Çuçi me gratë e Këlcyrës: Qarku i Gjirokastrës, pararojë për barazinë gjinore. 54% të deputetëve dhe 50 % e ministrave janë gra

27 Maj 2017, 18:00Politika TEMA
Çuçi me gratë e Këlcyrës: Qarku i

 

Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me gratë e qytetit të Këlcyrës.  Gjatë takimit ai u shpreh se krijimi i kushteve të barabarta dhe vendosja e dinjitetit të gruas është një nga premtimet e mbajtura të Partisë Socialiste.

“Sot, në këtë mjedis mikpritës dua të them një nga revolucionet e mëdha që kemi bërë si PS, që shënon një hap përpara për çdo shoqëri të civilizuar, qoftë edhe në Europë, është vënia e dinjitetit të gruas aty ku i takon në shoqërinë shqiptare. Krijimi i kushteve që gratë dhe vajzat në shoqëri të jenë të barabarta dhe të padiskriminuara. Ky ishte një premtim në 2013 dhe sot është një realitet i prekshëm në çdo aspekt të jetës politike dhe shoqërore në Shqipëri.

Zoti Çuçi listoi disa nga arritjet e qeverisë Rama në këtë aspekt, siç janë ndryshimet në kodin zgjedhor për përfaqësimin e grave ne Parlament si dhe përbërja e qeverisë me më shumë se 50% gra ministre.  Ai veçoi qarkun e Gjirokastrës si pararojë e këtij ndryshimi me 54% gra të përfaqësuara në listat e deputetëve për këtë qark.

Ishim ne socialistët që të parët vendosëm në statutin e partisë, që 50 përqind e çdo forumi të PS të jetë e përfaqësuar nga gra a e vajza, Asambleja , Kongresi e të tjera struktura të rëndësishme.

Ishte kryeministri Rama që bëri të mundur që sot kemi 50 përqnd të kabinetit, gra.

Dhe e fundit, edhe këtu kam qenë vetë një nga shkruesit e rregullit, ne vendosëm për herë të parë që 50 përqind e këshillave bashkiakë të përfaqësohen nga gra e vajza.

I gjithë ky transformim që po pëson shoqëria shqiptare nuk do bëhej e mundur nëse nuk garantonim këtë barazi e nuk do i linim peshën e duhur në vendimarrjen e shtetit grave dhe vajzave.”

Ne besojmë tek barazia gjinore dhe ky besim, është një nga reformimet më progresiste që ka pësuar shtetit shqiptar

Në mbyllje të fjalës së tij zoti Çuçi theksoi se Partia Socialiste ka patur gjithmonë një aleat besnik tek gratë shqiptaredhe i ftoi që gjatë kësaj fushate të angazhohen bashkarisht për një fitore të bindshme në 25 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje