojne njerezit se cfare kane thene atehere dhe cfare kane bere ne keta 4 vjet keta deputete ? Nuk vijne sepse nuk kane bere asgje ,pervecse kane pasuruar vehten dhe klanin e tyre . Ata e konsiderojne popullin kope ,kujtohen 1 muaj para votimit te dalin para popullit per ti vjedhur voten dhe pastaj hodha lumin,dhjeva kalin . Kali I dhjere jeni ju o popull . Ju lutem botoni komentin tim! Edhe dicka :Deputetet jane si pullumbat,kur jane poshte te vijne nga pas,kur ngjiten lart te dhjesin ne koke .
Aeroorti ka egzistuar qe kur eshte hapur shkolla e pilotave ne Akerni ,gjate periudhes se komunizmit. Ky aeroport ka sherbyer per stervitjet e kursanteve te shkolles se larte te aviacionit ne Vlore . Njekohesisht ka funksionuar per avionet qe sherbenin per sperkatjen e fushave te Myzeqes me kimikate ne fushat e mbjella si dhe per eleminimin e mushkonjave ne pyjet anes detit dhe lumit Vjose dhe Seman .
Ketyre te Albanistanit i pelqen cdo gje e huaj.Per shqipen keto horrat kane alergji.Novoselo,lungomare,pedonale,voloreka,pogradec sushica..duke mos i permende ata greke…
Aeroporti do te ndertohet ne ish aéroportin ushtarak ne pish poro ai eshte po thuaj se gati per fluturime do te modifikohet me godina dhe kaq