Si do hapim 220 mijë vende pune dhe do rrisim pagat me 40%

9 Maj 2017, 12:01Ekonomia TEMA

Nga Arben Ahmetaj*

 

Ndërsa po fokusohesha tek fillimi i fjalës time, një gjë më erdhi në mend për shkak të historisë së kësaj partie. Këtu shoh jo tre, po katër gjenerata, duke filluar që nga profesor Serveti dhe tek ata studentët që kanë pasur në AND-në e kontributit të tyre bërjen shtet dhe sot, kjo parti është fokusuar tek shtetbërja, shtetforcimi dhe tek shteti për qytetarët.

Kjo parti më shumë se një herë ka shpëtuar këtë vend, këtë shtet, nga falimentimi në ’97 dhe në 2013.  Dua t’ju garantoj të gjithëve që ky është një program i mirëmenduar dhe i mire-kalkuluar dhe nuk është një përrallë për të gënjyër shqiptarët, por përkundrazi është një platformë që na çon në të ardhmen të sigurtë.

Ne do të garantojmë në mandatin tonë të dytë një rritje prej 5.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Do të kalojmë nga fazat e para të vlerës së shtuar në industrializimin e lehtë të vendit për të lënë më shumë vlerë të shtuar për qytetarët, për ekonominë dhe patjetër për buxhetin e shtetit.

Refomat, reforma në drejtësi, do të jetë fokusi në mandatin tonë të dytë dhe drejtësia garanton shtet, punë, mirëqënie.

Ne do të mbajmë investimet publike në niveln 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto që do të thotë vetëm nga buxheti i shtetit në mandatin e dytë do të investojmë 2.8 miliardë euro dhe këtu pa përfshirë paketën prej 1 miliardë dollarësh të hedhur nga Kryeministri vetëm pak muaj më parë.

Ne arritëm që në mandatin e parë të çonim investimet e huaja në 1 miliardë dollarë. Në fund të mandatit të dytë investimet e huaja do të shkojnë 2 miliardë dollarë. E gjitha kjo do të bazohet në një platformë konsolidimi fiskal.

Kjo parti nuk ka keqmanaxhuar kurrë financat publike. Është herë e parë në një vit parlamentar që defiçiti buxhetor nuk ekziston, jemi në sufiçit dhe për herë të pare, të ardhurat tatimore dhe doganore nuk janë ulur, por kanë ardhur vetëm në rritje. Në të njëjtën kohë ne garantojmë në mandatin e dytë uljen e borxhit publik, kësaj gangrene në kurriz të qytetarëve, nën 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ne garantojmë rritjen e të ardhurave të disponueshme për çdo qytetar shqiptar me 25 për qind.

Do ta ritheksoj, ne garantojmë 220 mijë vende të reja pune mandatin e dytë dhe ulim për herë të parë papunësinë në nivelin një shifror.

Është për t’u theksuar dhe me këmbëngulje që Reforma në Drejtësi do të bëjë të mundur, uljen e papunësisë, më shumë punë, më shumë mirëqenie, më shumë shtet.

Në fund të mandatit do kemi rritur me 40% pagat e të gjithë punonjësve buxhetorë. Do të rrisim pagën minimale në 30 mijë lek. Ne tani sa rritëm pagën minimale në 24 mijë lek, me 9% dhe në fund të mandatit do ta kemi rritur në 30 mijë lek për të thënë në shifra konkrete do të përfitojnë 315 mijë qytetarë, rreth 22.5 miliardë lekë nga kjo rritje page.

Politikat fiskale do të vazhdojnë të synojnë lehtësimin e ngarkesës për qytetarët. Progresiviteti, kush punon më shumë paguan më shumë do të jetë i konsoliduar ashtu siç ishte që në mandatin e parë dhe tatimi mbi fitin do të vazhdojë të jetë zero ashtu sic premtoi Kryeministri 4 vjet më parë.

Tatimi mbi fitimin për bizneset nën 8 milionë do të jetë 5 % ashtu si premtoi Kryeministri 1 vit më parë.

Do të mbështesim bujqësinë, do të heqim TVSH për inputet bujqësore, do të përjashtojmë nga TVSH-ja, inputet që kanë kërkuar fermerët, plehërat kimike, pesticidet, farat, fidanët, një ndihmesë prej 2.2 miliardë lekë në vit për fermerët.

Do të ulim tatim fitimin nga 15% në 5% për tatim fitimin për kompanitë prodhuese te Teknologjisë së Informacionit dhe për ta kthyer Shqipërinë në një vend që prodhon për Teknologjinë e Informacionit dhe tërheq investime prestigjoze nga rajoni dhe nga bota.

Në të njëjtën kohë ka një ndihmë për familjet e reja, ka një paketë të tërë për të ndihmuar familjet e reja, në funksion të përmirësimit demografik dhe njohja si shpenzime të zbritshme të interesave të kredive që marrin për shtëpitë e para do të jetë që në muajit e para të fillimit të mandatit.

*Fjala e mbajtur në Kongresin e PS-së

19 komente në “Si do hapim 220 mijë vende pune dhe do rrisim pagat me 40%”

  1. fiona says:

    Bravo per punen e palodhshme… ndryshim total per vendin.

    1. gentian says:

      shume suksese ne realizimin e premtimeve dhe pune te mbare

    2. ylli says:

      pune te mbare e sukses me projekte te tjera me me shume fokus tek punesimi dhe rritjen e pagave

    3. Mondi says:

      Respekte! ????

    4. Adi says:

      Ku e shikon ndryshimin total moj zonje 300 vende pune ne mandatin e pare dhe 220 ne mandatin e e dyte me ja paste hajrin papunesia zero ne vend popull bageti qe voton keta

  2. Devolliu says:

    E hapi thesin ky i Hermesit.

  3. Zambi says:

    ku eshte ky vendi i begate dhe i zhvilluar qe te aplikojme per azil

  4. adaa says:

    po beni nje pun te shkelqyer. e keni dhe nje mandat tjeter pa frik vec vazhdoni ne kte ritem

  5. luan shakaj says:

    lz. minister. je shprehur tek politikat fiskale se kush punon me shume paguan me shume. Mos valle eshte shprehje e gabuar sepse i bie qe duhet te punojme me pak te paguajme me pak.Lexoje pak me vemendje

  6. Emiljano says:

    Filloj sezoni mashtrimeve

  7. barbekju says:

    sikur te kish shtet dhe shendetsi une do mendoja seriozisht te kthehesha e ndertoja nje vile buze detit diku andej nga shengjini. si une do ishin me qindra mijra te tjere, shqiptare e jo shqiptare. por kto jane perralla, keshtuqe le ti fle endrrat e mia diku tjeter.

  8. Servet says:

    Me siguri do marim puntore nga jashte sepse 300000 I hapet kete katervjecar plus 220000 tani ne skemi ku i gjejme gjithe ate puntore ne kemi tani 38000 vende pune te lira se ska njerez te lire.

  9. kozmo says:

    Jeni e vetmja qeveri qe dini te beni shtet.Keni bere shume ndryshime, por katrahura e krijuar prej shume vitesh nuk mund te rregullohet, te modernizohet ky shtet, per 4 vjet. Eshte shume e vertete qe Reforma ne drejtesi, do te jete dhe ndryshimi i ketij shteti,pasi do te kemi shume investitore, qe do te hapin shume vende pune. RENDESI TE MADHE KA, QE TE RINJTE DHE TE REJAT TE NDJEKIN SHKOLLA PROFESIONALE, ME QELLIM QE TE KENE MUNDESI TE PUNOJNE NE FIRMAT E HUAJA .
    SHQIPERIA DREJT EUROPES, PA SALI BERISHEN, AI ESHTE PENGESA ME E MADHE NE KETE SHTET.

  10. gimi says:

    respekt per juve e meriton plotesisht voten ?

  11. mirel says:

    Ja dhe larvat qe i bejne lavde ketij legenit.
    Shqiptarmuter

  12. Shoku says:

    Me ato 220 mije vende pune qe do hapen mos duhet te kuptojme qe duhet te largohen edhe 220 mije shqiptare nga shqiperia kryesisht nga veriu i varfer. Se ato 300 te parat i pame çfare dhane.

  13. ...!?!? says:

    Lene tani mos e beni kte 300000 2013-2017 dhe tani 220000 vende pune do na sillni greket ne shqiperi ! A cna na i ha ate mikun ,.… e kuptoni vete !!!!!

  14. Alban Hamzai says:

    Ju lumte per sukseset e arritura ! Kemi ecur shume perpara . Nga veriu ne jug,nga lindja ne perendim vendi jeshilon nga droga ,jemi pra Kanabistan . Cdo vit emigrojne rreth 40.000 shqiptare ,duke zene vendin e dyte ne Evrope ,pas Sirise (Mire ne Siri behet lufte ,po te ne pse? ) . Cgo vit ne Shqiperi mbi 500 vete (v.2016) vetevriten ,nga te cilet rreth gjysma vdesin . Cdo jave ne Shqiperi dhe ne Evrope rreth 20 shqiptare arrestohen per vrasje,droge,trafikim njerezish vjedhje . Ne cdo fanar te Evropes ka prostituta shqiptare ,te trafikuara deri edhe nga njerezit e tyre .Ne Shqiperi kemi deputete me te kaluar kriminale ,ose me dipllome universiteti pa mbaruar te mesmen .Jemi shteti me I varfer I ish Evropes Lindore (se me ate Perendimore nuk behet fjale ) .Keto e te tjera si keto jane sukseset e qeverisjes nga gjatoshi roze ,ne baze te mesuesve te tij te medhenj komunisto-islamike . Dhe sic thote ngjyra roze :Akoma nuk keni pare gje .Ju lutem botoni komentin tim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje