Mashtrimi publik i Bashës se do fuste në listat fituese 35% të kandidatëve nga FRPD (në fakt nuk ka futur as kryetarin e FRPD)

27 Maj 2017, 12:00Politika TEMA

Partia Demokratike ka publikuar mbrëmjen e djeshme pjesërisht listën e kandidatëve për deputetë. Shkaku mesa duket është fakti se Basha ka bërë një listë me klanin e tij që të mos e përzënë nga PD-ja pas humbjes së mundshme të zgjedhjeve në 25 qershor.

Mirëpo, përpos kësaj, ajo që të bën përshtypje është edhe mosfutja në lista të të rinjve të PD-së.

Basha kishte premtuar se 35% e listave fituese do të jenë nga FRPD. Por, kjo në fakt ka rezultuar një mashtrim.

Në listat e publikuara mbrëmë, ku janë emrat e kandidatëve potencialë për të dalë deputëtë (edhe pse në Tiranë PD sipas projeksionevë nuk merr më shumë se 11 deputetë), nuk rezulton asnjë i ri. Madje, nuk është në lista as kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi.

Pra, Basha ka mashtruar të rinjtë e forumit të partisë së tij, të cilët mund t’i këte futur nga fundi i listave thjeshtë për të plotësuar listën emërore, por jo në listat fituese.

Kështu, republika e re e Bashës ka si flamuj deputetë si Flamur Noka, Dashamir Tahiri (i përjashtuar nga PD pasi e kapi ligji i dekriminalizimit për falsifikim parashë ne Itali e të tjera bëma në Shqipëri) e të tjerë pinjollë të tij e Berishës.

Premtimi i Bashës: http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=201288

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje